Thaçi sot 46 vjeç, fushatë për ditëlindje

anazapta

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbushur sot 46 vjet.

Edhe pse ka datëlindjen Thaçi sot vazhdon fushatën e tij në qytete të Kosovës.

Ai nuk do të lërë mënjanë impenjimet e tij politike, pasi  sot do të jetë i pranishëm në prezantimin e Shërbimit Financiar Jobankar në Postën e Kosovës, siç transmetojnë mediat kosovare.

Në vazhdën e takimeve të tij ai do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, e më pas do të takojë komunitetin e biznesit në Pejë.

Thaçi u lind në Burojë të Skenderajt, më 24 prill 1968.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *