Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Thaçi dhe Haradinaj, gati për bashkëqeverisje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Thaçi dhe Haradinaj, gati për bashkëqeverisje
Lajm i fundit cicerr

Thaçi dhe Haradinaj, gati për bashkëqeverisje

anazapta
Published December 1, 2012
Share
SHARE

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pritet të finalizojnë brenda disa ditësh hyrjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qeveri. Sipas gazetës  kosovare “Express”, e cila i referohet një burimi pranë qeverisë, detajet e marrëveshjes do të finalizohen gjatë takimeve kokë më kokë të dy liderëve.

Të premten Haradinaj u shfaq i hapur për bashkëpunim, ndërsa për nder të tij, Thaçi vazhdoi organizimin e pritjeve institucionale. Ramush Haradinaj nuk e ka mohuar se AAK-ja do të hyjë në bashkëqeverisje me PDK-në. Për koalicionin me Partinë Demokratike, Haradinaj ka thënë se ende nuk ka ndonjë zhvillim dhe ka premtuar se në momentin që të arrihet diçka do t’i informojë qytetarët e Kosovës.

“Ju thashë se një gjë të kemi të qartë, ne kemi marrë përgjegjësi për të ndihmuar proceset nacionale, procesin e dialogut. Në tema të tjera nuk ka ndonjë zhvillim, kurdo që të ketë do të kemi kënaqësinë dhe nderin t’i informojmë qytetarët e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Zyrtarë të lartë të dy partive kanë konfirmuar se marrëveshja në parim tashmë ekziston, por detajet do të sqarohen brenda disa ditësh. “Këtyre ditëve pritet që Thaçi dhe Haradinaj të takohen dhe ta sqarojnë plotësisht këtë çështje”, ka thënë një zyrtar i afërt me bisedimet që po zhvillojnë dy partitë.

 

anazapta December 1, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?