Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për atë çka është diskutuar në samitin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ai është takuar në Sofje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherinin, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Thaçi ka thënë se me Mogherinin ka biseduar për rëndësinë e Kosovës në këtë samit, si dhe për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.
Ai u shpreh se ka diskutuar me të edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të diaologut me Serbinë.
Në kuadër të takimit me Vuçiçin, Thaçi ka thënë se kanë vendosur që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në një të ardhme të afërt.
“Është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”.
Thaçi e ka vlerësuar takimin në samitin e Bashkimit Europian si dëshmi të përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë.
s.a/dita
