Thaçi: Jam ideator i korrigjimit të kufijve, në Berlin as u varros as lind kjo ide

DITA Online

Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi, për Top Channel deklaroi se në Samitin e Berlinit “as nuk u varros dhe as nuk u lind korrigjimit të kufijve”.

Ai samit ishte takim i zakonshëm i dëgjimit të deklaratave të pushtetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe zotimet për të ardhmen evropiane”, theksoi Thaçi.

Më tej, Presidenti i Kosovës shtoi: “Unë jam ideator i korrigjimit të kufijve dhe do të insistoj në çdo samit që do të mbahet. Qëndrimi i SHBA-së është i qartë: nuk ka vija të kuqe”.

Në lidhje me deklaratën e Vuçiçit, i cili tha se nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse e vrasin, Thaçi u shpreh: “Është deklaratë populiste sepse Vuçiç e di që e ka kusht njohjen e Kosovës për të ardhmen evropiane”.

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
  • Personalisht nuk e kuptoj pse jane kunder korrigjimit te kufijve ?? Mire Berisha e Basha por Haradinaj e kompani cfare kane qe kundershtojne ?? Kam lexuar te gjithe me vemendje qe nga Berisha e deri te Bushati dhe nuk kam pare nje argument llogjik .
    Traplliku me i madh eshte se na u formoka Serbia e Madhe me marrjen e Mitrovices ???
    Po pse ,bashkimi i Shqiperise me Kosoven do formoj Shqiperine e Vogel ???
    Po pse lejme nam gjithmone ne Shqiptaret ??

    • Eshte shume thjeshte te kuptohet Ylli
      Nqs.realizohet ideja e Vuciqit te korigjimit te kufijve , Kosova do te merrte disa fshatra te Lugines se Presheves kurse Srbija do merrte Veriun e Kosoves. Kjo nuk do te perfundonte me kaq sepse edhe Republika serbe e Bosnjes pase Veriut te Kosoves do ti bashkohej Serbise ku do te krijohej Serbija e Madhe te cilen Millosheviqi deshi ta krijonte me luftera te pergjakeshme dhe nuk ia doli
      kurse tani , Serbija e Madhe ose projekti me antishqiptar i shkll. te 20 po krijohet edhe me ndihmen e shqiptareve
      E dyta dhe me e keqja eshte se komuniteti nderkombtar pse e krijoi Kosoven ne keta kufij egzistues me gjithe ato viktima e krime monstruoze nga ana e Sefbise ?
      Qe shqiptaret ta jene pjesemarres duke e shperblyer Serbine per krime dhe deme e vuajtje qe Serbija u shkaktoi shqiptareve pra , u dashka dhuruar asaje teritor dhe krijim te mundesise se zgjerumit te shtetit serb
      Nqs.ndodhe nji gje e tille per nji mendesi normale eshte idiotizem dhe degjenerim i skajeshem , Ylli i nderuar

      • Qe ta kuptoj me mire kete analizen tende jo te skajshme dhe jo te degjeneruar ,bashkimi i Koseves me Presheven dhe me Shqiperine qenka motiv per Serbine e Madhe ???
        Po qekur ne paskemi marre ne kurriz hallet nderkombetare apo rajonale dhe u shqetesokemi per Republika Srpska se mos i bashkohet Serbise ?? D.m.th jo endrres shekullore te bashkimit kombetar se kemi hallin e Banja Lukes ??? Apo jemi “fanar ndriçues” buze Adriatikut dhe ekziston frika qe u fik fanari ,popujt e botes humbin ndricimin !!
        Serbia ,Mitrovicen e Veriut dhe Republika Srpska i ka te marra nese i shikon faktet realisht .
        Bashkimin Kosove – Shqiperi nuk e ndalon dot kush.Eshte ceshtje kohe .
        Problemi eshte qe mbas shekujsh gjakderdhje duam nje zgjidhje paqesore me Serbine ,apo duam luftra te herepashershme me kosto mijera viktima ,bij nenash te kesaj toke .
        A ka marreveshje plotesisht te kenaqshme ?? Sigurisht qe jo ,por ideja qe brezat e ardhshem do rriten pa luftra e armiqesira besoj se eshte mjaftueshem marreveshje e kenaqshme .

  • Thaci eshte politikani me i shquar i qendreses patriotike kosovare duke e lene ne hije Rugoven ne Kosove. Ashtu si Haradinaj, Thaci eshte Hero i Luftes per liri e pavaresi te Kosoves, por eshte mbi Ramushin si nje politikan intuitiv, lojtar i barabarte me politikanet europiane. Ai shkelqeu ne Rambuje si nje udheheqes elastik dhe ne vitet 2018- 2019, po ben nje loje shume te forte si vizionar patriotik shqiptar. Kosova i ka humbur me kohe kater komunat me 95% serbe dhe po lufton per Presheven, Bujanocin e Madvegjen e banuar nga shqiptaret. Me vjen keq qe disa shqiptare qe nuk kane shkelur kurre ne ato krahina bejne patriotin mbi tastieren e kompjuterit dhe jane bere si Don Kishote te shekullit XXI.

    • Pasi na qenka Thaci kaq politikan elastik e i holle por edhe i madh sic thua ti dardan , s te mbetet tjeter vec ta marresh Thacin dhe ta qosh ne shtepi
      Ku i dihet , ndoshta do tu pelqente edhe antareve tjere te familjes si te pelqeu ty

  • Ylli trepca eshte pasutia ma e madhe e kosoves per te cilen serbet shtypin kosoven qe mbi 100 vjete !

  • U gjet idioti per gjithe kete idiotsi… o debil nuk ishte nje takim i radhes, po ishte takimi i fundit me ju…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *