Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dialogu me Serbinë është mundësia e vetme për arritjen e një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.
Duke folur në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, Thaçi u shpreh kundër veprimeve të njëanshme apo kushteve për dialogun, duke përsëritur këtu qëndrimin e tij kundër tarifës ndaj mallrave serbe që mbahet në fuqia nga qeveria e Ramush Haradinajt.
Gjatë ligjëratës së tij në këtë institut, Thaçi ka folur për situatën politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe synimet euro-atlantike të Kosovës.
Sipas një deklarate të Presidencës, zoti Thaçi, nënvizoi se nuk është lehtë kur armiqtë e dikurshëm flasin me njëri tjetrin, por shtoi se dialogu dhe paqja janë zgjidhja e vetme.
Sipas tij, një marrëveshje paqeje, ligjërisht e detyrueshme, është në interes, jo vetëm të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të lëvizur përpara në këtë drejtim, ai bërë thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me rifillimin e dialogut.
b.b/dita

Ky Thaci eshte duke u bere cdo dite me i cmendur dhe nuk di cka flet.Po cfare bisedimesh do ti me serbine?Po te varet dicka nga bisedimet e serbise ti bashke me shqiptaret do gjindesh ne djalle. serbia fale politikes tende eshte duke u bere gjithnje e me shume viktime ne rrafshin nderkombetare ,nuk pranon krimet e bera,nuk kerkon falje,punon haptas per sabotimin e njohjeve ,nuk pranon pavaresin ne cdo vend ku i ipet shanci e pengon delegacionin e Kosoves,nuk denon ushtruesit e krimeve serbe ne Kosove,UCK e cuan teroriste,Kosoven e mbane ne kushtetute…Shtypi serbe ne teresi,pastaj ai kosovar si Bota Sot, Expres krimet ne Kosove ua mveshin UCK dhe shqiptareve.Shqiptari me lehte fiton ne fushebeteje por i humb ne tavolin te gjitha.