Thaçi: Me Mogherinin dhe Vuçiç do të diskutojmë për vazhdimin e dialogut

DITA Online

 

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë do takohen nesër në Bruksel.

Hashim Thaçi ka shpjeguar përmes një statusi në Facebook se me Mogherinin dhe Vuçiç do takohen për vazhdimin e dialogut Kosove-Serbi.

Postimi i Thaçit në Facebook

Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit.

Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Duke marrë në kosideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti poltike parlamentare pa përjashtim. HTH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *