Thaçi i dorëzon pasaportën diplomatike Majlinda Kelmendit

Dita

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është pajisur këtë të hënë me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dorëzuar kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi.

Kampionia olimpike në sportin e xhudos nuk ka qenë e vetmja, pasi me pasaporta diplomatike janë pajisur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Presidenti Thaçi e ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës.

“Në mënyrë solemne sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë Majlinda Kelmendi, për trajnerin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.

Këtë vlerësim ndaj Kelmendit e ka mirëpritur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, që ka reaguar gjithashtu në Facebook.

“Presidenti Thaçi i dha solemnisht pasaportën diplomatike, kampiones olimpike. Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit, kryeministrit Haradinaj dhe stafit në Ministrinë e Punëve të Jashtme u jemi mirënjohës për avancimin e kësaj çështjeje. Besoj që e ka merituar”, ka shkruar Kuka.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *