Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se gjatë vizitës së djeshme në Vatikan është pritur nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio kur dhe i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” mbrëmjen e djeshme, Thaci shprehet se “Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë. HTH”, shkruan Thaçi. /H.M/ Dita
