Thaçi dekoron Fehmi Shaqirin me titullin “Mjeshtër i Merituar”

Leda Hysa

 

Me titullin “Mjeshtër i Merituar” është dekoruar Fehmi Shaqiri, duke u vlerësuar për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar për këtë gjë, ku është shprehur se Shaqiri i ka dhënë shumë kulturës sonë. “Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar Thaçi.

l.h/ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *