20 shkurti sipas një profeti të harruar: Burri me kollare të kuqe që mbeti në histori me shprehjen e “malokut që nuk i zbret kalit”

redaktor

 

Nga Xhevdet Shehu

Kur njerëzit dridheshin nga… gëzimi! Duke kujtuar rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991. Çfarë shkruanin kronikat e kohës dhe disa episode me Namik Hotin

“Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i monumentit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij”.

Kjo është pjesë e një kronike të kohës. Më vonë dihet se si kanë rrjedhur ngjarjet.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për Martirët dhe Viktimat e Regjimit Komunist shumë vite më vonë. Ajo ngjarje simbolikisht shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Ja si e përshkruante këtë ngjarje gazetari i njohur i TVSH-së, Timo Luto:

“…Njëkohësisht banorë të shumtë të kryeqytetit dhe nga ndërmarrjet ekonomike po zbrisnin nga Qyteti Studenti në drejtim të sheshit Skënderbej. Një grup i forcave të rendit u përpoq t’i ndalonte pranë godinës së Radiotelevizionit. Prej tyre u lëshuan disa bomba me gaz lotsjellës, por nuk u ushtrua dhunë.

Presioni i madh i njerëzve bëri që forcat e rendit të tërhiqeshin dhe turma vazhdoi rrugën me thirrjet “Liri! Demokraci!” Një grup punonjësish të këtij institucioni kishin dalë në oborr dhe përshëndetën demonstruesit, pa u përzier me ta. Operatorët Stefan Gojo dhe Arjan Negro, me iniciativën e tyre, rrëmbyen kamerat dhe shoqëruan turmën që marshonte drejt sheshit….

Sapo turma e madhe e njerëzve mbërriti në shesh, u harrua mitingu dhe ajo që ndillte më shumë urrejtjen e turmës ishte statuja e Enver Hoxhës. Asaj iu turr turma dhe pa shumë vështirësi e rrëzoi. Ishte ora 14.05 e 20 shkurtit 1991.

Të ekzaltuar nga kjo fitore mbi pushtetin, një makinë me një mal me njerëz sipër lëvizi ngadalë drejt Qytetit Studenti, duke tërhequr pas kokën e monumentit. Entuziazmi i atyre që vinin me trofe dhe i atyre që po i prisnin ishte i jashtëzakonshëm.

Në orën 20.00 mbërriti te studentët ministri i Arsimit, i cili deklaroi se Universiteti i Tiranës ndahej në tre pjesë. Greva u ndërpre menjëherë pas deklaratës së ministrit. Studentët kishin fituar…”

Sapo kishte kaluar ora 14 kur u rrëzua shtatorja përmes një hareje të frikshme të asaj turme egërshane që mori pjesë në këtë akt. Por nuk ishin të paktë ata që e ndiqnin në distancë ngjarjen sa me frikë, aq dhe me indiferencë.

Një nga ata ishte Namik Hoti, i cili më qetësinë e një sovranisti dhe me stilin e tij sokratik u kthente përgjigje të gjithë atyre që ndalonin dhe donin të flisnin për atë që po ngjiste.

-Të gjorët ata, – më thoshte Namiku dhe drejtonte gishtin nga ata që ishin në ekstazë nga rrëzimi i monumentit. “Pandehin se rrëzuan Enverin, sa shumë e kanë gabim”.

Vetëm dy muaj e pak ditë pasi Partia Demokratike u shpall si e para parti opozitare në Shqipëri dhe Sali Berisha si lider i saj, Namik Hoti, që kishte bërë edhe vite burgu gjatë regjimit komunist, krijoi edhe ai një parti. E quajti Partia Ekologjike.

Namiku, burri që nuk e hiqte kurrë kollaren e kuqe, shumë njerëzve që e kanë njohur në atë kohë, mund t’u jetë dukur komik. Ai është personi nga i cili unë kam dëgjuar për herë të parë krahasimin e Saliut me Arturo Ui-në. Më vonë e kam dëgjuar edhe nga shumë të tjerë, por e thënë në ato vite kur pakkush e njihte Saliun që u shfaq më vonë, ishte vërtet mbresëlënëse.

– Dridhen nga gëzimi, si në dramën e Bertolt Brehtit kur turmat përndizeshin sapo shfaqej Arturo Ui”. Por këtë Saliun që i përndez turmat që e brohorasin do ta shikoni kur të marrë pushtetin” – thoshte Namiku.

Në të vërtetë, disa nga parashikimet e tij më të bujshme dolën të vërteta. Unë po ndalem tek një prej tyre që kujtohet nga shumëkush edhe sot e kësaj dite. Duke komentuar ngjitjen e Berishës në krye të shtetit Namik Vehbi Fadile Hoti (siç kishte qejf ta thërrisnin) tha:

“Berisha është malok, kur hyp në kalë nuk zbret kurrë veç po e rrëzove me plumb”! Për ta zbutur paksa, Namiku  shtoi: “Edhe unë jam malok. E njoh psikologjinë e malokut unë!”

Këtë shprehje, burri që rridhte nga një familje tregtare nga Prizreni e tha në 1994 gjatë një interviste të drejtëpërdrejt në TVSH. Ai ishte stacioni i vetëm televiziv në atë kohë dhe intervista bëri shumë bujë. Më vonë dikush e pyeti Namikun: “Po sikur të mos zbresë as me plumb?” – Atëherë vrisni kalin! U përgjigj qetësisht kryeekologjisti…

Nuk kaloi pa pasoja. Një ditë, mësynë në shtëpinë e tij disa djem azganë, e kapën për gryke dhe e rrahën barbarisht. Sikur të mos mjaftonte kjo, hapën një gropë në oborrin e shtëpisë së tij, e zhytën në të dhe e mbuluan deri në fyt me dhè e me baltë dhe e lanë aty. Në ikje i thanë: “Guxo e shaj prapë Sali Berishën!”

Fqinjët e nxorrën Namikun nga gropa.
Lajmi mori dhenë. Pas pak ditësh e takova gjithë hematoma në fytyrë dhe mezi ecte.

-Hë, i thashë, të rrahën?
– Po, më tha, më rrahën. Siç më sheh…
– Besoj se i mban mend fytyrat e atyre që të rrahën? Do t’i denoncosh?
– Jo! më tha qetësisht. Ata ishin djem shumë të mirë se bënë detyrën. Ishin besnikë ndaj prijësit, të devotshëm dhe të pashpirt. Si jeniçerët. Sali Ram Berishën, që e pastë jetën e gjatë, se mos na e marrin mësysh, na e kanë dërguar dhe duket se e ka dërguar vetë Perëndia për të mirën tonë. Është fat i madh që e kemi. Ja, kështu bëhet shteti. Thonë se do bëhet mbret. Unë them të bëhet perandor se i ka të gjitha të dhënat për burrë shteti të madh dhe unikal…”

Kjo ishte pak a shumë ligjërata e Namik Hotit atë ditë. Ironi? Frikë? Merreni si të doni! Ai burrë i çuditshëm kështu fliste.

Një ditë tetori u shfaq para muzeut Historik Kombëtar me një pankartë të madhe ku shkruhej: “Rrofshin 16 tetorat. Rroftë 10-vjetori i fondacionit Enver Halil Hoxha! Enver Hoxha ndodhet në rrezen e 16 të diskut të Sansaves në Nirvana. Ai na vrojton prej andej…”

Sikurse e ilustrojnë dhe këto foto që ai m’i ka dhënë vetë ato vite, në çdo përvjetor të 20 shkurtit, apo ditë si 8 nëntori apo 1 Maji, merrte në dorë një bust të vogël të Enver Hoxhës dhe në mënyrë sfidante shëtiste rrugëve të Tiranës.

Kur njerëzit e shikonin të habitur, herë-herë ai ledhatonte bustin që mbante në duar dhe thoshte: “Do ta kërkoni këtë, do ta kërkoni…”.

 

Share This Article
29 Comments
  • Cdo Komb ka nje Dite Turpi. Kombi Shqiptar ka 20 Shkurtin e 1991 si Dite te Turpit te Kombit .
    Pas 31 vitesh gjithmon e me shume daravitet mjegulla, balta dhe genjeshtrat e hedhura, qe vazhdojne e do te vazhdojne te hedhin ndaj figures se Udheheqsit te Madh te Popullit Shqiptar te gjithe armiqte dhe kundershtaret e Kombit Shqiptar por mbi te gjitha kundershtaret dhe armiqte e Luftes Nacional Clirimtare, te Sistemit dhe Qeverisjes qe Enver Hoxha udhehoqi Popullin Shqiptar per gati 45 vjet me Fitore ndaj Tyre.
    20 Shkurti nuk eshte vetem Dita e Turpit por edhe Dita e Tatepjetes se Ekonomise dhe Kultures se Popullit te Shqiperise.
    Keto dite te Shkurtit u dha lajmi i keq, ai i kalimit te numrit te vdekjeve ndaj numrit te Lindjeve. Pra Populli i Shqiperise, pas 32 vitesh dha shenjen e qarte te mplakjes pas mpakjes qe pesonte dhe vazhdon e vazhdon ne cdo dite te ketyre 32 viteve.
    Ne vend qe Lukunia e Armiqve dhe kundershtareve te Udheheqsit Enver Hoxha te shqetesohen per te gjitha fatkeqesite dhe dukurite negative qe rane pas 20 Shkurtit 1991 mbi shumicen e shqiptareve, te Veprave te Tyre, Ata nuk rreshtin te helmojne dhe te ndotin Shpirtin e paster shqiptar me lloj lloj helmesh si vete shpirti i tyre i zi. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu qendroi ne zemrat dhe mendjet e Kombit Shqiptar per 500 vjet pushtim otoman, pas Pavarsise , Heroi i Yne Kombetar u vendos ne Piedestalin e Merituar .
    Keshtu do te ndodhe edhe me Shqiptarin e Madh Enver Hoxha. Pushtimi Kapitalist i Perendimit do te perendoje nje dite. Enver Hoxha do te rivendoset me madheshtor ne Piedestalin e Merituar, prej Kombit Shqiptar – te cliruar nga prangat e Sistemit te Pabarazise.

  • Te ishte se nga kali vetem ai Saliu nuk zbret,
    do ishim rregulluar me kohe e dale ne selamet,
    por se mos vet nga kali do zbrese ky Rama lanet,
    apo ai Skraparliu Kryemadhi, dora vet shoku Met?

    Nuk do ti zbrese kalit vec Maloku Sali,
    por edhe Rama e Meta, dy shoke te tij,
    Ramiz Alia ne tribuna i ngjiti ne dhjetor 1990,
    duan qe te vazhdojne mbi kale e nja…30 vjet,

  • Ai Enver Hoxha “i gju me gju me popullin” ngriti vertet nje sistem Barazie, ndryshe nga ky Kapitalizmi i sotem – I rrafshoi te tere ne Varferi te barabarte dhe vete jetoi tok me shpuren e tij te dallkaukeve te Birose brenda ne BLLOK te rrethu me Blloqe betoni e ushtare me Kallash qe ndalonin Varfanjaket e barabarte qe ti shikonin vilat.
    Vetem Perandoret kineze njeh historia te kene krijuar Qytetin e Ndaluar per te jetuar per vehte larg syve te njerezve.
    Ky matufi Namik Hoti thoshte per Berishen “maloku qe nuk i zbret kalit” (shembulli tipik i atij “Njeriut te Ri qe gatoi Enveri per 45 vjet), duke mbajtur nen sqetull bustin e Enverit qe donin ta mbanin mbi kale ashtu kufome pas vdekjes!

    • Hajd mer kar se ketu i kemi vilat e Bllokut, i shohim perdite, shteoi te thjeshta jane, nuk krahasohen me salltanetet e politikanve te sotem.
      Dhe nuk i.kishin as private, as Enveri, askush nuk ua trashgoi kalamajve sic do ndodhi me vilat e Saliut dhe shokve te tij shurraq te ish bllokut. Jane bere lokale per rinine sot ose i kane marr Tom Doshat po i bejn pallate
      Keshtu qe mos na caj shume menderen se ai sistem ishte per fukaran, ishin njerez serioz ata dhe te pergjegjshem per fatet e vendit jo si plehrat e sotem

        • Sistemi i mori pronat atyre që i trashëgonin nga rregjime okupatore, fajdexhinjve, tregtarëve dallaverexhinj e kështu me radhë.
          Popullit fukara i dha PUNË, KULTURË E BARAZI E DINJITET.

      • I sheh sot ti “redaktori” nevrik i gazetes ato vilat e Bllokut ne 2022, por ne Tiranen e der 1990 ato vila ruheshin me ushtare me Arme dhe rethuar me Blloqe betoni per ti mbajt larg sarajit tyre shqqiptaret e varferuar nga Triske-Talloni 45 vjecar!
        Mos censuro kete pergjigjen, se sado te te dhembe e verteta duhet pranuar o “redaktor”.
        Shko e pyet ato qe kane jetu ate kohe se ndoshta je i vogel ose ke humb me koshience memorien.

        • o superkari i tallonit, ti je i mendimit qe shtepite e udheheqjes mos ruheshin por t’i linin dyer thapur kur jugosllavia dhe amerika na dergonin diversantet per te pershendetur…..

          • ti superbolja i udheheqjes je i mendimit qe udheheqja mund te shqepet ne gjithe te mirat per vete dhe t’i jape bar popullit te vet?

  • Po pinim njw dite kafe dhe nw tavolinw na erdhi Namik Hoti me atw kollaren e kuqe. Ishte viti 1992, pasi Sali Berisha ishte zgjedhur president.
    Dikush nga ne i tha Namikut: O zoti Namik, ti e takon shpesh presidentin Sali, pash nderin thuaj atij tw japw porosi tw pastrohen kwto plehrat se e kanw mbytur Tiranwn dhe twrw vendin. Namiku vuri buzwn ne gaz dhe na tha: Shikoni, ai president vetwm nw plehra mund tw sundojw…
    Na e mbylli gojwn me kwtw thwnie lapidar.

  • Të lumtë Xh.Shehu Hekalioti TRIM.
    -Rahmet past NAMIK HOTI.Do të mbetet e pa harruarë thënia e tij LAPIDARE.Indrit shpirti Atje ku prëhet.
    -Sb do qëndroi mbi shpinën e Shqipëtarëve deri sa ti doi prapica Atij vetë.Nuk kan lindur akoma Ata Prekuror e gjyqtarë që ta arrestojnë Atë.Këta që janë Saliu i ka TREDHUR që në 1992 me kursin 3,6 mujor.
    -Ndaj,Sb kakarisë si gjeli maje plehut se Namik Hoti nuk është të merret me të.Avniu,Vojua..kan vdekur para tij.Edi Ramës i ka hyrë frika në palcë nga foltoret e shumta të tij me militant të çdo qarku.Dhe po merret me reabilitimin e Zogistëve e ballistëve.Ose nuk e lejojnë Ata që e prunë Salinë në pushtet në 90-tën.Apo si në 96,97,98-tën,21 janarin,Gërdecin,etj.
    -DASH e shpalli NON GRATA sikur popullit i intereson shumë nëse shkon Sb në Amerikë..! Siç po duket edhe Amerika është tmerruarë prej tij.Thonë se Amerika ka punë me Berishizmin e jo me Berishën.Por,populli po humb shpresat edhe te Amerika.
    -Mos arrestimi e sekuestrimi pasurisë së pokitiqënve që nga 1992 të çdo krahu..drejtësia do të jetë katastrofë.
    -Me deklaratën e Ambasadores për OK të GJK ndaj LikeFloririt..shpresat për një drejtësi të RE më të mirë po shuhet.Kjo është arsyeja që inteligjenca e mirfilltë po braktis vëndin.
    -Fakti që Sb ka bërë mbi 101 krime në 30 vite dhe nuk po dënohet ha shumë diskutim.Ato dihen tashmë.Vetëm SPAK-A.Kraja nuk i dinë..!!
    -Gazetarët e DITËS i kanë argumentuarë çdo herë në 30 vite.
    -POR DREJTËSIA PËR popullin KA VDEKUR SI NAMIK HOTI.
    -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.

  • Pse enveri i zbriti kalit??
    Po zogu i zbriti??
    Ky popull kaq e ka takatin me nxjerr kesisoj liderash
    Enverin sot e qan vetem ai qe ishte ne pushtet sepse te tjeret nga mirqenja e kishin mesataren e jetes 58 vjec
    Njelloj si sot qajne berishen ata qe hanin pas tij kane 12 vjet pa nje kocke
    Askush ska punuar per shqiperine por per ushtaret e vet qe te ruante pushtetin njelloj dhe rama

  • Mos o Xhevdet se keta personazhe nuk na pelqejne, ne duam personazhe me kolllare dhe kostume firmato, ktij te ziut i ka zen xhaketa push nga vjetersia

  • Rrespekte per kte burr te meçur dhe patriot , i ndrit shpirti ne parajs te madhit gjigandit Namik Hoti , do mbetet i pa harruar per mençurin krenarin dhe personalitetin qe e karakterizonte , ishte shqiptar i vertet, rrespekte per kte burr te urt te mençur dhe te madh.

  • Mire qe Saliu nuk i zbriti kalit po te tjeret i zbriten ?Zogu, Enveri , Iliri, Rama etj. Namik spiuni do i sherbente padronit te tij. Por kur shikoj rrjedhen e historise se politikes shqiptare dhe shprehjen e Namikut per Saliun me vjen ne mend nje shprehje e Ver Llapes tek tv Tirana .”Gjithe maloke kane ardhe” , kjo i pershtatet politikes sone. Po te ishin te tjeret te “kulluar ” Saliu as ne enderr nuk do shikonte drejtimin e shtetit . Prisni kaloresit e rinj Bashen dhe Lali Dhjerin ata do mendojne per kete popull.Ata vetem e ringjallen Saliun nga shtrati i vdekjes politike.

  • Nqs ti o Xhevdet mendon se themelet e se ardhmes se Shqiperise jane ne idiotizmat e nje vegle te peshtire si ky robi me kollare te kuqe atehere ose nuk je mire nga trute e kokes dhe ben mire te shkosh te vizitohesh gjekundi, ose paske rene aq poshte intelektualisht dhe dukesh teresisht i pashprese dhe s’ka doktor qe te ben derman. Mllefi qe keni me Saliun, nuk ka rendesi me apo pa te drejte, po ju ben te verber e po promovoni loj – lloj plehrash mjaft qe te kene share Saliun. Dhe harroni qe edhe plehrat e luftojne njera tjetren, qofte edhe per qejf. Megjithese duhet thene se ky “profeti – filozof” edhe kur ishte gjalle ishte nga ata qe “ta kishe mik te prishte pune, ta kishe armik te hante mune”.

  • Nqs ti o Xhevdet mendon se themelet e se ardhmes se Shqiperise jane ne idiotizmat e nje vegle te peshtire si ky robi me kollare te kuqe atehere ose nuk je mire nga trute e kokes dhe ben mire te shkosh te vizitohesh gjekundi, ose paske rene aq poshte intelektualisht dhe dukesh teresisht i pashprese dhe s’ka doktor qe te ben derman. Mllefi qe keni me Saliun, nuk ka rendesi me apo pa te drejte, po ju ben te verber e po promovoni loj – lloj plehrash mjaft qe te kene share Saliun. Dhe harroni qe edhe plehrat e luftojne njera tjetren, qofte edhe per qejf. Megjithese duhet thene se ky “profeti – filozof” edhe kur ishte gjalle ishte nga ata qe “ta kishe mik te prishte pune, ta kishe armik te hante mune”.

  • Profetik thenia e te ndjerit bure te mencur e te nderuar Namik Hoti! Maloku dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per brigantin vicidolas qe eshte dhe koka e krimit ne kete vend por dhe Maloku tjeter i kapardisur ne presidence,se dhe ky malok eshte,qe erdhi edhe ky me nje pale pantallona e nje pale breke ne Tirane per studime dhe tani eshte bere sheik,me te vertete nuk i zbresin kalin,vec me i vtra ose ata ose kalin e tyre,sic profetizonte i nderuari Namik Hoti.Te gjithe e pame keto dite se si GJK e perbere nga 6 qyurramane qe bejne shurren perpara Metes dhe llogarive te tij televizive se “1-shit po ti shtosh disa zero…..”per turpin e tyre [perligjin gjithe shkeljet ligjore e kushtetuese te ketij gangsteri politik dhe ai tallet pas ketij vendimi me te gjithe shqiptaret dhe kap t….me dore duke thene “C’ma rru…t t….. mua dhe b….e Munikes!” E kane komentuar shume drejt,paster e qarte kete maskarallek te gjashteses pretoriane te ketij te degjeneruari Romeo Karaj dhe Frrok Cupi.Bravo pera analizen e tyre dhe bravo gjyqtareve Adrian Dvorani e Altin Binaj! Eshte koha kur zgjedhja e gjyqtareve te GJK te mos behet me me pazare midis presidences,parlamentit dhe GJ.Larte,por te perzgjidhen direkt nga populli,duke bere ndryshime kushtetuese.Ne te kundert jemi te humbur dhe keshtu do merren vendimet ne ate gjykate dhe emerimet ne te si emerimi i Xhaferllarit,pas ;liste dhe votat e tyrte do urdherohen nga Meta,Basha,Berisha etj etj!Kete duhet ta kuptoje ambasada amerikane,nese do me te vertete gJK te pavarur!

  • BOLL HENGRI EDI RAMA
    BOLL VODHI LUL M….

    ASNJE VOTE PS E PD

    ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME URGJENT
    ATDHEU NE BUZE TE GREMINES

  • Bllokmenët e “komunizmit” banonin në prona shtetërore dhe si të gjithë të tjerët kishin një rrogë mujore.
    A mund të krahasoni sot, sa kushton një politikan, një deputet, një drejtor, një sekretare kabineti, një ministër?
    Superstruktura kapitaliste shikon vetëm barkun dhe prapanicën e vetë, derisa t’i dalë nga hundët, zorrët dhe nga veshët poshtërsia ndaj fukarait…
    Sot si sali balua janë bërë të gjithë, nuk ke kujt t’i besosh, janë një me krimin.
    Zot, ruaje popullin tënd fukara! Mos e lejo të bjerë në fatkeqësi.
    Zoti është i fukarenjve.
    Zoti i të pasurve është paraja.

    • Fshakaro, bllokmenet ishin pasaniket e komunizmit. Po ke jetuar ne ate kohe nuk ke zor ta kuptosh kete gje, po e ke me te degjuar nga gjyshi qe ishte sigurims ne bllok atehere vazhdo bjeri se i bike bukur.

  • Por ja qe Saliu humbi zgjedhjet me 2013 dhe dha doreheqje nga te gjitha funksionet duke mbetur vetem deputet.

    Ju kujtohet kur Rama nuk donte te fuste PS ne zgjedhjet lokale se kishte disa pretendime…..si shkuan punet?
    Ne fund Berisha u terhoq dhe beri ashtu sic kerkonte Rama.

    Po sot kush po e hipen ne kale?

    Sot e rikthyen ne politike Juri Kim dhe axhenda Soros, por dhe faktore te tjere qe lidhen me qeverisjen.

    Me sa di une, buxheti i shtetit sot eshte me i larte sa e la Berisha ne vitin 2013.
    Kane kaluar mbi 8 vjet dhe pagat ose nuk kane levizur ose jane rritur shume pak.
    Po te kemi parasysh shkallen e inflacionit, pagat realisht jane me te uleta se ne vitin 2013.

  • Cfare profeti ,er aman. ky qe nje kokerr boleje qe tamam per kete pune Ramiz Alia e vuri kryetar partie mender ekologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *