Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë detaje nga Samiti i Berlinit i mbajtur sot në Gjermani. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Thaçi shkruan se situata e keqe në të cilën ndodhet vendi nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte.
Ndër të tjera, Thaçi shprehet se është e padrejtë që Kosova të mbetet vendi më i izoluar në Europë, në një kohë që populli i saj është më proevropiani në rajon.
“Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.
Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare.
Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.
Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!”-shkruan Thaçi.
v.l/ Dita

Z.Thaçi proeuropian duhet te jeni me vepra e jo me fjale. Per fat te keq ne kete menyre vepron edhe politika Shqiptare. Çirren duke folur per pro amerikanizem e pro europianizem e me vepra shkojne ne prehrin e erdoganit,dmth antieuropianit e antiamerikanit. Mos perserisni fjalet e propaganduesve te meparshem me fjale te tilla jo po na mban europa me fjale etj,etj, njelloj si propaganda e Erdoganit. Faji eshte i Juaj dhe i dredhive Tuaja. Ju nuk e doni europen dhe demokracise, Ju doni autokracine .Populli do lirine, demokracine drejtesine,punen,rregullin e qetesine. Ju nuk ndiheni rehat po nuk e mashtruat,varferuar e dhunuar popullin.
Ju duhet te jepni doreheqje, kjo eshte zgjidhja,pengesa e politikave tuaja eshte shkaku qe sju qas njeri.Boll ne kolltuk,neqoftese e doni Kosoven lerjani vedin te rijve,por ju se leshoni pushtetin,prandaj situata do keqesohet me shume.
Patriot pe lecke kur të kapësh thaçin dhe haradinajn me gojë duhet ta lash dhe dezinfektosh mirë gojën. ..këta luftuan dhe do të luftojnë sa të jenë gjallë për këtë Kosovë sepse janë patriotë të vërtetë jo si puna jote. .është për tu habitur me ju të çetës së anastasit se përdorni të gjithë terma patriotik por idea juaj është gjithnjë përçarëse. ..sekush është Thaçi apo haradinaj e njeh gjithë historia. .zotrote kush je?
Ik or tru shperlare, Nga ata te anastasit u ngriten aroplanet e Amerikes mor bole,po te ishte per luften tende, lesh qeni do ishe.Nga ana tjeter kush je ti zoterote zoteloqe,ti je ai qe e shkruan historine ?!!!! rr.k.
Epo ja dhe nja 30-40 vite, sa te integroheni ne beeeeeeeeeeeeeee
Proeuropian me feudale dhe skllavopronare nuk mund te kete.
Evropa ja le pergjegjesine plerave te shtetit.
I takon popullit ta marri mesazhin dhe te mos shpresoje qe Thaci dhe pushtat e tjere te pushtetit te vjedhin sa te duan se ka Evropa viza e pune pre te tjeret.
NJelloj si ne Shqiperi.
Ramuti &Co duan te vjedhin gjithe Shqiperine, dhe ta shtyjne urine e shqiptareve drejt Evropes.
Dhe kete tja atribojne merite vetes se tyre,.
Tundu popull, perndryshe do ngelesh jashte cdo kategorie civilizimi.
Merr ne dore situaten dhe qerro plerat qe po ta zene frymen
Nuk me intereson as politika e Thacit, as Haradinajt, as Rames, e as Berishes, por fakt eshte qe Kosoves nuk i i heqin akoma izolimin. Nuk eshte faji i shqiptareve ketu.Si komb te bashkohemi dhe te kerkojme qe Kosova te trajtohet si cdo vend tjeter ne Evrope. Levizja e lire qe pengesa me e madhe qe po i behet kosovareve, dhe evropianet vazhdojne me justifikime bosh. Per mua, asnje bashkepunim me asnje deri sa kosovareve tu njihet e drejta e levizjes se lire. Ta kerkojme me nje ze te gjithe, kudo qe jemi. Mjaft me luftra brenda llojit. Burokratet evropiane zbsolutisht po na sabotojne dhe diskriminojne per te marre me te mire serbin.
Ky ka hallin se po i troket ora e prangave