Thaçi: Moment historik, 400 km kufi duhen korrigjuar

Ornela
epa06693925 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci atttends a press conference with President of the European Council Donald Tusk (unseen) during a meeting in Pristina, Kosovo, 26 April 2018. Donald Tusk arrived in Pristina for a one day official vist. EPA-EFE/PETRIT PRENAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli edhe këtë të premte për të dhënë sqarime për momentin delikat të bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë që siç tha ai, do të vijojnë në Shtator.

Thaçi përsëriti se janë 400 km të kufirit me Serbinë për korrigjim dhe theksoi se shteti i Kosovës nuk guxon të mbyllë sytë përballë kërkesës historike të luginës së Preshevës, por edhe Medvegjës e Bujanovcit për t’iu bashkuar Kosovës. Kjo mundësi nuk do të jetë e mundur përgjithmonë, tha ai.

Thaçi tha se roli kryesor vendimmarrës do t’i takojë popullit duke sqaruar se po punohet që në një të ardhme të afërt zëri dhe vullneti i qytetarëve të dëgjohet me referendum, sidomos për çështje kryesore siç është faza e fundit dialogut dhe e marrëveshjes me Serbinë.

Mungesa e mekanizmit të referendumit na ka penguar edhe në vonesën për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës e për rrjedhojë fazën për anëtarësimin në NATO.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *