Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në përkujtim të 103-vjetorit të vrasjes së Isa Boletinit, thotë se porosia e tij ishte bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë.
“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini.
Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”.
Në situatën e tensionuar ku ndodhet Ballkani Perëndimor sot, deklarata e presidentit të Kosovës pritet që të sjellë reagime të forta nga Serbia.
o.j/dita

Jo vetem Isa Boletini, por te gjithe herinjte dhe deshmoret e kombit shqiptar na e kane lene kete porosi: “Bashkimi ben Fuqine!?|
Isa Boletini ka lindur ne Mitrovice.Mitrovica djepi i Isa Boletinit.
Keshilla e Boletinit:
Nja dy fjale per tane kosoven
Kurr s’kem lyp cka s’na takon
Trolli i t’parve kot s’na shkon
As e shesim,as kujt s’ia lame
Per pa dek e shkri te tane.
Tashti z. Thaci ne marresh trollin e Medvegj,Bujanovc,Presheve pa luejt centimin kendej nga Mitrovica e Boletinit.Ty halla e paq qumeshtin e nanes.Ne te kunderten mos tradheto keshillimin e Ises.