Thaçi në Japoni: Studentët dhe biznesmenët pa viza

anazapta

Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga homologu e tij, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Të dy kryeministrat nënshkruan deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Kryeministri japonez Abe, që në fillim falënderoi kryeministri Thaçi për vizitën e dytë zyrtare, e cila tregon për rëndësinë që Japonia i kushton Kosovës, edhe pse një shtet i ri, por me rol të rëndësishëm për paqen në Ballkan.

Abe theksoi tri pika të rëndësishme të marrëdhënieve me Kosovën. Së pari forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në fusha të ndryshme, në të cilat nuk do të mungojë kontributi i Japonisë, si deri më tani. Së dyti, aspektet e sigurisë në rajon dhe së treti, kryeministri japonez theksoi se Japonia përkrah fuqishëm përpjekjet e Kosovës për integrime evropiane.

Ndërkaq, kryeministri Thaçi foli për kushtet dhe lehtësitë që krijon Kosova për investitorët e jashtëm, sidomos në energjetikë, në miniera dhe në agrikulturë.

Kryeministri Thaçi falënderoi qeverinë japoneze për kontributin e dhënë në fushë të kulturës, e veçanërisht në pajisjen e Filarmonisë së Kosovës me instrumente mjaft moderne.

Kryeministri Thaçi e njoftoi kryeministrin japonez me rezultatet e arritura në Bruksel, në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbinë, për fazat e implementimit të marrëveshjes, e cila ka krijuar një situatë të re në rajon dhe mund të shërbejë si model edhe midis popujve që kanë kaluar dhe kalojnë nëpër konflikte aktualisht.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *