Në pjesën për Kosovën, Komisioni Europian përmend vetëm vijimin e punës për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe rëndësinë e dialogut me Serbinë, por nuk jep asnjë afat për liberalizimin e vizave.
E duket se mungesa e një date konkrete për këtë i ka sosur durimin edhe vetë Presidentit Hashim Thaçi.
“E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Sipas Thaçit, Kosova ka vullnetin politik për të përshkallëzuar hapat drejt integrimit në BE, por kërkon nga Brukseli një trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit.
“Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin”, thotë Presidenti.
o.j/dita

BE eshte pro-sllave, Shqiperise nuk i thote dot jo se i ka dhene celsat ne dore dhe po ben reformen ne drejtesi qe dhe vende te BE nuk e kane bere akoma… mos u merzitni, do bashkohemi dhe do e ruajme vendin tuaj prane nesh dhe futemi bashke ne BE… tek bashkimi po shkon puna.
Thaci kujton se BE eshte rumpalle si Kosova.Nga njera ane dote hyje ne BE,nga ana tjeter mer urdhera nga Sulltan salep erdogani.Thaci te kerkoje te falur per kete loje te shemtuar ne dem te Kosoves.
Kujte i ben presjon ky malko e bire maloku dhe pjelle e jashteqitjes shqiptare,qe bashkejeton me boten e krimit e korrupsionit,BE?Koha e thacivicerve mbaroje,prisni o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere e pushtetare ju ngysi nata,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert nga luksi dhe pushteti ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe populli,ligji,BE dhe USA t’u meshirojne o mije kenetash.
Nga dashuria per Shqipetaret, prandaj