Tanjug: Kosova dhe Unesco, replika mes Daçiç dhe dy ministrave shqiptarë në Berlin

Saimir Lleshi

Takimi i ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore në Berlin është zhvilluar me debate midis kryediplomatëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se Thaçi ka debatuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në lidhje me vendimin për mos pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Hashim Thaçi, së bashku me Ditmir Bushatin sulmuan Serbinë për shkak siç pretendonin ata se vendi ynë ka udhëhequr fushatë ‘agresive’ kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Daçiç.

E më pas ka reaguar edhe ministri Daçiç “Ju donit të anëtarësoheni në UNESCO-s, por jo,nuk mund të bëni atë me forcë”, ka thënë ai.

Diplomati serb tha se ka reaguar pasi që beson se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, sepse pezullimi i tij nuk është një opsion.

Në fokus të Konferencës ishin paketa e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, metodologjia e re e Komisionit Evropian në këtë drejtim, kriza e refugjatëve dhe migracioni, lufta kundër terrorizmit si dhe politikat e integrimit në strukturat Euro-Atlantike. /Dita/

Share This Article
6 Comments
  • e ku qeka ky “debat”(i tmerrshëm)për tu bërë lajm kaq i fortë??
    eh shkruaj të shkruajmë që të quajnë gazetar!!

  • Serbia po tregon qartazi qe do te mashtroj boten duke ndryshuar historine. Gjithe krimet qe i ka bere po i shperndan gjithe andej duke shfajsuar veten nga cdo gje. Ishte per tu vene re qe ne fushaten e UNESCO Serbia perdori gjithe propaganden sikur Serbia ne fakt ishte pale viktime ne Kosove. Propagande e shpifura per ato pak kisha te prishura pas luftes, nderkohe qe ne Kosove Serbet shkaterruan 1200 monumente autoktone, perfshi xhami, kulla, shtepi te vjetra, carshi etj, ishte pikerisht sinjal se cfare linje ka marr shteti serbi. Serbia per shkak se nuk u vu kurre me shpatulla pas murit perkundrazi po trajtohet si pale superiore ndaj viktimave qe shkaktoj ne Ballkan, po nderron pllaken duke ndryshuar historine, qe te kete mundesi te pastroj cdo krime ndaj vetes. Sot po flitet per Serbine si viktime e jo sikur institucione shteterore serbe moren pjese aktive ne shfarosjen, pastrimin etnik, dhe genocidin e disa etnive ne Ballkan. Kjo eshte nje fatkeqesi!

  • Personalisht, po te qesh ne vend te Thaçit, ne prag te votimit do ti nisja nje Leter te hapur Qeverrise serbe, te urte e te mençur me titull: Pse duhet qe serbet e mire te votojne pro pranimit te Kosoves ne UNESCO? Jane 1000 argumentat ne dobi edhe te Serbise qe Kosova te jete pjestare e vlerave te medha humane e kulturore te UNESCO. Ndersa vota kunder nuk vlen veçse per te vonuar nje proces te pandalshem.
    U humb nje okasion i rralle per te afirmuar vlerat e Kosoves se Re europiane.

  • Cfare pritnin keta dy aguridhet nga IVICA? Edhe emrin e ka femer ! Megjithate ne politike na e kane futur gjithmone dhe do na e fusin gjithmone.! Aleati i tyre strategjik (Rusia) i mbeshtet ne cdo gje dhe ne cdo kohe! Cili eshte aleati i ketyre dy aguridheve? Per cfare sherbejne bisedimet dhe marreveshjet me kriminele te tipit Ivica apo Nikolic (qe njihet si varrmihes) ? Perderi sa nuk kerkojne falje Kosoves dhe Shqiperise per shkaterrimet qe i kane sjelle eshte me mire mos te kontaktohet ! Ne mjaftohemi me deklarata bombastike qe ne 1991 sherbimi sekkret kishte stacionuar 20 milion dollare per destabilizimin e Shqiperise !!! Ku vepronin agjentet e tyre ? Pse nuk u kapen dhe nuk u demaskuan ? Pse agjenti i tyre kryesor vazhdon te kakarise ne parlament ! Djali i tij ja ka kaluar edhe djalit te Miloshevicit per nga gjemat dhe mosperfilljen e shtetit te brishte shqiptar! Ngrihu Enver nga Varri !

  • Kur keni ujkun mos kerkoni gjurmet.
    Te dy perfaqesuesit ( qe nuk perfaqesojne grate dhe kalaviçat e tyre por POPULLIN shqiptar) nuk kane perse firmosin mareveshje qe falja e shen Naumit nga Zogu nuk eshte asgje perpara mareveshjes se piste te krijimit te zajednicave. Mjere kush nuk e kupton.
    Po te pyesesh handikapatet e ish shkolles L Gurakuqi a ti bejme apo joo zajednicat do te pergjigjeshi qe: meqenese serbi i kerkon me aq ngulm ateher jane nje gje e keqe per shqiptaret. KAQ E THJESHTE.
    Do pyes dikush po perse marrin guximin dhe mundimin qe i kerkojne?.
    Se pari e dine qe shqiptaret shiten per dy lek dhe se dyti “perendimoret andej dhe kendej Antlantikut” qe ne fakt jane segmente birbo te inkriminuar te shteteve prej nga vijne dhe jo perfaqesues me integritet, jane ne pazare lobimi dhe perfitojne nga interesa me te medha globale. Duke ditur qe shtet e tjera nuk te falin as nje gur te vrasesh koken ata i bien ne qafe shqiperise sepse ketu gjithçka eshte e lire, falas, pa vlere ashtu si eshte diniteti liria per te jetuar si gjithe popujt e tjere te botes, sspse te Europes, nuk te lene birbot e saj qe te jetosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *