Thaçi: Berisha argat i Millosheviçit. E ka furnizuar me armë kundër Kosovës

DITA Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër me akuza ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi në emisionin “Open”.

Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.

 

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Te gjitha keto dihen, por s’ka burg e as plumb per te. Jane harxhuar gjithe fisheket per te vrare shqiptaret.

  • Nji gje s’kuptoj un .

    Te gjithe i njohim tradhetaret e Shqiptareve .
    berisha basha meta ,

    perse nuk i heqin qafe shqiptareet kto plehra te kombit
    por i lene te lire ,te vazhdojne aktivitetin antishqiptare
    mne Shqiperi ?

  • Po kur akuzon duhet te mbeshtetesh ne paraqitjen e disa fakteve te dokumentuara,po te njejtat gjera thote Berisha per ju,bashkepuntor i Serbise Te dy palet sulmojne njeri tjetrin privatisht,as per interesat e Kosoves as per te Shqiperise,kjo tregon se ju nuk jeni politikane per te miren e vendit por per interesat tuaja personale

  • Jane shume te verteta keto, pore edhe ne Kosove ka nga ata injorante qe e” krahasojen” Sali Berishen me Skenderbeun, Keta faqezes jan edhe kata argatet e serbise bashke me Saliun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *