Thaçi: Janë rreth 15 mijë veteranë të UÇK-së, të tjerët mashtrues

DITA Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkëputja e sistemit të drejtësisë nga politika, duhet të jenë qëllimet kryesore për një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit, raporton Radio Europa e Lirë.

Ai ka kundërshtuar shifrën e prezantuar në listën e përfituesve të statusit të veteranit të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kalon mbi 38 mijë persona, duke thënë se numri i tyre duhet të jetë shumë më i vogël.

​“E vërteta është se nuk ka pasur më shumë se 12 mijë – 15 mijë luftëtarë me uniformë ndërsa të gjithë të tjerat janë mashtrime, kësaj duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, presidenti i Kosovës i bëri gjatë punimeve të konferencës dyditore rajonale kundër korrupsionit, të organizuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, ku po marrin pjesë drejtues të institucioneve relevante nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Turqia.

Çështja e pensioneve të veteranëve të luftës ka ngjallur shumë reagime ndërsa prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorime prej 68 milionë eurosh në dëm të buxhetit të Kosovës. Prokuroria e Posaçme të Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria ka dërguar në gjykatë emrat e mbi 20 mijë personave që llogariten si veteranë të “rremë” dhe publikimi i listës në mediet lokale nxiti shumë debate në Kosovë.

Hetimi ndaj këtyre keqpërdorimeve paraqet hetimet më të mëdha që nga përfundimi i luftës.

 

 

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Asgje ne Kosove nuk ka ndodhur pa dijenine dhe pelqimin tuaj president Thaci , ne vecanti pase shpallejes se Pavarresise se Kosoves me 17 shkurt 2008 . Dhe pikrishte keto mega malleverezime dhe skandale te medha korruptive datojne nga ajo kohe pra , nga viti 2007 kure ju dhe subjekti i PDK qe ju e drejtonit i fitoi zgjedhjet e lokale te cilat u percillen me vjedhje industriale votash , devijim dhe skandal per te cilin kishte dhene verejtjet edhe OSBE
    Pra president Thaci , qe nga ajo kohe kishte filluar regjistrimi i veteraneve te rrejeshem si u thoni ju ose , veteraneve te krimit si u thojne ne taksapaguasit e Kosoves
    Prokurori Special Elez Blakaj i cili per shkak te kercnimit me jete u detyrua te ike ne SHBA kishte gjete shkelje dhe keqeperdorime lidhur me marrjen e statusit te veteranit te luftes ne 19.600 raste kurse edhe 20 mije te tjere prokurori Blakaj s kishte arritur ti hetoj , por president Thaci , doli e vertete se ne kosove subjektet politike te dala nga lufta kishin regjistruar mbi 40 mij veteran qe ne asnji forme nuk kishin dhene kontributin e tyre ne lufte.
    Ne lufte tani po dele se paskan qene pjesemarres rethe 12-15 mij pjestar te cileve kurrefar problemi nuk do te kishte sikur te merrnin edhe dy ose trefishin e pensionit sepse , e kane meritue edhe shume me teper se aq por , ju president Thaci qellimishte e devijat dhe e degraduar statusin e veteranit dhe njihohet veteran te rrejeshem ose veteran te krimit edhe 40 mij te tjere qe kurrefare lidhje me luften s kishin patur por ,lidhje me subjektet e dala nga lufta per tu sjelle subjekteve te PDK , AAK dhe NISMA per Kosoven rethe 250-300 mij vote ne gjitha zgjedhjet pase vitit 2007 PO , po po , kishin lidhje me kete krim te organizuar president Thaci
    Dhe ky krim ishte kryer me paramendim , mire i planifikuar duke keqeperdorur institucionet shtetrore , organet e drejtesise dhe buxhetin e Kosoves president Thaci
    Por per cudi president , per puntoret te cilet u debuan nga vendet e tyre te punes para vitit 1999 nga organet e dhuneshme administrative serbe pse nuk e pranuan shtetin serb si shtet rd te tyre dhe qe nuk arriten ti permbushin 15 vite kontribut dhenje pse njianeshem u debuan nga vendet e punes , per ata nuk pati zgjedhje dhe ata sot marrin 75 € pensione edhe pse gjithe ata kishin dhene kontributet e tyre kurse veteranet kriminel te cilet nuk kishin dhene kurrfare kontributin (40 mij sish ) atyre ju ndane pensione me qellim qe ata kriminel juve subjekteve td dala nga lufta te ju sjellin rethe 250-300 mije vota dhe keshtu ju perjetesishte te qendroni ne pushtet. Ky lloje diskriminimin racist nuk kishte ndodhur as ne regjimin nazist te Hitlerit president ..!
    Nuke eshte e vertete president Thaci qe ju per kete krim te organizuar ne kosove nuk keni qene ne dijeni por , eshte e kunderta , ju jeni autor ose bashkepuntor i ketij krimi sepse pikrishte keta veteran te krimit , ne raste se ceshtja e korigjimitvte kufijve mose te kishte pesuar fijasko , jeta 40 mij veteran te krimit ne nji referendum eventual te projektit tuaj do tu kishte sjelle rethe 250-300 vota dhe referendumi do te kishte patur sukses kurse Serbija dhd Rusija kembekeyq do ta kishte festuar fitoren edhe ne kosove ( pase deshtimet te referendumit ne Maqedoni )
    Puntoreve te ndermarrje shoqrore qe kane dhene kontribute para vitit 1999 dhe sot martin pensione vetem 75 € ne muaj ju president duhet te ua ktheni parate dhe dinjitetin dhe jo te ua fusin doren ne xhep,te ua merrni meritat e tyre dhe te ua jepnveteranevevrd i krimineleve duke e keqeperdorur poziten e juaj pikrishte sikur dikur zyrtaret e regjimeve ministe qe e trajtonin shtetin si prone te tyre e qe ato shtete sot me kane ngordhur dhe i takojne historise

  • Brezi Kufitar nga fshati Shalqin deri ne kufi me Malin e Zi ka qen ne lufte.
    Mos shikoni vetem ata qe kan qen nen armme pore prapavija qe ka furnizuar UCK-ne edhe ajo ishte ne lufte te perditshme. Jane vrare me qindar furnitore te UCK te cilet nuk ishin te veshur pore ishin te rendesishem per UCK-ne
    Si t`ja bejm tani tu themi se juve nuk ju takon pension familjare atyre , Poa at qe u shpetuan plumbave qe gjat furnizimit.
    Po ata fshataret e Brezit Kufitare qe u bombarduan nga predhat e altelesise serbe dhe u demtuan njerz gje e gjall shtepi e katandi pa permendur ketu prodhimet bujqesore.
    Sote eshte kollai te bejen spiunlleqe ata qe nuk ja duan te miren Kosoves se halli eshte te minimizohet e ter aktiviteti i UCK-se Kjo eshte Gabim duhet vlersuar edhe at qe kontribuan me jeten e tyre gjate furnizimeve me armatim veshm,bathje dhe dhe me te gjith mundesit tjar.
    Une them qe keta jan me te rendesishem se luftetari nuk munde te luftonte ne se nuk i shkonte arka me plumba, nuk i shkonin armatimet e gjithllojshme dhe ushqimi.
    Perse Hashim Thaci bjen ne llumin e kety qe u bejn presion per te venitur UCK-ne e lavdishme dhe per te minimizuar numerin e atyre qe kontribuan deri edhe me jetn e tyre per Clirimin e Atedheut tone ket pjes te shqiperise te okuptuar nga Serbia.!

    • Gjitha ata qe i permend ti ne koment Aliu nga Strelc jane te verteta dhe si thashe ne komentin tim , atyre duhet dyfishuar ose trefishuar ate qe ju takon por , prokurori special Elez Blakaj kishte gjete shkelje te renda te ligjit per veteran dhe kishte gjete ” veteran ” te cilet para dhe gjate luftes ne kosove kishin patur 3-12 vjet ,ata ne kohe te luftes s kishin qene fare ne kosove etj etj . Fjalen e kame pse nuk u respektua ligji prt veteranet e luftes Aliu nga Stelc . Ai Ligj qellimishte dhe me paramendim u shkel dhe u devijua nga eksponentet politik dhe me ndikim keshtu qe na doli se Kosova paska patur mbi 60 mij luftetar dhe veteran .
      Dr. Sabri Hamiti ,ish nenkryetar i Kuvendit te Kosoves , ne cilesine e kryesuesit te Kuvendit ,e qiti ne votim ate ligjin per pensionistet kontributdhenes qe kishin punuar para vitit ‘ 99 ku ligji kaloj me 33 vota pro dhe 30 vota kunder . Ata pensionist qe para vitit ‘ 99 nuk kishin 15 vite pune dhe kontribut dhenje sot marrin vetem 75 € pensione kurse zyrtaret tane krenohen se Kosova ka ligje me te avasnsuara ne Europe sa i perket regullimit te pensioneve Ne cdo shtet te Europes nese ke punuar vetem nji vit , per ate vite kontributdhenje te takon pensioni. Ne kosove sipas ligjit diskriminues dhe racist qe e qiti ne votim nga nenkryetari i Kuvendit
      Dr. Sabri Hamiti , edhe nese ke patur 14 vite , 11 muaj e 29 dite pra, nese si ke plotesuar 15 vite pune dhe kontributdhnje se arrine te drejten per pension te plote por mere nji ndihme sociale prej 75 € pa marre parasysh nivelin akademik qe ke patur dhe ke kurse , sipas po asaje diplome univerzitare puntoret jane paguar edhe para lufte edhe pase lufte sepse ai nivel i kualifikimin profesional eshte kerkuar ne konkurs gjate punesimit td tyre kurse , tani qe ka ardhur koha e pensionimit , ky titull akademik shumzohet me xerro dhe fare nuk merret parasysh
      Per veteranet mashttues si i quan presidenti Thaci por , gjithe ata jane veteran kriminel sepse kane pranuar te martin pensione veteraniduke falsifikuar dokumente pa kurrefar kontributi ne lufte, ata e kane degraduar bukur shume edhe luften e UCK Ali nga Strellci edhe statusin e veteranit te vertet te cilet sot , pase atyre qe i mbuloi toka , konsiderohet te shenje dhe duhet tu jepet ajo qe u takon dhe jo qellimishte te perzihen me 40 mij veteran kriminel te cilet pushtetareve dhe subjekteve te caktuara politike ne kosove si kundershperblim per marrjen e statusit te veteranit ( pa i plotesuar kushtet ligjore pet veteran ) , u mbledhin padroneve politik nga 250-300 vota ne gjitha zhjedhe pase vitit 2007 kur edhe ndodhi vjedhja industriale e votave dhe ky eshte diskriminim me paramendim shtetor ndaj puntoreve te nderrmarrjeve shoqrore te cilet u debuan njianshem nga vendet e punes,u debuan nga Organet e dhunshme te instaluara serbe ne kosove gjate vititeve
      1991- 1999
      Une per kete diskriminim shtetror e kisha fjale dhe puntret kontributdhenes qe sot marrin 75 € pensione te para vitit ’99 i krahasova me veteranet mashttues qe padrejtesishte iu mundesia te marrin pensione pa dhene kurrefar kontributi pase vitit ’99 …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *