Thaçi i kujton opozitës: Pushteti merret me votë e assesi me dhunë

Saimir Lleshi

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe lideri i forcës më të madhe politike në vend, Hashim Thaçi thotë se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë.

Duke reaguar për protestat e dhunshme të opozitës, Thaçi i kujton asaj se qytetarët nuk i kanë dhënë besimin për të qeverisur.

“Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë. Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare”, thekson ai në reagim.

Share This Article
1 Comment
  • pushteti merret me vrasje e jo me proteste, ndaj qytetaret e mbeshtesin sepse ske para ti mbash afer dhe ata i mer tjetri i nxjerr ne shesh kundra teje me shprese per te fituar pak para me ne fund. Po kur do na tregosh naj histori lufte se je bere xhaxha u thinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *