Thaçi: Ekstremistët duan të na prishin me Amerikën

Dita

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka goditur ashpër grupet ekstremiste fetare, përfshirë edhe disa imamë, për të cilët thotë se kanë për qëllim dhe punojnë që ta prishin Kosovën me aleatin historik dhe partnerin strategjik të saj, Amerikën.

Thaçi ka thënë se, njerëzit me shkollim të ulët dhe gjendje të keqe materiale janë ata që po ndikohen më lehtë nga ekstremistët dhe nga ajo që Thaçi e konsideron “propagandë e fëlliqur”.

Për këtë çështje Thaçi ka folur në një intervistë dhënë për Politiko.net.

“Propaganduesit e ekstremizmit fetar, përfshirë disa imamë, marrin shuma marramendëse nga kanale të ndryshme dhe bëjnë jetë luksoze amorale, e në anën tjetër po gënjejnë të varfrit me ekstremizëm fetar”, është shprehur ai.

 Në UÇK nuk kemi pranuar ndihma nga ekstremistët e Lindjes së Mesme

Thaçi ka shtuar se përveç të varfërve që kanë rënë nën ndikimin e grupeve të tilla, ka pasur raste të terroristëve kosovarë të dyshuar që po luftojnë në Siri që kanë prejardhjen nga familje të pasura, që kanë fakultete të përfunduara dhe që kanë pasur vende pune stabël.

Ai thekson se personat e tillë janë indoktrinuar nga rrjetet sociale dhe nga predikimet në internet.

“Kosova si shtet me popullsi shumicë myslimane, por me rend kushtetues laik dhe me prirje të qarta pro-evropiane, është halë në sy e atyre që nuk durojnë stilin tonë të jetesës dhe aty kemi bashkëpunim midis klero-nacionalistëve serbë dhe ekstremistëve myslimanë”, është shprehur ai.

Të dy palët thotë ai ëndërrojnë që ta prishin Kosovën me aleatin historik dhe partnerin strategjik Amerikën.

“Ju e dini që ne kemi refuzuar me vendosmëri më 1998-99 çfarëdo roli të vullnetarëve ekstremistë nga Lindja e Mesme në UÇK. Kemi kundërshtuar tendencat e njollosjes së luftës tonë përpara dhe do të kundërshtojmë njollosjen e Kosovës sot nga ekstremistët fetarë”, është shprehur ndër të tjerash Thaçi.

“Grupet ekstremiste djathtiste serbe edhe fanatikët islamikë të inspiruar nga ngjarjet në Lindje të Mesme, dëshirojnë dëmtimin e Kosovës dhe aleancës tonë me Amerikë, se ne jemi dëshmi e gjallë që diversiteti dhe toleranca fetare mund t’u mbijetojnë tendencave për gjenocid dhe shkatërrim të një populli”, shprehet Thaçi.

 

Share This Article
4 Comments
  • Hashimi genjen. Po ta kishte seriozisht ai nuk do te bente kualicion me Partine e Drejtesise, parti e cila eshte puro islamiste.

  • Hashimi ka ne koalicion berlogun osman qe urrejne Skenderbeun. Hashimi ka duruar kercenimet dhe rekrutimin e shqiptareve nga Hoxha Krasniqi dhe Olsi Jazexhi. Ky i fundit biseksual…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *