Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të flas për idenë e tij të korrigjimit të kufijve dhe marrjen e Luginës së Preshevës kudo që shkon, shkruan Gazeta Express.
Ai këto ide të tij i përmend si pjesë të marrëveshjes përfundimtare që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe thotë se do ta marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim për këtë.
Ai sot në një takim me biznesmen të ndryshëm kosovarë ka thënë se nuk do të lejojë me asnjë kusht ndarjen e Kosovës, por sipas tij korrigjimi i kufijve dhe arritja e marrëveshjes paqësore me Serbinë e shpëton shtetin nga idetë e rrezikshme, të këqija dhe të pa drejta të Qosiçit, Stamboliçit dhe ‘viçave’ të tjerë.
Thaçi bëri me dije se ai nuk flet për ndarjen e Kosovës e as shkëmbim të territoreve e as Republika Serbe në Kosovë.
“Korrigjimi i kufijve dhe arritja e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi, Kosovën e shpëton nga idetë e rrezikshme, të këqija dhe të pa drejta të Qosiçit, Stamboliçit dhe ‘viçave’ të tjerë për ndarjen e Kosovës dhe themelimin e asociacionit me elemente ekzekutive, që nënkupton Republika Serbe. Prandaj, unë nuk flas, nuk lejoj ndarje të Kosovës as shkëmbim të territoreve e as krijimin e një republike Serbe në territorin e Kosovës. Dikush edhe mund të ketë premtuar asociacion serb me elemente ekzekutive me padronë të krimit të organizuar në veri. Pra përfshirja e luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanocit me territorin e Kosovës, Kosovën e shpëton nga ndarja, nga shkëmbimi dhe krijimi i asociacionit me elemente ekzekutive që nënkupton, Republika Serbe”, tha Thaçi.
Ai ka shtuar se vizita e tij në Liqenin e Ujmanit nuk ka qenë e rastësishme, dhe se Ujmani dhe të gjitha astetet në veri do të mbeten në Kosovë.
“Mos mendoni se në Ujman isha rastësisht, por për me tregua se ai vend ka qenë, ende do të mbetet i Kosovës përjetësisht, edhe qyteti i bashkuar i Mitrovicës, kot flasin, kushdo që flet. Edhe për Trepçën cohën propaganda, dezinformata, lajme të rrejshme pa asnjë argument. Po kush është ai që guxon me menduar për Trepçën. Por e theksoi se edhe me bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovën nuk do të ketë kufi në baza etnike”, tha ai.
Duke ftuar spektrin politik për një unitet lidhur me platformën për dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi ka thënë se përfundimi i dialogut do të jetë edhe në favor të bizneseve nga diaspora dhe rritjen e investimeve të huaja.
v.l/Dita

Me cfare ta marrim presheven, o komandant??!!!!
ka shanc vetem po te futet KFORi ne Presheve