Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të flasë për idenë e tij për ndryshim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare të Brukselit, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se diskutimet për korrigjimin e kufijve do ta bëjë në Konferencën e Frankofonisë që mbahet në Jerevan të Armenisë.
“Të gjithë bashkëbiseduesve u premtova, gjë e cila do të konfirmohet, se në të gjitha takimet e mia në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”, ka shkruar ai në facebook.
Këto deklarime Thaçi i ka bërë sot gjatë takimit me disa përfaqësues nga Lugina e Preshevës, me të cilët ka diskutuar edhe për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën.
“Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte kryetema e bisedave tona. Ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në facebook.
Sipas tij me arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Kosova do të përfitojë njohjen reciproke, anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.
Këto reagime të Thaçit vijnë pas deklarimeve të sotme të kryeministrit Haradinaj i cili tha se “ideja për korrigjim të kufijve ka vdekur”.
v.l/ Dita

Kete e dime, e ke thene dhe e perserit vazhdimisht por asnjehere nuk ke permendur se cfare I ke premtuar apo te ka kerkuar Vucic.
Edhe per demarkacionin e kufirit me Malin e Zi Haradinaj si pjese e opozites se Parlamentit te Kosoves ia plaši publikishte para kamerave TV Murat Mehes hartat topografije re kufirit te Kosoves ne fytyre por , kur pranoi te hyje ne koalicion me PDK e Kadri Veselit dhe AKR , Behxhet Pacollit , minoritetet tjera dhe Listen serbe dhe pasi u emrue kryeministri Kosoves pranoi demarkacionin dhe mbaroi kjo pune .Tani Haradinaj po e kondershtojka Thacin …brockulla qe i pame shume here …!
Keto jane qeveri t’çime para e mbrapa nga UDB ‘shqiptare’ qe ja u ka hupur me KOS!…
!!!!!!!
Xhems Rubin , ish zedhenes i administrates Clinton para tri vitesh ne Prishtine ju tha troq ne fytyre te gjitheve …krahu i luftes ne kosove jashte politikes dhe ,gabohem gjithe ata kalamaj nese mendojne sr Amerika po tallet sado mendojne dhe shpresojne te jete ashtu , ne Nentor dhe dhjetor do te binden se sa seriozishte Amerika e ka me shq