Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi, në ligjëratën në “Institutin e Hagës për Drejtësi Globale”, do të propozojë katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
Si president i zgjedhur, sot në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale do të propozoj katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar një kornizë permanente për paqen, e cila bazohet në vlerat e Bashkimit Europian.
Ligjërata në “Institutin e Hagës për Drejtësi Globale” do të jetë më temën: “Kosova: të punosh për të ardhmen”.
