Në gjurmët e analizës së kolonelit Goxhaj

redaktor

 

Në mëngjesin e 14 gushtit, bie zilja e telefonit. Një miku im i vjetër nga Vlora, që nga koha kur ishim nxënës në gjinmnazin “Ali Demi” të atij qyteti (1955-1959), më merr në telefon dhe, pas përshëndetjeve të rastit, më pyeti nëse e kisha ndjekur pasqyrën e shtypit.

-Jo, – i thashë, – se isha duke bërë ecjen e mëngjesit në Parkun e Madh.

Atëherë ai më njoftoi se në gazetën “Dita” ishte botuar një analizë mjaft interesante e kolonelit Dilaver Goxhaj, me titull: “Këmbët e gjarprit të Veton Surroit”. Duke qenë i bindur në dashurinë time për Kosovën, të cilën babai im i nderuar, Hasan Ymeri, veteran i Luftës së Vlorës, ma ka futur në gjak që në moshën e pararinisë (adoleshencës), miku nga Vlora më thotë:

“Lexoje atë analizë dhe jam i bindur që do të më japësh të drejtë që të telefonova”. E falënderova me shumë kënaqësi mikun tim dhe s’e bëra të gjatë: Shkova te qoshka e gazetave dhe bleva “Ditën”. E lexova me shumë kërshëri. Aq më tepër që analizat e kolonelit të nderuar Dilaver Goxhaj i kam ndjekur edhe herë të tjera në shtyp. Mbresa shumë të fuqishme ruaj në kujtesën time nga libri i tij analitik me titull “UÇK-ja dhe Kadareja”, i botuar në Prishtinë në vitin 2004.

Në analizën e vet, koloneli Dilaver Goxhaj kishte plazmuar në një mënyrë të shkëlqyer karakterin e Veton Surroit, i cili, në librin e vet me titull “Këmbët e gjarprit”, shfaqet para popullit shqiptar të Kosovës dhe para mbarë kombit shqiptar, ashtu siç është në të vërtetë, në rolin e një “ambasadori” fuqiplotë të Serbisë në Kosovë. Në librin e vet, Veton Surroi sulmon egërsisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e quan “as ushtri, as çlirimtare, as kosovare”. Domosdo, si “përfaqësues” i Serbisë në Kosovë, Veton Surroi i përmbahet besnikërisht vijës ruso-serbe, sipas së cilës Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një “bandë kriminelësh”, radhët e së cilës “qenkeshin mbushur” me “muxhahidinë”.

Në periudhën korrik-dhjetor 1999, kam qenë disa herë me shërbim në Kosovë, dhe që prej Kaçanikut e deri në Pejë, që prej Prizrenit e deri në Podujevë, tokën shqiptare të Kosovës e pashë të qëndisur me varreza dëshmorësh, të stolisura me kurora plot lulëkuqe. Në to preheshin kufomat e djelmoshave shqiptarë, të cilët, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifikuan jetën në betejat e përgjakshme me ushtrinë kriminale të Millosheviçit, me bandat fashiste të Arkanit dhe të Sheshelit. Për ekzistencën dhe luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë i besoj kolonelit sypatrembur Dilaver Goxhaj, i besoj komandantit trim Adem Shehu, të cilët, para disa muajsh, tek po i ndiqja në një emision televiziv, ku po rrëfenin për ato vite lufte, përloteshin për trimat e rënë në beteja. Po për të njëjtën arsye, unë u besoj deklaratave të Presidentit Klinton, të Komandantit të NATO-s Uesli Klark, të Ministrit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kohen. Prandaj shpifjet e ulëta të argatit të kultivuar të Beogradit, me emrin Veton Surroi, në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund t’i marr për të vërteta.

 

Por mua nuk më bëjnë fort përshtypje deklaratat armiqësore të shqytarit të Beogradit në Kosovë, Veton Surroit, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mua më bën përshtypje ftohja deri në armiqësi e tij me Hashim Thaçin, udhëheqësin politik koburendryshkur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si shpjegohet ky acarim i marrëdhënieve mes tyre? Aq më tepër kur dihet që Veton Surroi është një lake i kultivuar me kujdes në “serrën” e shovinizmit serbomadh që në vogëli, siç e ka sqaruar bukur mirë koloneli Dilaver Goxhaj, kurse Hashim Thaçi, sipas atdhetarit të mirënjohur të diasporës shqiptare në Gjermani, zotërisë Xhafer Leci, është rekrutuar nga një oficer francez për llogari të Beogradit dhe sot njihet si një puthador shembullor i Serbisë në Kosovë. Për Hashim Thaçin, zotëria Xhafer Leci shkruan:

“Ka dëshmi të mjaftueshme për drejtësinë, e cila duhet sa më parë të hapë dosjet për veprimtari antikombëtare që ka bërë Hashim Thaçi në dëm të popullit të Republikës së Kosovës” (Citohet sipas: Xhafer Leci. Thaçi të hetohet për veprimtari antikombëtare”. Marrë nga faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 23 qershor 2014). Pra, si shpjegohet që dy këlyshë të të njëjtit aga, na qenkan acaruar me njëri-tjetrin? Ky acarim mes këtyre dy çirakëve të Beogradit, të kujton qejfmbetjen e dy femrave qejflesha që gjejnë kënaqësi tek i njëjti jaran, por që orë e çast i bren xhelozia për njëra-tjetrën se cilën prej tyre ai do ta ftojë më shpesh në shtrat.

Prandaj populli shqiptar i Kosovës dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare, le të mos i marrin seriozisht sherret e Surroit me Thaçin se, në thelb, ata nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit. Ata ushqejnë ndaj njëri-tjetrit vetëm xhelozi mercenarësh dhe po mundohen se kush e kush më parë të demonstrojë më bukur shkallën e përsosmërisë së artit të servilizmit para ustait të Beogradit, servilizëm ky që, domosdo, lidhet drejtpërsëdrejti edhe me masën e”ylefesë” që u takon.

Prandaj, kur mbarova së lexuari analizën e kolonelit Dilaver Goxhaj, thashë me vete: “Kush thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën? Ajo e ka njohur Kosovën qëkur, se në Prishtinë atë e përfaqëson me kohë e me vakt “ambasadori” i saj Veton Surroi”.

Share This Article
9 Comments
  • Profesor. Sikur ta kisha lexuar shkrimin tënd përpara se ta botoje, do të të lutesha të më lejoje të firmosja edhe unë poshtë tij. Surroi me atë libër ia çori maskën fytyrës së vet prej antishqiptari, kurse kolonel Dilaveri, me analizën e vet prej atdhetari të mirëfilltë, ia baltosi atë në mënyrën më të merituar të mundshme. Edhe ty t`u lumtë pena si Dilos.

  • Me vjen keq qe nje kritik letrar si prof. E. Ymeri flet me kaq siguri se Hashim Thaci eshte ne sherbim te Beogradit.
    Kosova na dhemb shume se eshte gjymtyra e sakatuar e atdhut, por dhimbja per ngecjet e saj per te perparuar shpejt pas asaj lufte heroike nuk duhet te na shtyjne te tregojme me gisht fajtore pa faj.

    • Dhori mor mik, sa fakte do ti qe te kuptosh se korrupsioni i larte qe ka pushtuar gjithe hallkat e qeverimit te Hashim Thacit, dhe ai qe na la pas Sali Berisha i ka fijet ne Beograd.
      Nuk do shume mend ta kuptosh se nje njerez te tille nuk kane asnje fije patriotizmi ne venat e tyre, pervec gjak tradhetari.

      E vemja gje qe me vjen keq, eshte te lexoj se Veton Surroi, dikur nje i ri qe dukej se do te shkelqente ne politiken shqipetare te Kosoves, arrin deri ne kete nivel. Nuk e kam mundesine ta lexoj librin qe ka shkruar per UCK, por po i besoj zotit Ymeri, dhe ne se kjo eshte e vertete ndjej zhgenjim te thelle qe nje djale kosove si Surroi te dale kundra UCK-se. Por gjithesesi, per te dhene nje mendim perfundimtar duhet lexuar libri i Surroit, sepse shpesh si ketu tek ne ashtu edhe ne Kosve, jepen interpretime nga kendveshtrime dhe botekuptime personale.
      Sinqerisht do te desheroja te mos e besoja qe Surroi dhe Thaci kane dale nga nje dere, ajo serbe!

  • Nuk I njoh problemet,por ti vesh me mendjelehtesi vulen e tradhtarit kryeministrit ne detyre te Kosoves dhe personit qe pati fatin te deklaroj pavaresin e saj me duket se eshte kaluar ylberi.

  • Nuk e kam lexuar librin e Veton Surroit. Nuk dua kurrsesi te besoj te kete rene ne ket batak Vetoni, qe ka kapacitete kualitative intelektuale dhe deshmi per vlera te verteta patriotike. Ndersa per Hashim Thacin, kjo duhet te jete nje propagande e ndertuar shemterisht, me qellim qe te denigrohet figura e tij per qeverisjen ne pritje te Vendimit te Kushtetueses ne Kosove. Thaci pavaresisht disa mangesive qe ka patur ne qeverisjen e tij te gjate, mbetet politikani dhe burre shteti me i shquar i Kosoves se Re. Nje keshille per analistin Ymeri, Kujdes, mos e hidhni foshnjen bashke me pelenat! Kjo i sherben vetem Serbise! Duhet te kuptojme me ne fund se edhe ne shqiptarve na duhet te bejme polititke te holle dhe jo ti japim terren lojes se armiqeve tone te perbetuar.

  • Turp te krahasosh Hashim Thacin me Veton Surroin, duke u nise nga nje shkrim i nje njeriu qe per te gjithe lideret e UCK ka thene se jane spiune te serbise, dhe se vete uck eshte vegel e serbise. Ky njeri, prej te cilit ti profesor merr krahasimet, edhe per gjithe qeverite e majta ka shkrue se jane agfjente te serbise, edhe per edi ramen tash, edhe per Majkon, ti e citon se kenka nje patriot i madh. patriot leshi, tash 35 vite jeton ne perendim, ne Zvicer a ne Gjermani, gjysem shkolle, dhe ti profesor prej tij po merr edhe mend. Veton Surroi, i biri i rexhes, eshte ai qe eshte,mos e krahaso me nje lider lufte, edhe pse pas lufte puna eshte prish krejt.Turp se je edhe profesor, je edhe vlonjat qe e ke zanat luften,dhe hedh balte mbi nje lufte qe ka dhene mbi 3800 deshmore.

  • Ka kohe qe eshte provuar qe PDK eshte nje parti e financuar nga BIA serbe me nje agjente te saje te cilin e sollen ne hqiperi per ekspertize nga agjentet eserbe te Sali Berishes te formonin kosheren e grerezave, qe me ta vendosur ne mes te kosheres mbretereshen e tyre Hashimoviq Thaqiqin do mblidhnin te gjithe grerezat e tjera e do eleminonin nje nga nje me kujdes te gjithe patriotet e vertete te ketije kombi e te ngelnin ne fund vetem kelyshat serbo-maloket te tyre qe sot quhen PDK e KOSOVOS serbe mu ne koke te kombit. Ka ardhur koha te shperblehen tradhetaret e kombit pa meshire.

  • Pasi e kemi ndritur Shqipërinë , po merremi me Kosovën! Edhe Enveri ynë kështu bënte , e gjithë Bota duhej të mendonte si Enveri. Përndryshe fillonin etiketimet : agjent, poliagjent , spiun i rekrutuar nga ky e nga ai , reaksionar……… Mjerë ai që futej në gojën e tij!
    Enveri , as ka vdekur , as do vdesë , sepse Enveri ishte shqipëtar dhe ne jemi soji i tij , shqipëtarë!
    Për të qenë shqipëtarë të vërtetë , na duhet të marrim lahutën dhe tu këndojmë trimërive tona mitike sipas teksteve që shkruajnë heronjtë e dehur nga trimëritë e tyre(?!) . Për ndryshe ?
    Mjerë ata që mendojnë ndryshe!!!

  • Hallall, Profesor. Historia po perseritet, ne te shutat e rasteve ata qe fitojne luften dhe marrin pushtetin degjenerojne dhe kthehen ne diktatore, ku disa prej tyre kane hobi pasurine, ndersa disa behen dktatore por nuk rendin pas pasurise. Vetoni ne kete pike ka te drejte per Hashimin. Por qe te mohonte UCK-ne Vetoni as qe i shoonte mendimi kujt. Une e kam lexuar librin e tij dhe gjithcka qe shkruan koloneli Goxhaj eshte me se e vertete dhe mire ia ben Vetonit. C’iu desh Vetonit te kruhej me UCK-ne?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *