Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshje ligjërisht obligative, që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës.
Ai i ka bërë këto deklarata të hënën në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Thaçi po ashtu e ka konsideruar të domosdoshëm faktin që në në Kosovë të ketë unitet në këtë proces.
“Nuk kam kurrfarë dyshimi që marrëveshja mund të arrihet këtë vit, marrëveshje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodh, do të hyjmë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, e cila edhe mund të destabilizojë jo vetëm raportet tona si dy shtete, por edhe rajonin”, është shprehur ai.
Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog, në mënyrë që, siç është shprehur ai, një herë e përgjithmonë të qartësohet raporti me shtetin e Serbisë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.
Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përmendur taksën prej 100 për qind, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.
“Fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese. Gjërat nuk po lëvizin fare dhe aktualisht jemi duke vendnumëruar, përkundër iniciativave të fundit për të zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe perspektivës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është rreziku ma i madh i mundshëm për sigurinë e stabilitetin për të dy vendet dhe rajonin”, ka shtuar Thaçi.
Në hulumtimin që ka bërë Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka dalë se 32 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë përkrahur ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Presidenti Thaçi ka ritheksuar që opsioni i ndryshimit të kufirit apo demarkimit të kufirit, ka siguruar përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, përkundër asaj që Thaçi e ka konsideruar fushatë negative të partive politike ndaj këtij skenari.
“Është për keqardhje që klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për bërë realitet idealin e bashkatdhetarëve tonë të Luginës së Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit që t’i bashkëngjiten Kosovës”, ka thënë ndër të tjera presidenti i Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë në anën tjetër se plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës ka dështuar mirëpo, sipas tij, ideja për këtë çështje ende është e gjallë.
b.b/dita

THIKA PAS SHPINE.
Ishte Milloshevici qe pajisi UCK me zyre perfaqsuse ne Prishtin.
kanë dalë në pension lali!!
““Është për keqardhje që klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për bërë realitet idealin e bashkatdhetarëve tonë të Luginës së Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit që t’i bashkëngjiten Kosovës”, ka thënë ndër të tjera presidenti i Kosovës.”
prapë ky idioti me thënje të tilla demente??
tashti po na del se shqiptarët e kosovës na qënkan kundër shqiptarëve të sërbisë??
or copa e idiotit,po qënke i mbaruar fare??o gjë e trashë,shqiptarët nuk janë kundër shqiptarëve,por nuk duan që ti ta bësh atë kosovë të cunguar,dhe më të cunguar!!
gomarllëku tënd për bashkim të shqiptarëve jasht kufirit të kosovës me kosovën,pa dhënë asgjë në shkëmbim,nuk gjen njeri që e ha!!ti mund të hash se të pëlqen,por të tjerët nuk e duan!!nuk e pranojmë këtë mut që po na servir prej dy vjetësh!!
sikur e drodhe një farë kohe mor hajvan,ja fillove prapë??kësaj rradhe të paskan zënë keq për bolesh!!
ps:”32 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë përkrahur ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.”kjo është një shifër komplet e gabuar!!
nuk them për vlerën e saj,por për ata që e kanë votuar!!e kanë votuar vetëm me dëshirën e mirë dhe jo me mëndjen e ftohtë!e kanë votuar se jua ka qefi dh jo se jua pranon llogjika!!pra janë njerzit që janë tërhequr në grackën e emocionit nga thaçi!!
Linja 007 me nikoliqin nuk qenka nderpre ende edhe pse kinse e shkarkuan nga detyra e keshilltarit te presednik taqit !!!!!
Me sa duket thell i ka rrenjet UDBAja ne Kosove .
për rrënjët e UDBs mos e vër veten në siklet të dyshosh!!
janë aq të thella sa ka rrezik që të dalin në australi!