Thaçi dhe Vuçiç, takim të dielën në Bruksel

Leda Hysa

Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç, do të takohen të dielën në Bruksel.

Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku ka konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuçiç.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të jetë ndërmjetësuesja e takimit mes Thaçit dhe Vuçiçit, më 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *