Thaçi: Jo ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve

DITA Online

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e kundërshton idenë për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, por është i hapur për të diskutuar “korrigjimin” e kufijve gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Asocciated Press, presidenti Thaçi tha se “pretendimi i Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të ketë sukses, është i papranueshëm. Por, në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi do të punojmë që përfundimisht të ndodhë njohja e ndërsjellë formale, de facto dhe de jure, midis dy vendeve, si dhe Kosova në fund të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në. Pra, nuk do të ketë ndarje, por korrigjim të kufijve që nënkupton respektimin e kërkesës tashmë të institucionalizuar të Luginës së Preshevës me Kosovën”.

Zyrtarë të lartë serbë kane hedhur idenë e ndarjes tokësore të Kosovës, që nënkupton shkëputjen e veriut të banuar me shumicë serbe, por edhe atë të shkëmbimit të mundshëm të territoreve, veriun e Kosovës për Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare ne jug të Serbisë.

Presidenti Thaçi tha se “nuk do të ketë ndarje, por korrigjim të kufijve”, por pa e saktësuar nëse kjo nënkupton edhe ndryshimin e kufijve në veriun e Kosovës.

“Ndërkombëtarët janë duke na dëgjuar, ndërkombëtarët janë duke lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi – Bashkimi Evropian me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlerësoj se korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale e njohjes reciproke që do të ndodhë… nëse kjo marrëveshje është e vullnetit të dyanshëm të palëve dhe një marrëveshje e balancuar, që nënkupton ‘win-win’ për të dyja palët, atëherë askush nuk mund të jetë kundër”, tha ai për agjencinë e lajme AP.

Në Shkup ndërkaq zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Matthew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e bisedimeve të udhëhequra nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht ndërmjet presidentëve (Aleksandër) Vuçiç dhe Hashim Thaçi.

“Nuk varet nga ne që të përcaktojmë shtrirjen e këtyre negociatave. Ne jemi duke punuar me të gjitha palët e përfshira për të theksuar mbështetjen tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtoj pavarësinë e Kosovës, por të dyja palët janë përfshirë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve që është kusht për integrimin në Bashkimin Evropian.

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve.

a.s/dita

Share This Article
14 Comments
  • Ore,ti zotri Thaci mos luaj ma fjale.Nuk do kete ndarje po rishikim kufijsh.
    Ajo dreq ndarje mbi percaktimin e kufijve bahet fjale.Nse ti je kaq i zoti te marresh krahinen e Presheves pa levizur asnji centim ne truellin verior te Kosoves(Mitrovica vendlindja e Isa Buletinit) te konsiderojme burr i urt e trim si mbas zakonit e kuvendit.Ne te kunderten perfundon tradhetar i kombit me destinacion ne koshin e plehrave ku dergjen e do te dergjen historikisht te gjithe tradhetaret.

  • Zgjidhja më e mirë,e përherëshme për popujt e ish Jugosllavisë është :Serbët me serbët,shqiptarët me shqiptarët,e kështu me rradhë.Kjo gjë kërkon kurajën e udhëheqësve dhe mbështetje morale qytetare.Le ta fillojë e para Kosova meqë është në këtë proces dhe ka vëmëndjen më të madhe ndërkombëtare.

  • Mos e quani kot Thaçin tradhetar se nuk eshte i tille.
    Askush nuk e pyet Thaçin ne kete pune.
    Jo Thaçi por kushdo tjeter te ishte do bente si ti thonin. Te tjerat jane llafe per kapital politik.
    Ketu loja behet midis SHBA e cila eshte plotesisht ne anen e shqiptareve, BE i cili eshte i angazhuar per ti dhene zgjidhje sa me shpejt ketij procesi pa pasur preference as per shqiptaret as per serbet por qe nxiton ta beje sa me shpejt Serbine pjese te BE per ta larguar nga tutela ruse dhe Serbia e mbeshterur nga Rusia.
    “Lufta” behet midis ketyre tre paleve. Qe ti jepet zgjidhje te gjithe ne fund duhet te ngelen te kenaqur.
    Une e shoh si zghidhje ate çka Thaçi kerkon te thote por qe per momentin ndjen veshtiresi ta thote troç.
    Thaçi te bej kujdes kur “deporton” gylenistet ne Turqi se behet i pabesueshem per perendimin pastaj duke cenuar dhe interesin kombetar ne keto momente shume te rendesishme ne “korighimin” e kufijeve siç thote ai.

    • Amerikani
      këtu qëndron problemi!!
      thaçi po ha mut me gojë,nuk po hamë unë dhe ti!!
      është e kujt është loja?!
      ky po i vë vulën,ky po e merr mbi kuriz!!

  • Oh sa kom qesh.
    Po shyqyr ore Komandat Thaci qe e the qarte punen e coptimit te Kosoves, jo ndarje por rishikim te kufijve.
    Po jete e mot ne bythe e kane shqiptaret me keta plehra politikane, nje grusht kane ngelur nga trojet shqiptare jepini ato, vetem kar-ikja te mos levize.
    Rrace e ndyre edhe serbet po i le pa mend e pa fjale, po tejkalon edhe parashikomet e nacionalisteve si Sheshel etj.

  • Njelloj si korigjimi i kufijve detare te Shqiperise.
    Me ne fund do kemi kufij te miratuar nga Konventa, thote Qeveria shqiptare.
    Kur e kishte kontestuar Konventa kufirin e Shqiperise?
    E qarte, kjo eshte loje tradhetie e dy qeverive. Per tu dukur sa me normale, te dy qeverite tradhetare i bashkerenditen aktet e shitjes se territoreve qe te duken si diplomaci e larte ne kuadrin e pranimit ne Evrope.
    Plera

  • Te gjithe e dime qe ti ke celsat e kashtes
    Por kosova u shkeput me lufte dhe serbia u dorzua pa kushte
    Te hedhesh poshte kete fakt quhet tradhti … pra kush po ben pazare me trojet tona?

  • Amerikani e ka qendise bukur realitetin.
    Por dicka nuk po shkon simbas deshires dhe parashikimit per te permbledhun ne nji shtet gjithe trojet qe na i kane grabitur me tradhetin e dikurshme te shteteve te Europes.Sot kur sic thote dhe Amerikani kemi mbrojtjen etj etj.Nuk po shikohet konkretisht mbrojtja nese coptohet veriu i Kosoves peshqesh Serbit e Presheva peshqesh Kosoves.Sepse edhe ne jug kjo pune po shifet me detin.Si konkluzion ne Shqiperia po perfundojme si shyta tue dasht me nxjerre brinat len edhe veshet.Ne tue dasht me marre trojet tona po lem edhe keto qe kemi me kujin e lojes rishikim te kufijve.Rrofte Thaci,ush thaci!

  • Z. Thaci, president i Kosoves ! Nderime e respekte per
    vendin qe ze ne hierakine e shtetit te Kosoves ! Sigu-
    risht ju i njihni si cdo ballkanas anekdotat e Nastradinit:
    Qe ne fakt eshte filosofia pragmatike bsllkanase per te
    ndricuar mendjet e njerezve dhe per t’i bere ata ne mo-
    mente te caktuara historike,te kthesave te medha per fa-
    tet e kombit, te reagojne ne mbrotje te ketyre interesave.
    Per te mos e cuar me tej alegorine,se ciles i referohet,po
    ju kujtoj thjeshte anekdoten: “Gozhda e Nastradinit” ! E thene qe me titullin te jep nje sinjal boll pragmatik dhe
    duke e shtjelluar me pas i del qarte kuptimi perse eshte
    quajtur “Goxhda e Nastradinit” ! Nuk di ne thelb kujt i re-
    ferohesh me “NUK KA NDARJE TE KOSOVES POR KO-
    RIGJIM KUFIJSH” ! Per mendimin tim dy nocionet “Nuk
    ka ndarje” eshte ne kundershtim me shprehjen tende se
    “Do te kete korigjim kufijsh” ?! Ne c’kuptim ky “korigjim” ?!
    Nese behet fjale per kembim territoresh ketu hyn “Gozh-
    da e Nastradinit” ! Shumekush kete problem e analizon ne menyrat nga me te ndryshmet. Por une si qytetar i za-
    konshem shqiptar i Shqiperise i kam qendruar idese se me mire “djepin bosh se sa shejtanin brenda” ! Po i heq
    “dirashkat” zoti President sepse nuk ka c’me duhen dhe
    deshiroj te jem i hapur. Mund te jem i gabuar,por pervoja
    historike ka treguar se minoritetet gjithemone do te jene
    nje “gozhde nastradini”.Po ju jap nje shembull,kur isha ne
    moshe te re kisha shume kontakte me te huajt. Ne nje rast pata nje takim me nje gazetar grek. Ne bisede e siper ra fjala per minoritetin grek ne Shqiperi. C’eshte e
    verteta, regjimi i Enver Hoxhes,pavaresisht se cfare tho-
    ne sot “fitimtaret qe shkruajne historine”, i trajtonte ne
    menyre te diferencuar pakicat greke ne Shqiperi ne kra-
    hasim me pjesen tjeter,ne kuptimin pozitiv te fjales. Nje
    shembull paksa vulgar por qe ne kushtet e Shqiperise se
    asaj kohe eshte domethenes. Nese te gjithe shqiptaret
    konsumonin buke misre,minoritaret greke ne Shqiperi
    konsumonin buke gruri. Kete fenomen e kishte vene re
    gazetari grek qe kushte vizituar minoritetin grek ne juge te Shqioerise. “Ne greket, tha Ai, e dime se pakicat greke
    ne Shqioeri trajtohen njesoj apo me mire se shqiptaret,
    por ne asnjehere nuk do te kenaqemi,e kemi pretekst
    per cdo gje. E kemi, si te thuash si “gozhda e Nastradinit”
    Nuk po e shtjellij me teper biseden qe pata me te por nje
    gje eshte e qarte se minoritetet gjithemone kur jane nje
    grup kompakt shoqeror kane krijuar dhe do te krijojne
    vazhdimisht probleme sociale,poltike dhe ekonomike. Dhe nga ana tjeter p,shteti ame gjithemone do gjeje pre –
    tekste nga me absurdet per te nderhyre e per te shkaktu-
    ar pse JO edhe destabilitet social. Per Kosoven eshte e
    dhimbedhme te lere pjeserisht Mitrovicen,ne shkembim
    me Presheven,Bujanocin,Medvegjen,por eshte nje zgji-
    dhje afatgjate ne te miren e vete te shqiptareve te kesaj
    zone. Rikthehem edhe nje here te gazetari grek: “Ata
    Turku,vizitoi jo pa qellim disa zona te Azise se Vogel te
    populluara me fshatra greke. Gjate vizites,Ataturuku i
    pyeti fshataret: cfare jeni ju ? Greke,iu pergjigjen ata ? Po
    c’kerkoni ketu ? Shkoni nga keni ardhur ! Dhe ashtu u be!
    Greket shkuan ne Greqi dhe Ataturku i populloi keto zone
    me njerezit e tij. Ne Ballkan: Shkupi,dikur ishte i populluar
    me 90 perqind shqiptar .Termeti i viteve 60 ne mos gaboj,
    ne Shkup, Tito me ndihmat e nderkombetare e beri te ri
    praktikisht kete qyetet modern dhe e populloi me serb e
    maqedonas. Sot ky raport eshte permbysur. Shumica derrmuese jane te ardhur nga vise te tjera te ish-Jugos-
    llavise. Natyrisht sot kur shpejtesia e ka ” zvogluar ” ne
    maksimum Planetin tone nuk mund te praktikohen as me-
    todat “brutale” te Ataturkut dhe as hileqarlleqet e Titos se-
    pse sic u tha se bota tashme eshte bere tejmase sensiti-
    ve. Por nje gje eshte aktuale “Gozhda e Nastradinit”. Ser-
    bet e Mitrovices dhe qeveria e Beogradit qe do te vije,du-
    ke perfshire edhe ate te Sheshelit,nese vjen nje dite ne
    pushtet gjithemone do te keni probleme. Ne kete kuptim,
    persa thashe me siper, me mire nje fund sado i keq, se sa nje keqesi pa fund. Zgjidhja e vetme: “KORIGJIM
    KUFIJSH”!!!!!!!!

  • Ne ndihme te alphfade-s; Po! greket dhe cdo minoritet, pervec egjyptianeve dhe romeve ( keta te fundit cuditerisht, ne kundershtim me ligjet e socializmit) trajtoheshin me mire se vete shqiptaret . Kjo sepse socializmi kishte prioritet “barazine sociale” edhe pse komunizmi shqiptar, qe shume “NACIONALIST. Me kalimin ne sistemin demokratik sidomos mbeshtetur ne ” karten e helsinkit” shoqerise njerezore j’u dha nje dimension i ri . “Lirite dhe te drejtat e njeriut” prevalojne mbi cdo vlere tjeter . Dhe ishte pekerishte kjo aresyeja, qe shqiptaret (KLASA PUNETORE, dhe bejleret e tipit “intelektualI” o “info”., e nderroi pushtetin komunist, ku diktatura paraqitej si alternativa e zbatimit te sistemit te barazise, me sistemin DEMOKRATIKE, ku lirite dhe te drejtat e njeriut, do zgjidheshin ne baze te DIALOGUT, mbeshtetur te parimi i LIRISE SE FJALES . Dhe ne planin nderkombetar ne LEVIZJEN E LIRE TE NJEREZVE, IDEVE DHE MALLRAVE, pa nocionin e KUFIJVE dhe nacionalizmave agresiv . MIRPO geni i trashegimise se NACIONALIZMIT i shitur si patriotizem, e nderroi rrjedhen e udhetimit DEMOKRATIK te shqipetareve ne maredheniet brenda shoqerise shqipetare dhe kombeve te tjera, ne lume sulmesh dhe urrejtjes deri ne situatat e sotme, qe fale THACEVE e te tjere personaliteteve te kulturuar, mund te ndalin dhe revanshin e kombeve kundershtare, ndaj nesh ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *