Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar propozimin e partive të koalicionit për mandatimin e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë së ardhshme.
“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar zotin Ramush Haradinaj mandatar për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka njoftuar Thaçi.
Njoftimi i Thaçit, përmes profilit të tij në rrjetet sociale, vjen pak orë pasi seanca konstituitive e Kuvendit të Kosovës votoi me 62 vota pro Kadri Veselin si kryetar të tij.

Tani Them ne Plot bindje se jeni me shum se te falimentuar!
si ishte ai muhabeti që u tha para zgjedhjeve?
mafia do të kapë pushtetin në kosovë??
pra thaçi e kapi kur mashtroi ish udbashin mustafa dhe e bëri K/ministër!sot e kapi parlamentin veseli kurse K/ministrinë eruditi dhe elokuenti ramush gjobisti!!
si lumë për ne shqipot!!nga shiu në breshër!!