Mediat serbe kanë nxjerrë edhe një ‘margaritar’ të radhës lidhur me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe takimet që po i zhvillon ai në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke vështruar përkthyesen e Daçiçit, Tijana Vasilijeviç Damjanoviç.
Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiqiç” – ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa fotografi nga takimi në zyrën e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur ‘nuk e mbështesin shumë këtë tregim’.
Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës “e kishte shikuar përkthyesen e Daçiqit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”.
“Ndërsa kryeministri serb gjatë gjithë kohës kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiçit, dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan kjo gazetë./Zëri/
budallaaaaaaaaaaa