Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se nuk do të kandidojë për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Deklarata e tij u dha mbrëmjen e së shtunës në një intervistë për “Epokën e Re”.
“PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për kryeministër”, u shpreh Thaçi. Ai shtoi se beson që AAK-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie, pasi për këtë ekziston vullnet i dyanshëm.
I pyetur për pasardhësin e tij, Thaçi nuk e mohoi mundësinë që Kadri Veseli të jetë kandidati i mundshëm i PDK-së.
”Z. Veseli dhe një pjesë e madhe e lidershipit të PDK-së kanë kapacitete të fuqishme për udhëheqje, ekzekutive, presidenciale dhe legjislative. Puna e z. Veseli në PDK paraqet energji, kreativitet organizativ dhe ideor për realizimin e qëllimit dhe vizionit europian për PDK-në – Kosovën evropiane”, shtoi thënë Thaçi.
Megjithatë, kryeministri aktual theksoi se partia e tij, e cila “do të fitojë me 100% zgjedhjet”, nuk do ta lëshojë postin e kreut të ekzekutivit, duke përjashtuar mundësinë që Ramush Haradinaj ta pasojë.