Thaçi do të takojë Trumpin në Nju Jork

DITA Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork.

“Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Presidentit të Kosovës.

I njëjti bën të ditur se presidenti Thaçi, gjatë vizitës pesëditëshe në Nju Jork, do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqës të shteteve dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Ne delegacionin e Kosovës është edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Share This Article
2 Comments
  • NJE LAJM I MIRE PER KOSOVEN, PO EDI RAMA KUR DO TE VIZITOJE TRUMPIN DHE SHBA?

    sepse:

    Po te gjykojme si e mallkoi Presidentin amerikan para do kohe nga CNN me porosi nga spiuni i Hitlerit George Soros,

    NUK KA GJASA QE EDI RAMA TE JETE I FTUAR ZYRTARISHT NGA PRESIDENTI TRUMP PER FATIN E KEQ TE SHQYPNISE DHE SHQYPTAREVE.

  • “Thaçi do të takojë Trumpin në Nju Jork”
    dhe pastaj do të jesh i virgjër??
    apo çfar??
    takove trampin dhe çfarë??
    do të ketë më shumë punë në kosovë??do të ketë më shumë investime??do të ketë më pak korrupsion??do të ketë më shumë mënd në politikë??
    sma merr mëndja!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *