Thaçi nga Hasi: Shqipëria dhe Kosova do të bëhen një

Elena Tase

Qyteti i Krumës ka nderuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me dekoratën “Qytetar nderi”. Thaçi në fjalën e tij u shpreh se do të vijë një ditë që Shqipëria e Kosova do të bëhen një.

Presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi tha se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça. Në Krumë, Thaçi u tha qytetarëve të Hasit, se shqiptarët jetojnë të ndarë me kufi padrejtësisht, raporton KP.

“Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh… Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, tha ai.

Thaçi tha se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet.

e.t./dita

Share This Article
16 Comments
  • Burre shteti qe i vjen kombit nje here ne 100 vjet!! Legjendar ne lufte dhe ne paqe!! Mirnjohje edhe Keshillit te Bashkise Has per vlersimin qe i behet figures se Presidentit te Kosoves!

  • Hasi i Krumes (hasi i thate) eshte shquar per atdhetari dhe me aq sa kam lexuar mund te them se eshte treva me atdhetare e Veriut….dhe me e rendesishmja eshte se kjo eshte pjese memedheu qe i takon Shqiperise dhe Kosoves.
    .
    Eshte brilante varrosja e Bajram Currit i cili u vra nge serberishistes e kohes me porosi te Beogradit..
    .
    Nje gabim beri Enver Hoxha i cili ndikoi qe eshtrat e Bajram Currit te coheshin nga Tropoje te vrastaret e ketij kollosi..
    .
    Zoti Thaci mos u terhiq !
    .
    Je nje Bajram Beg i koheve moderne ….Ruhu nga pinjollet e Berishisteve dhe Lulbashisteve

  • Hasi i Krumes (hasi i thate) eshte shquar per atdhetari dhe me aq sa kam lexuar mund te them se eshte treva me atdhetare e Veriut….dhe me e rendesishmja eshte se kjo eshte pjese memedheu qe i takon Shqiperise dhe Kosoves.
    .
    Eshte brilante varrosja e Bajram Currit i cili u vra nge serberishistes e kohes me porosi te Beogradit..
    .
    Nje gabim beri Enver Hoxha i cili ndikoi qe eshtrat e Bajram Currit te coheshin nga Hasi ne Tropoje te vrastaret e ketij kollosi..
    .
    Zoti Thaci mos u terhiq !
    .
    Je nje Bajram Beg i koheve moderne ….Ruhu nga pinjollet e Berishisteve dhe Lulbashisteve

    • Ja ke fut kot o rrote. Hasi njihet per mikpritje e bujari, per urtesi dhe pune. Nuk shquhet per trimeri dhe mend, aq me teper nuk ka nxjerre figura apo shtetar te shquar ashtu si kojshite e tij. Bajram Begu sa ka merita si luftetar aq ka dhe njolla si komunist, ndares, dogmatik, keto te fundit te shfaqura ne vitet e fundit te jetes cka dhe ja moren jeten atij. Persa i perket varrimit te Bajram Begut ne Has eshte e vertete qe Hasi ka merita pasi ia gjet nje cope toke per varr, se Muj Hoxha i Gashit ka pas qit tellalin se kush t’ma varrosun Begin n’Malsi e vari n’shelnje e shkimi me cka ka. N’kali e kan ngarkue permbys e kan cue ne Has. Berisha i ka thene Hasi pjellor, dhe Alia Hasi i mencur! B….. i Hasit ka ba shpine prej djathit, kur ka shkue me fal taravine ja kan hanger qete shpine! Kjo eshte hajgare dhe me te vertete nuk ja ul vlerat hasjanit qe ka kontribue perhere per atdhe po jo ne permasa qe komentojen me lart!

  • Shqiperia edhe Kosova jane nje, jane Shqiperia e vertete ! Kete e dine gjithe bota se kane dosjet e tyre edhe dredhit e tyne kunder popullit shqiptar.
    Ty te takon vetem me va thane , e rithane kete cdo here qe i takojesh ! Te va thuash e rithuash se perkunder perpjeket tuaja ,perkundra masakrave tuaja e masakrat qe keni perkrah, populli kur nuk u dorezuar per te mbrojtur shqiptarine e vete, nga e cila buron e drejta per t’i dhane fund ndarjes se imponuar.!

  • Mos u ngut more zotni!
    Nji Bajram Beg ka pas Shqiperia dhe prit nese do lind i dyti.
    E vrau Ahmet Zogu dhe e rivrau Sali Berisha tue riabilitue Zogun

  • Shqiperija dhe Kosova doemos do behen bashke por , nuk do re jeshe ti Thaci ai qe do ti bashkoje biles, ti per keto 20-30 vite gjithe energjine tende e shpenzove ne minimin e procesit te bashkimit dhe , per keto populli i Kosoves dhe Shqiperise kane shume prova te cilat kane ndodhur dhe tregojne pengimin e bashkimit

  • Tradita e popullit ton eshte qe kur te cmendet ose vdes dikush e ngrisim ne qiell me lavdata !!!!!!!

  • Bravo, Bashkise se Hasit. Nje xhest qytetarie per nje luftetar te oreve te para te U.Ç.K-s, qe Kosova te fitonte pavaresine dhe tw shpallej shtet me integritet. Hasianet e kane treguar veten edhe ne rrespektin per Bajram Currin, te cilet pranuan te varrosej ne Has, edhe pse ai nuk u vra aty. Nuk e di nese e ka bere edhe Kukesi kete vleresim ne lojhe tjeter, por sidoqofte, çdokush ben ate qe mbahet ose nuk mbahet mend. Pereshendetje bashkiake te Hasit.

  • Unisoni midis Rames dhe Thacit perben nje garanci the-
    melore qe nje dite te realizohet Endrra e Madhe Shqip-
    tare: Bashkimi perfundimtar i Trojeve Shqiptare qe Bota
    Europiane Hileqare i ka percare e ndare ne 5 shtete per
    te joshur lakmite e fqinjeve te eger, barbare e brutale:
    SERBINE dhe GREQINE..,! Shekulli 21 i takon shqipta-
    reve,nese po.itikanet shqiptare,pa Tradhetaret Berisha,
    Meta,etj. te cilat per interesat e tyre meskine jane gati ta
    cojne Shqiperine dhe popullin shqiptar ne preherin serbo-
    rus…..! Keta tradhetare duhet te japin llogari para Drejte-
    sise si te tille. Te rivendoset perkohesisht per nje kategori
    te tille tradhetaresh, kriminelesh dhe mafiozesh Denimi
    Kapital, qe kjo histori e hidhur 28 vjecare te mos perseri-
    te ME KURRE.,….!!!

  • Me këtë mirënjohje që i bëhet njërit nga protagonistët kryesorë të një nga ushtritë ma të famshme të shqipëtarëve nderohen të gjithë ata të vrarë dhe të plagosur nga falangat çetnike falenderojmë Krumën që tregoi atdhedashuri dhe nuk u radhit në ato banda tradhëtare të shitura te çarçet sllave që nga fillimi e deri më sotë e deri sa të vdesin nuk u ndalen dhe nuk do të pushojnë në baltosjen e UÇK dhe liderëve të sajë të kyqur në skenën shoqrore politike

  • Nje sihariq i madhe qe jepe Presidenti i Kosoves Hashim Thaci shqiptarev si tek nene shqiperi ne Shqiptaret e Kosoves dhe te hapsires sone shqiptare.
    Bashkimi me sveti i shqiptarve nje sihariq i madh ku do te gezohenm te gjalle dhe te vdekur.Edhe ata qe dhen jeten per Kosoves dhe shqiperin eshtrat e tyre do levizin atje ku orehe.!
    Hasianet si kurdohere ata i ka pasure te gatshem per te gjith veprimtarin e tyre.
    Hasi me gjith se nuk ishte lighjerishte ne lufte u tha bijte e tyre me te mire per lirimn e kosoves.
    Sote Hasi vetem ketej kufirin ka 27 deshmore.
    Vec kesaj Hasianet i kishin dyyert e hapura per luftetaret e UCK-se te cilet e ndan buke dhe te gjith hallet dhe veshtersite me luftetaretb e lirise.
    Hashim Thaci te lumte Goja je vertet patriot i patundur si drejtues i Luftes se UCK-se ashtu edhe sote ne Pace.!
    RROFTE USHTRIA CLIRIMTARE E KOSOVES.
    LAVDI DHESHMORVE TE KESAJE LUFRE DHE KOMANDATIT HEROIK ADEM JASHARIT.!
    RROFTE EDI RAMA QE ESHTE GJEDUR PRANA TYRE EDHE SOTE NE KOHE PAQE.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *