Thaçi kërkon ndihmë nga SHBA: Në Berlin pamë se sa e dobët është Evropa

DITA Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson që Uashingtoni duhet të ketë rol në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi që Bashkimi Evropian është i dobët.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tre ditë pas Samitit të Berlinit, foli rreth takimit të liderëve.

Në Berlin ne e pamë se sa e dobët është Evropa dhe se si Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar”, u shprehë presidenti Thaçi.

Thaçi u shprehë që roli i ShBA-së në procesin e dialogut është i rëndësishëm.

Roli i ShBA-së është i pazëvendësueshëm dhe asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa dinamikën dhe rolin udhëheqës të ShBA-së.”, tha presidenti i Kosovës.

Në deklaratat e kaluara, Thaçi kishte thënë që marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të vitit 2019-të.  Në pyetjen se nëse është kjo e mundur, presidenti u shprehë se shpreson të ndodh.

Unë shpresoj që po. Nëse jo, ne do të humbasim një dekadë.”, u shpreh Thaçi.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Eshte be merak ta shperblej serbin per masakrat dhe gjenocidin qe beri ne Kosove , Sillet e peshtillet e aty e sjell qellimin .
    Por gjarpri duhet goditur ne koke nese don te shpetojsh pa u demtuar prej tij !

  • Pusht i ndyre, Pse me zor do tja japesh Veriun Serbise.
    Populli i Kosoves te tha JO
    Qeveria e zgjedhur ka thene JO
    Ke perfaqeson ti mor plere?

  • Kjo ishte vetem nje mizansken evropjane per zgjedhjen e .probemeve ne balan.Skena premier, do shfaqet vetem me amerikanet dh ne Amerike.Amerika vetem ka leshuar udhe Evropes,ja provoje,nese mund t’i zgjedhesh kontestet zgjidhi! Por, nese jo! largohu! e heshte!.E zgjedh Zotnia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *