Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh homologut shqiptar, Sali Berisha, duke vlerësuar zgjedhjet dhe figurën e kryeministrit në largim.
Sipas Thaçit, Berisha do respektohet si një lider historik dhe si një burrë shteti.
“Më lejoni që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju përgëzoj për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, sipas standardeve më të larta demokratike. Në këto zgjedhje Shqipëria me sukses të plotë kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian.
Si kryeministër i shtetit më të ri ndihëm krenar që bashkë me Ju z. Berisha punuam në shumë projekte të integrimeve kombëtare dhe zhvillimore të vendeve tona dhe rajonit. Me punën dhe qëndrimin tuaj Ju do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.
I nderuar Kryeministër Berisha, Ju keni dhënë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike. Ju do të mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës,” thuhet në mesazhin e Thaçit. / TEMA

po po, po embargon qe theu me serbine e harrove?
Sa pafytyresi kanë politikanët shqiptare,brenda dhe jasht kufijve!Thaci,duket ka ngaterruar telegramin,ne vend te uroi fituesit,Uroj ate qe Sovrani e shkelnin me ne fund si felliqesire!E varrosi dhe Thaci,padyshim debil politikan,sipas atyre qe e njohin nga afer,nuk Uroj Sovranin shqiptar,por ngushëllim Berishën,bile e ngre lart sikur të tallet,megjithse debili politik Thaci,nuk njeh alegorinë pasi nuk eshtë shquar ne kete drejtim…Ai harron ku ka kullotur Berisha,ne cilen zyre te UDB,dikur,por harron naften dhene serbeve dhe detin Greqise!Harron Gerdecin,21 janarin qe polli me gjak e dhune monstra!Thaci ka ikur për lesh!…Sovrani i Shqiperise nuk e njeh me vrasesin,Berisha,bile pret shpejt ndeshkimin e tij te rende!…Mbase prokurori i Hages qe po heton dhe Berishen(Thaci eshtë ne tavê)do nxjerr xhevahire per vrasje shqiptaresh edhe nga Berisha,por Thaci di mire perse mbron Berishën dhe nuk uron Sovranin ne Shqiperi!
Besmir Kosova,qyshse Thacit ju vune “koqet ne bige” para dy vjetesh me dosjen e trafiqeve kriminale te tij,,,,,ai flet me gjuhen e interesave te Beogradit,burgos luftetaret e lirise se Kosoves per interesat e Beogradit; dergon me mijera “kosovare” bastarde te mbysin vullnetin e popullit te Tiranes si me 8maj 2011;firmos marreveshje permbajtja e te cilave i mbahet e fshehte edhe deputeteve te “Vetvendosjes” djemte e se ciles nuk menon t’i gjakose;iben karshillekun me te ndyre vullnetit sovran te shqiptareve qe i dhane shqelmin me 23 qershor dr.dhjeramanit,,,,natyrisht per t’i bere qejfin Beogradit dhe spiunit rekrut s.b.,
Besmir,shqiptaret e Shqiperise e gjeten rrugen e tyre qe nuk ka asnje pikepjekje me thacin tuaj .Gjejeni edhe ju rrugen tuaj.
Repektoje ti Thaci, dhe ajo pjese e Kosoves qe mendon kehtu. Ne ne Shqiperi mendojme qe eshte vrases dhe kriminel njerezih fukarenj dhe te pafajshem
Mere atje ne Kosove ta kesh meqenese e dashke kaq shume se ne shyqyr qe e hoqem qafe
Po lërini këto diplomacira false mor politikanë shqipo. Ka ikur koha e këtyre politikave të dala boje që i jepni dorën dështakëve dhe harroni fituesit.
Ne populli shqiptar po marrim frymë lirisht, sikur kemi hequr zgjeben nga kurrizi, ju doni të na e lini pas si “Burrë shteti”. Kush na qenka ky burrë shteti që vrau 26 njerëz në Gërdec, 4 të tjerë më 21 Janar, e sa e sa të tjerë që su gjendën kurrë nëpër skutat e errëta të demon-kracisë shqiptare!
Do ju luteshim të Respektoni Votën e Popullit dhe mos bëni dhe ju kosovarët gabimin fatal të mbështetësve të Berishës, që dalin e na thonë se ndihen “Krenarë” për bëmat kundër popullit!Ku fle kjo llogjikë or politikan? Çfarë krenarie qenka kjo e të djathtëve që dy ditë pas grushtit popullor na dalin e qajnë berishën, na dalin e shajnë popullin “Mosmirënjohës”. Respekti ndaj një individi, qoftë ky dhe udhëheqës z. Thaçi, nuk bëhet as me urdhrin tuaj as me urdhrin e këtyre “krenarëve” të pd-së.
Respekti buron natyrshëm nëse ke bërë gjëra që e meritojnë respektin. Po nëse ke punuar me hile, me gënjeshtra, me mashtrime, duke fshehur shumë të vërteta në emër të pushtetit dhe sundimit, atëhere nuk meriton respekt.
Këto klishe diplomatike, nuk pinë ujë mes popullit. Populli flet vetëm me votë. Por populli ju vë dhe notën të gjithëve ju sipas fjalës dhe veprave që bëni. Dhe ne e thamë fjalën tonë më 23 qershor. Pas kësaj, bla-bla-bla-të tuaja nuk kanë më asnjë vlerë. Është njësoj si të përpiqesh të lash m…me sh…. siç thotë dhe populli. Dhe diçka të fundit, Berisha duhet të dalë dhe ti kërkojë FALJE popullit të tij për gjithçka që i ka shkaktuar. Ky akt do meritonte një bravo të vogël nga ana jonë si qytetarë. Kaq dhe asgjë më shumë. Për bëmat e Berishës ne qytetarët shqiptarë kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi me anën e ligjit!
Hahaha! Kesaj i thone “degjoje si hamulline qeni i rrahur qe kelysh”. Turp, njemije here turp, se drejton nje qeveri te nje shteti qe ky person asnjehere nuk ka punuar per të. Po ashtu si mediokri Ramush Hardinaj dhe ky, Thaçi, tregojne qe as nuk ja kane haberin, ne mos qofshin te qellimta, (per te provokuar popullin e thjeshte qe e rrezoi me vote kete diktator te felliqur) per ate ç’ka nxjerrin nga goja dhe i quajne deklerata. Ti more Thaç, mund ta kesh mik personal ne daç Saliun ne daç Daçiçin, por aty je per te drejtuar qeverine legjitime te popullit te kosoves dhe jo te kepusesh broçkulla te papjekura. Por ti kaq ke dhe kaq bene. Vetem se duhet te mesosh pak ato te shkreta rregulla protokollare. Se qe thua ti mor Hashim aga, nga karrigia qe mban, qofte dhe per diplomaci (per te mbuluar trashesine e antipatise qe ke per ish opoziten e mikut tend) duhet te urosh fitimtarin dhe jo humbesin e zhytur thelle nga vota popullore.
Lexova kete njoftim tek Gazeta Tema dhe atje lash shenimet e mija.Ketu mund te shtoj se me vjen turp qe nga nje figure Kosovare , sic’ eshte THACI behen ” vleresime” qe nuk i pergjigjen realitetit. Keshtu si flet e shkruan TI, edhe tyja do te vije radha si BERISHES>
Z. Kryeminister i Kosoves! Kur flet sovrani te tjeret duhet te heshtin. Mbaje mend mire edhe ti uraganin shqiptar te 23 qershorit 2013. Se shpejti do te shembet edhe kabineti yt nga nje uragan i tille, nese ke kete mendje. Te duam se jemi nje komb, por si mund te dalesh kunder 1.6 milion shqiptareve, per te mbrojtur perbindshin e politikes se tyre! Le te te kujtojme Rambujene. Cfare keshille te dha Berisha dhe cdo te nodhte ne Kosove sikur ta degjonte ate delegacioni i juaj atje, pra, te mos e nenshkruante marreveshjen? Atehere mjere popullsia Kosovare cdo te hiqte nga paramilitaret e Arkanit me kompani dhe nga strukturat ushtarake te Millosheviçit. Roberia do te qendronte ende si re e zeze mbi Kosove dhe kabineti yt do te mblidhej ne burgjet e Serbise. Mos harro se çdo tiran, diten e pare qe vjen ne pushtet, fillon te germoje varrin e vet… Lere Shiperine ne te drejten e vet dhe merru seriozisht me “Vetevendosjen”….
Kam patur shume respekt, besim dhe simpati per Hashim Thacin, si luftetar, diplomat e burre shteti. Por me ket pacavure qe shkruan per Berishen, leshoj lutjen ZOT FALEM per mekatin qe paskam bere! Ky Thaci ose eshte teper hipokrit ose shume e shume injorant, ne mos qofte edhe i perlyer ne ndonje pisllek me Berishen dhe tani i lutet atij qe te mos ja nxjerre te pa larat ne shesh. Koha do e trergoi. E sa per vlersimin qe i ben Berishes, eshte nje lloj si te lash m… me sh….rre, se populli shqiptar ja beri vlersimin edhe nje here e pergjithmone me 23 Qershor 2013.Tani te bej pyetjen ty djaloc i Thacve, me ke je, me popullin apo me Gebelsin shqiptar???? Duhet te pergjigjesh, se fjala e rande nuk bahet nder kuvende, e thote edhe kanuja!
Thacit i paska djegur me shume by.. se sa simpatizantve te PD .Ne asnje vewnd te botes nuk urohet humbsi e mbi te gjitha nje politikan qe i ka shkatuar vendit tagjedira .Qendrimi i Thacit tregon hapur per politika te perbashketa ne dem te kombit shqiptare.Sigurishte ju te dyve nuk ju lidh azgje me kombin shqiptare.Historia e populli shqiptare do tu vere atje ku ju takon .
THACI,
TI MUND TA QUASH BERISHEN CFARE TE DUASH POR KONSIDEROJE EDHE NEJ HERE GJYKIMIN TEND PER KETE FIGURE TE ZEZE, PAS KETYRE PERCAKTIMEVE QE KA BERE ERION BRACE PER TE
Ti Sali Berisha flet për ne e na akuzon për shërbim ndaj Serbisë?!
Po si nuk ke turp! Ti je dhëndër i Serbisë, për këtë shkak të futën në politikë, për këtë shkak të mbajnë ende në politikë!
Ti nuk duhet ta prekësh fare këtë temë!
Ti je ish Presidenti që i shërbeve Serbise! Dhe kujt Serbie, asaj barbares së Millosheviçit!
Ti je ish Presidenti që krijove skemën gjigande të furnizimit me naftë të makinës ushtarake, kriminale të Millosheviçit gjatë luftërave nëpër Ballkan! Ti dhe Bullatoviçi!
Ti je ish Presidenti që ndalove dhe arrestove njerëzit e parë të bërthamave të asaj që më pas u njoh si UÇK, duke nisur nga ky Kryeministri i sotëm, që ka harruar e të quan “burrë kombi”!
Ti je ish Presidenti që zhduke Remzi Hoxhën, një shqiptar të ndershëm e patriot, që po i shërbente me gjithë ç’kishte çështjes shqiptare!
Ti je ish Kryeopozitari që i quajte ushtarët e parë të UÇK dhe vetë atë, si terroriste!
Ti je ish Kryeopozitari që presoje gjithë opinionin shqiptar, delegacionin e Rambujesë, të mos shkruante marrëveshjen që i hapi rrugë NATO-s të ndërhynte në Kosovë!
Ti je Kryeministri që e ke hapur Shqipërinë ndaj Serbisë! Ti ke lëshuar sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit tek Serbia, rrugët, energjinë, drithërat, telefoninë…
Ti je Kryeministri që këshilltarin tënd, atë më kryesorin, Damirin, e zgjodhe nga serbët e Bosnjes, por tamam nga nipat e UDB! Ti i ke dhënë atij leje e licenca për të hyrë në tregun e energjisë, por edhe lejen për pontilin më të madh të naftës e gazit në Porto Romano!
Ti je Kryeministri që e ke futur këtë vend në linjën kriminale që furnizon me armë diktatorët e Libisë, Jemenit etj, përmes kontratave me kompanitë serbe të furnizimit!
Prandaj, duhet të heshtësh!
Fussnote: Ti nuk e fsheh dot Serbinë tënde, të dekonspiron shërbimi ndaj saj!
Z. THACI,
Pervec ketyre ai ka bere edhe shume krime ne Shqiperi dhe ti duhet ta dish qe cdo krim ne Shqiperi trondit edhe Kosoven.
Thaco, merre e mbaje si mysafir ne shtepine tende se neve nuk na duhet me. Edhe ti, je shume i ngjashem me te. Populli i Kosoves duhet te zgjohet ashtu si vellezerit e tyre ne Shqiperi.
Normal se nuk ke ndonje ndryshim nga ai. Ju bashkon poshtersia dhe tendenca per zhdukjen e kundershtareve tuaj politik. Te dy keni vrare dhe ti do vazhdosh akoma se je akoma ne pushtet
Z. Hashim do te kesh edhe ti fundin e Sali Kriminelit, gjurmet e tij po ndjek, je bere si nje kaposh qe kendon maje plehut. Nuk je me pak diktator dhe grabites me popullin dhe me pronat e Kosoves, Saliu e terhoqi kemben zvare, qe te kesh kete shans Z. Thaci edhe ti. Sa memorie te shkurter ke, e harrove burgosjen dhe debimin qe te bere Miku yt Sali, nga Shqiperia. Te njejtin fat paten shume luftetare te UCK qe miku yt Sali e etiketonte UCK, bande kriminelsh. Ju beri thirrje mos shkoni dhe mos firmosni ne Rambuje, pa permendur ketu furnizimin me karburant te makines ushtarake serbe dhe denoncimin tek Arkandi te lutetareve te UICK. Do te benje mire qe urimet t’i merrte Populli Shqiptar qe fleku tej nje diktator, vrasesin e v.1997, grushti i shtetit 1998, vrasjet ne Gerdec e bulevard, vrasje politike si Azem Hajdarin kosta Trebicken, Remzi Hoxha e plot te tjere dhe hajdutin e kombit. Do te ishte ne nderin tend te uronje fituesin Z. Edi se me kete do te punosh sot e tutje, te uroje z. Edi qe bashke me popullin, rilinden Demokracine dhe Shqiperine. Je buke shkeles qeveria e PS te strehoji Ty dhe shoket e tu duke te furnizuar edhe me armetim. Je i mirepritur te vizitosh Sali Kriminelin ne burg ku mund te luash edhe ndonje dore tavell. Ne vemendje dergoni perseri ” Turista ” nga Kosova, per te votuar kriminel te tipit Sali, por do te mendohen mire se do te pergjigjen si tradhetar dhe mos me keq.