Thaçi: KE i fokusuar vetëm në Serbi, kosovarët kanë të drejtën e dyshtetësisë

Leda Hysa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qytetarët e tij kanë të drejtën e dyshtetësisë.

Në një intervistë të dhënë ai tha se Kosova është lënë në izolim dhe ende nuk ka liberalizim të vizave.

“Është me të vërtetë një absurditet që studentët dhe njerëzit e biznesit që kanë nevojë të udhëtojnë, të pengohen nga ushtrimi i të drejtës së tyre elementare. Komisioni Evropian ka qenë i padrejtë ndaj Kosovës. Prandaj, qytetarët janë duke humbur besimin që KE mund të ketë ndonjë axhendë pozitive për Kosovën.”, tha ai.

Ai tha se nëse liberalizohen vizat, atëherë i takon qytetarëve nëse do zgjedhin shtetasin shqiptare apo atë kosovare.

‘I mbetet kosovarëve të vendosin nëse dëshirojnë dyshtetësi apo jo. Por, nëse Komisioni Evropian vazhdon me këtë izolim, madje edhe duke e dënuar Kosovën, atëherë ka mundësi që të ndodhi kjo. Kosova ka përmbushur plotësisht 94 nga 95 kriteret për liberalizim të vizave. Komisioni Evropian është i fokusuar vetëm në Serbi dhe është i shqetësuar vetëm për Serbinë, por jo edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. BE-së i duhet lidership kur janë në pyetje politikat e integrimit dhe të zgjerimit.”, u shpreh Presidenti i Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *