“Garë” e madhe është duke u zhvilluar për “lajka” në Facebook edhe nga politikanët në Kosovë. Hashim Thaçi prin me mbi 173.562 like në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke lënë prapa me vetëm 6.000 like Behgjet Pacollin, i cili ka mbi 166.430 like. Ndërkaq, Isa Mustafa, në faqen e tij zyrtare ka mbi 74.867 “llajka”, kurse presidentja Atifete Jahjaga është e katërta me mbi 65.622 like.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbi 23.599 like. Fatmir Limaj i Nismës ka arritur mbi 10.205 like, ndërsa kolegu i tij i partisë, Jakup Krasniqi, njëherit kryetar i Parlamentit të Kosovës me mbi 21.630 like. Ndërsa lideri i Levizjës Vetëvendosje, sa i përket pëlqimeve ne facebook radhitet i fundit nga lideret tjerë poltik të Kosovës, me vetëm 3886 like, transmeton gazeta Lajm.
Ndërkaq, në Shqipëri sa i përket “lajkave” në Facebook, puna qëndron ndryshe, sepse atje politikanët kanë marrë shumë më tepër sesa në Kosovë. Kështu, Sali Berisha prin me mbi 944.000 like, ndërsa Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë ka mbi 623.000 like.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arritur t’i ketë mbi 28.000 like, në një faqe e cila nuk dihet gjithashtu nëse është zyrtare apo jo. Mirëpo, çështja është se kush po i mirëmban këto faqe e kush po i paguan. Në foto shihen “llajkat” që janë bërë më 22 prill 2014, dhe këto shifra pritet të rriten dita-ditës. Sigurisht duhet të përmendet se për një ditë për promocion në faqe (jo në profil) kushton 25 dollarë, pagesë që duhet t’i bëhet Facebook-ut.



Gabim jeni? Behgjet Pacolli ka mbi 182 000 like??