Thaçi e Vuçiç kundër Merkelit: Në Shtator diskutime për korrigjim kufijsh

Ornela

Pavarësisht deklaratës së Angela Merkel se kufijtë në Ballkanin Perëndimor nuk ndryshohen, Presidentët Thaçi e Vuçiç janë të bindur për ta çuar deri në fund çështjen e rishikimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Presidenti kosovar Hashim Thaçi është i bindur se marrëveshja që ai shpreson të jetë finalizuar deri Shkurtin e vitit të ardhshëm, do ta marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Nëse palët bien dakord në procesin e dialogut dhe arrijnë një marrëveshje, BE dhe SHBA do të mbështesin çdo marrëveshje për korrigjimin e kufijve. Ne po ndjekim një proces paqësor dhe kjo do të shmangë problemet e krizat dhe do të hapë perspektivën europiane për të dy vendet”.

Thaçi shprehet se propozimin për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën do t’ia parashtrojë homologut serb në raundin e radhës të bisedimeve në Shtator në Bruksel.

I pakënaqur me deklaratat e Kancelares gjermane Angela Merkel, u shfaq Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Për Merkelin dhe gjithë botën perëndimore, me disa përjashtime, Kosovën e konsiderojnë si një territor gjithëpërfshirës, sovran dhe të pandashëm dhe se ky territor u takon shqiptarëve”.

Megjithatë Vuçiç konfirmoi pjesëmarrjen në raundin e radhës të dialogut me Thaçin në Bruksel në Shtator, ku rishikimi i kufijve me shumë gjasa do të jetë temë diskutimi mes tyre.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Nuk e di se ku e kane gjetur kete guxim Thaci dhe Vuchic
    qe te perballen me gjithe boten, me ate bote ku Kosova
    fitoi pavaresine dhe tash t’i “kthes kurrizin” asaj bote ne
    menyren me mosmirenjohese duhet t’i kesh bere hesapet
    e pasojave deri ne fund,aq me teper kur Kosova mbahet
    me ndihmat e BE-se dhe Euron e saj. Mbase ka marre si-
    gurimet e SHBA-s dhe Presidentit Trump per t’i bere nje
    sfide te eger aleates “number one” te Amerikes. Pyetja
    behet per te dy keto vende : Kosove- Serbi , Quo Vadis ?
    Ne asnje moment nuk mendoj se Thaci dhe Vuchici kane
    aq kelkqe pa patur nje “prapavije” te sigurte. Sepse ,per-
    ndryshe do te ishte nje aventure shume me e rrezikesh-
    me se sa ajo e Hitlerit ne L2B.?! Koha do t’i ndricoje te gjitha keto pikpyetje e dilema se ku duan te dalin me kete
    hap Thaci e Vuchici dhe cilat kane qene prapaskenat e fundit te takimit Vuchic- Mogherini- Thaci, qe do te konsi-
    derohet enigma dhe sfida me e madhe e ketij fillim shek.
    Dhe asnje qytetar i Ballkanit mos e marre me lehtesi sepse do te hape aq shume plage sa nje zot ka me ditur
    se cilindo te jete fundi i Ballkanit dhe popujve te ketij rajo-
    ni ?! Une i besoj me shume Merkelit se sa Trump-it . Ball-
    kanasit duhet te jene shume vigjilente.Historia u ka dhe-
    ne shume mesime..,!!!!

  • O Hashim caruci nuk je aq trim qe te kundershtosh Merkelin dhe te tjeret, o cope e malokut.
    Amerika cfare thote o toc, ata e cliruar dhe e krijuan shtetin e Kosoves.
    Gjithnje e kam pasur nje fare dyshimi qe Hashimi eshte spiun serb dhe kjo na rezulton e vertete, e nxorri koken neperka.
    Hashim , ti je presisdent i zgjedhur me 60% te votave ne parlament, je President i 2-3 Partive nuk je President i qytetareve kosovare.
    Per kufinjte e Kosoves ka vendosur gjaku i heronjve kosovare, vetem me referendum ti mund te marresh te drejten per te biseduar nje ndryshim te tille, legen i shpuar.

  • THAÇI PO SILLET ME KOSOVËN SIKUR E KA ÇIFLIGUN E TIJ, PA U KONSULTUAR ME ASNJERI MER VENDIMET QË AI DO.

    • Do te konsultohet me popullin ne referendum.

      Ku ka konsultim me te madh?????!!!!!!

      Ti mos do te vendosin bazhibuzukeve, por mbaroi ajo

      kohe. Perpara Z. Thaci, qendro me popullin, Jo me

      bazhibuzuket.

  • Qe Vucic kundershton Merkel e eshte dakord me Thacin (gjithmone ne rast se kjo eshte e sakte), do te thote se serbet kane ndermend te marrin nje cope te majme nga Kosova, sepse eshte pertej naivitetit te mendosh se Vucic do te japiLuginen pa marre asgje. Qe Thaci, pas nje endrre te bukur vere, ngrihet e thote nje mengjez se do te Marre Luginen pa ndare Kosoven, do te thote se ai dhe Vucic kane biseduar gjera qe shqiptaret nuk i dine. Ketu duhet pare se ku fle lepuri. Qe keta te dy te mos jene dakord e per me teper te kundershtojne Merkel e Perendimin, te pakten eshte e sigurte qe ne kete rast vetem shqiptaret dalin te humbur. Prandaj sa me pare duhet hequr dore nga aventurizmi politik dhe larg nga kurthet e serbit. (Vetem nje mrekulli mund te realizoje rikthimin e trojeve shqiptare, sic ishte mrekullia e pavaresise se Kosoves, por jo gjithmone “bie daci ne kos” )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *