Çështjen e korrigjimit të kufijve, Presidenti kosovar Hashim Thaçi shprehet se po e negocion duke u këshilluar me partnerët ndërkombëtarë.
Ndaj dhe në një shkrim të gjatë të publikuar në Facebook për këtë çështje, Thaçi kërkon mbështetje popullore.
“Qytetarët tanë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit. Ata duhet të zgjedhin se a janë për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila Kosovës i siguron anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, apo duan të jetojnë në hasmëri me shtetet fqinje dhe të izoluar. Unë e di që ata do të zgjedhin opsionin e parë, prandaj edhe po punoj në koordinim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë, që paqja me fqinjë dhe integrimi të jenë zgjedhja e duhur”.
Marrëveshja që po synohet të arrihet, sipas Thaçit do të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale që garanton integritetin territorial të vendit. Thaçi shprehet se partnerët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe Anglia janë më të angazhuar se kurrë më parë për të ndihmuar Kosovën, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe paqësore me Serbinë.
Megjithatë Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh dy ditë më parë se ishte kundër propozimeve për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ky rast mund të shërbente si precedent për të tjera ndryshime territoriale në Ballkan.
a.s/dita

Plera. Nuk dashka te ndalet. Plumbi vetem e ndal
Or kelysh SERB, ore Thaci kush t’a ka dhene mandatin per te negociuar dhe ndryshuar kufinjte e Shqiperise…. ne kete rast te Kosoves.
Ky po ben zedhenesin e Serbise:Po deshet paqe ,na jepni territore.Ky qenka i luajtur mendesh.
Me ke nderkombetare po negocion o koke ka …li. A nuk u shpreh Merkeli se eshte kunder projektit tend?! Kush do ta mbroje neser Kosoven ne rast konflikti ose diversioni?! Trump-i apo Merkel-i?! Ne kushtet e sotme Kosova duhet te ndjeke linjen gjermano/ britanike. Ndryshe e hengri.
Z thaci
Dihet qe tramp don percarje ne be… e ku ka me mire se nje lufte ne ballkan?
Nqs tramp per te shperbere be-n na ka premtuar trojet tona etnike ashtu qofte por qe te na tregoje se e ka seriozisht te na armatose nje cike me pak se izraeli pastaj shohim se sot jemi ne nivelin e bandave meksikane sa i perket mbrojtjes
Kur te mbron dikush eshte mire kur mbrohesh vete eshte shkelqyeshem
Vazhdo bisedimet se ti je i vetmi politikan i denje i Kosoves. Po te kishin tru kosovaret nuk do te kishin ngelur nen thundren e Serbise per 100 vjet!
Kushtetuta ty si president nuk ta jep të drejtën të negociosh i vetëm me askënd për asgjë.
Ti flet shumë, por deri tashti nuk ke thënë ASGJË.
Nuk ke shtruar asnjë plan, nuk ke biseduar as me dy shtyllat e tjera të kosovës. Ato më të rëndësishmet legjislativin dhe ekzekutivin. Me asnjë nga përfaqsuesit e tyre.
Kjo që bën ti është diçka ndërmjet budallallëkut dhe idiotësisë. Tradhëti nuk mundësi të bësh. Nuk ke mundësi.
gano
ke të drejtë kur thua se ky nuk mund ta bëjë tradhëtinë!!
mundësitë nuk i ka!!është një figurë shtetrore dhe asgjë më tepër!kompetencat e tij janë aq të pakta,sa nuk di se përse e lejojnë të flasë,nuk e di përse e lejojnë të shkojë në bisedime??
mënyra të tilla të veprimit në një shtet nuk tregojnë gjë tjetër veçse zënjen e tij nga njerëz të sëmurë nga autoritarizmi që më vonë,nëse e lejojnë kushtet,shëndrohet në diktat!!
shpresoj që shqiptarët e kosovës të mos pranojnë gjëra të tilla!!
pavarsisht se mbështeten nga pisa të politikës së tiranës dhe të tetovës!!
janë rrethi i ndyrësisë shqiptare që po merr shëmbull dhe para nga haleja e bosforit!!
ndryshe nga çthotë erdoganisti “Kuq e zi”,interesi për probleme në BE nuk është i SHBAsë,por i sulltan salepit të turqisë!!interesi për probleme është i vëllait,prej none o babe nuk e di,të treshes së politikës shqiptare,rama-thaçi-ahmeti!!pavarsisht se këta nuk janë më ekstremistët!!
në shqipëri nuk kemi një parti,përjashto kresho leshin,erdoganiste,por me besën e maqedonisë dhe “VV”,që ka një dendencë të fortë,por të fshehur shumë mirë,erdoganiste,kemi një pykë ekstremizmi NEOOSMAN!ky ekstremizëm përdor fenë islame,por në fakt ka të bëjë vetëm me osmanizmin!!gjë që është shprehur shumë hapur nga pretendenti për sulltan!
shumë shqiptarë bien pre e kësaj propagande,duke menduar se po forcohet ISLAMI!!
ndyrësira si thaçi,rama e shpurat që u vijnë pas ose anash,me “opozitë” e kukuru,nuk kanë problem tjetër veç atë të pushtetit të tyre!!
që të dy dolën nga hiçi,njëri me njëfarë shkolle tjetri gati analfabet, dhe nuk e lëshojnë më atë që kanë kapur!!rraste të tilla nuk vijnë kollaj!!prandaj i mbajnë me të gjitha forcat e pisllëkut!
Loja me zjarrin në Ballkan, ja çfarë do të sillte për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi
Javën e shkuar, një gazetë kosovare botoi një raport bombastik, duke pretenduar se SHBA-ja dhe Rusia kanë ranë dakord në samitin e Helsinkit, për një ndarje të mundshme të Kosovës, me synim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pavarësinë e Kosovës – një opsion që Uashingtoni e ka kundërshtuar në të kaluarën.

Po negocion Thaci me nderkombtaret per ndryshim kufijsh apo , po negocion Thaci me nderkombtaret per ndryshim te Kushtetutes se Kosoves , ndryshimit dhe anulimin e Ligjit te Gjykates Speciale duke i pamundesuar Prokurorise Special ngritje te aktakuzes kundra tij ..?
Por , ja cfare thote ne analizen e tij :
JACOB L.SHAPIRO
Javën e shkuar, një gazetë kosovare botoi një raport bombastik, duke pretenduar se SHBA-ja dhe Rusia kanë ranë dakord në samitin e Helsinkit, për një ndarje të mundshme të Kosovës, me synim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pavarësinë e Kosovës – një opsion që Uashingtoni e ka kundërshtuar në të kaluarën.
Sipas gazetës “Express”, marrëveshja parashikon që Kosova t’i japë një pjesë të territorit të saj Serbisë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Beogradi – duke shkëmbyer në thelb tokën për paqe. Raporti gjithashtu sugjeronte, se kjo do t’i hapë rrugën Kosovës, e cila është pothuajse tërësisht etnikisht shqiptare, që të bëhet një provincë de fakto shqiptare.
Ministria e Jashtme e Rusisë, e cilësoi si qesharak raportin të premten e kaluar, duke e cilësuar atë si “shumë të rrezikshëm” dhe një “dezinformim absolut”. Megjithatë, ministri i Jashtëm i Serbisë u tha gazetarëve në Uashington pas përfundimit të takimeve 2-ditore me zyrtarët amerikanë, se për herë të partë në 30 vjet, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për një kompromis mbi çështjen e Kosovës, dhe se kjo mund të përbëjë bazën për rivendosjen e marrëdhënieve më të afërta SHBA-Serbi.
Të gjitha palët duket se po distancohen nga historia, por historia nuk po largohet. Skenari i ndarjes, është diskutuar si një rrugë e mundshme, që nga përpjekja e parë e Kosovës për shpalljen e pavarësisë në vitin 1991. Por ideja mbeti në letër; ndryshimi i kufijve është një çështje e ndërlikuar në Europë, dhe sidomos në Ballkan.
Para rënies së saj, Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republika socialiste:Serbia, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova ishte një krahinë autonome brenda Serbisë. (Po kështu edhe Vojvodina – një nga arsyet se përse Serbia është aq kundërshtuese për pavarësinë e Kosovës).
Si një provincë autonome, Kosova mund të shpallte teorikisht pavarësinë pa ndryshuar kufijtë e saj. Kjo është një nga arsyet pse Kosova synoi pavarësinë, në vend të aneksimit nga Shqipëria – kjo e fundit do të shkaktonte shumë kundërshtime në të gjithë Europën.
Problemi me këtë qasje, është se ajo nuk llogarit faktin se ka zona të pakicave etnike, të përhapura nëpër kufijtë shtetërore në të gjithë rajonin. Ndarja është një opsion tërheqës, pasi do t’i lejonte të dyja palët të ruanin kontrollin mbi zonat e dominuara nga grupet e tyre etnike.
Rreth 120 mijë serbë etnikë jetojnë ende në Kosovë, të përqendruar vetëm në kufirin serb në veri, ndërsa një popullsi e konsiderueshme etnike shqiptare jeton në Serbi. Prandaj, do të kishte kuptim që Serbia të merrte pjesë nga zonat me shumicë serbe etnike në Kosovë, dhe që Kosova të merrte pjesë nga zonat me shumicë shqiptare në Serbi.
Problemi është se kjo do të hapte kutinë e Pandorës. Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë ndryshimin e kufijve, asgjë nuk e ndalon Shqipërinë të dëshirojë të ndryshojë kufijtë e saj me Maqedoninë, që ka një minoritet të madh etnik shqiptarësh, ose Kroacinë të ndryshojë kufijtë me Bosnjën, ku jeton një pakicë e konsiderueshme kroatësh etnikë.
Për këtë arsye ndarja nuk ka ngjitur deri tani, jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe për Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku kanë mbikëqyrur zhvillimin e rajonit në atë që është sot. Nëse ata bien dakord të ndryshojnë një kufi, atëherë mund të duhet të ndryshohen edhe të tjerët.
Në veçanti Bashkimi Evropian, është i kujdesshëm ndaj ndarjes, për shkak të precedentit të rrezikshëm që mund të vendoset në pjesë të tjera të bllokut (Katalonja është është shembulli më i njohur, por jo i vetmi). Në vend të kësaj, këto institucione kanë nxitur një zgjidhje që i lë siç janë kufijtë aktualë – duke përdorur si një nxitje pranimin potencial në BE dhe NATO. Në fakt, Serbia filloi negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2014 – por unioni nuk do ta lejojë atë të bashkohet, ndërsa çështja e Kosovës mbetet ende e pazgjidhur.
Ndërsa ka pasur disa përparime në bisedimet e Serbisë dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, ato kanë qenë përgjithësisht të ngadalta. Në takimin e vetëm të zhvilluar muajin e kaluar, presidentët e Serbisë dhe Kosovës dukeshin më larg se kurrë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha javën e kaluar se bisedimet po arrinin në pikën e tyre më të vështirë, dhe se shanset për arritjen e një marrëveshjeje ishin “minimale”.
Zërat rreth ndarjes së Kosovës janë shtuar, teksa negociatat duket se kanë arritur në një udhë pa krye, çka sugjeron që jo vetëm ndarja në tavolinë, por të paktën disa palë të përfshira e shohin atë si një mënyrë për të kapërcyer ngërçin aktual. Tani për tani, vetëm Serbia ka shprehur publikisht një qëndrim në favor të këtij opsioni.
Presidenti serb, sugjeroi javën e kaluar se ndarja përgjatë vijave etnike, mund të jetë një zgjidhje. Ndërkohë, presidenti i Kosovës ka qenë publikisht më i paqartë në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj idesë, duke thënë se “s’do të ketë ndarje”, edhe pse mediat lokale vazhdojnë të raportojnë se Kosova do të ushtrojë presion për rishikimin e kufijve.
Përsa i përket SHBA-së dhe Rusisë, ato nuk kanë marrë qëndrime të forta. Mediat kosovare pretendojnë se në një intervistë të datës 21 korrik në KTV, ambasadori i SHBA në Kosovë e mbështeti idenë e ndarjes. Por ai e ka hedhur poshtë këtë lloj interpretimi të komenteve të tij, edhe pse nuk e ka përjashtuar ndarjen si një opsion, nëse Kosova do ta ndërmerrte këtë rrugë.
As Rusia nuk e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi – megjithëse ka mohuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë në Helsinki më SHBA-në. Moska theksoi se një zgjidhje do të duhej të vendoset midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se të dyja palët duhet të respektojnë çfarëdolloj marrëveshjeje që ato arrijnë, në kuadër të proçesit të negociatave të ndërmjetësuara nga BE.
Interesi kryesor i Rusisë nuk është ruajtja e paprekshmërinë territoriale të Serbisë, por më tepër pasja e marrëdhënieve të ngushta me Serbinë. Nëse Serbia mendon se njohja e pavarësisë së Kosovës, me ose pa ndarjen e saj, është në interesin e saj, Rusia ka gjasa të pajtohet me këtë qasje.
Ajo nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë marrëdhëniet e saj me Serbinë, ashtu si Bashkimi Sovjetik që humbi dikur Jugosllavinë. Problemi për Rusinë, është se një marrëveshje Serbi-Kosovë, mund ta sjellë Serbinë më afër Perëndimit, por kjo mund të jetë tanimë e pashmangshme.
Serbia ka natyrisht, ka një rrugë të gjatë përpara, dhe sipas fjalëve të Ministrisë së Jashtme ruse, shumë gjëra mund të ndryshojnë “në një rajon aq të komplikuar sa Ballkani”. Megjithatë, interesat e palëve të përfshira duket se përputhen. Serbia sheh një mundësi për t’u angazhuar si me SHBA-në, ashtu edhe Rusinë. Kosova e sheh si një mundësi për njohje.
Shtetet e Bashkuara dhe BE, mendojnë se mund të jenë në gjendje të sjellin në Perëndim më shumë vende të Ballkanit. Dhe Rusia ka pak interes të krijojë pengesa, nëse Beogradi dëshiron të ecë përpara. Rusia ka ende një ndikim të konsiderueshëm mbi Serbinë, dhe mund të përpiqet ta përdorë atë për të nxjerrë lëshime nga Perëndimi në çështjet që lidhen me Ukrainën ose sanksionet e perëndimit, por nuk ka gjasa të sabotojë një marrëveshje nëse arrihet një e tillë.
Ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të botës është një lojë më zjarrin, por zgjidhja e njërës prej mosmarrëveshjeve më të mëdha kufitare në kontinentin europian mund t’ia vlejë marrjen parasysh të këtij rreziku. Nëse gjërat marrin për keq, cilido vend i përfshirë mund të dëshironte ta kishte lënë zjarin të qetë. Ndërkohë, presidenti i Kosovës duket se ka qenë i saktë:Faza tjetër e dialogut, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. / “Geopolitical Futures” / bota.alipas gazetës “Express”, marrëveshja parashikon që Kosova t’i japë një pjesë të territorit të saj Serbisë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Beogradi – duke shkëmbyer në thelb tokën për paqe. Raporti gjithashtu sugjeronte, se kjo do t’i hapë rrugën Kosovës, e cila është pothuajse tërësisht etnikisht shqiptare, që të bëhet një provincë de fakto shqiptare.
Ministria e Jashtme e Rusisë, e cilësoi si qesharak raportin të premten e kaluar, duke e cilësuar atë si “shumë të rrezikshëm” dhe një “dezinformim absolut”. Megjithatë, ministri i Jashtëm i Serbisë u tha gazetarëve në Uashington pas përfundimit të takimeve 2-ditore me zyrtarët amerikanë, se për herë të partë në 30 vjet, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për një kompromis mbi çështjen e Kosovës, dhe se kjo mund të përbëjë bazën për rivendosjen e marrëdhënieve më të afërta SHBA-Serbi.
Të gjitha palët duket se po distancohen nga historia, por historia nuk po largohet. Skenari i ndarjes, është diskutuar si një rrugë e mundshme, që nga përpjekja e parë e Kosovës për shpalljen e pavarësisë në vitin 1991. Por ideja mbeti në letër; ndryshimi i kufijve është një çështje e ndërlikuar në Europë, dhe sidomos në Ballkan.
Para rënies së saj, Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republika socialiste:Serbia, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova ishte një krahinë autonome brenda Serbisë. (Po kështu edhe Vojvodina – një nga arsyet se përse Serbia është aq kundërshtuese për pavarësinë e Kosovës).
Si një provincë autonome, Kosova mund të shpallte teorikisht pavarësinë pa ndryshuar kufijtë e saj. Kjo është një nga arsyet pse Kosova synoi pavarësinë, në vend të aneksimit nga Shqipëria – kjo e fundit do të shkaktonte shumë kundërshtime në të gjithë Europën.
Problemi me këtë qasje, është se ajo nuk llogarit faktin se ka zona të pakicave etnike, të përhapura nëpër kufijtë shtetërore në të gjithë rajonin. Ndarja është një opsion tërheqës, pasi do t’i lejonte të dyja palët të ruanin kontrollin mbi zonat e dominuara nga grupet e tyre etnike.
Rreth 120 mijë serbë etnikë jetojnë ende në Kosovë, të përqendruar vetëm në kufirin serb në veri, ndërsa një popullsi e konsiderueshme etnike shqiptare jeton në Serbi. Prandaj, do të kishte kuptim që Serbia të merrte pjesë nga zonat me shumicë serbe etnike në Kosovë, dhe që Kosova të merrte pjesë nga zonat me shumicë shqiptare në Serbi.
Problemi është se kjo do të hapte kutinë e Pandorës. Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë ndryshimin e kufijve, asgjë nuk e ndalon Shqipërinë të dëshirojë të ndryshojë kufijtë e saj me Maqedoninë, që ka një minoritet të madh etnik shqiptarësh, ose Kroacinë të ndryshojë kufijtë me Bosnjën, ku jeton një pakicë e konsiderueshme kroatësh etnikë.
Për këtë arsye ndarja nuk ka ngjitur deri tani, jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe për Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku kanë mbikëqyrur zhvillimin e rajonit në atë që është sot. Nëse ata bien dakord të ndryshojnë një kufi, atëherë mund të duhet të ndryshohen edhe të tjerët.
Në veçanti Bashkimi Evropian, është i kujdesshëm ndaj ndarjes, për shkak të precedentit të rrezikshëm që mund të vendoset në pjesë të tjera të bllokut (Katalonja është është shembulli më i njohur, por jo i vetmi). Në vend të kësaj, këto institucione kanë nxitur një zgjidhje që i lë siç janë kufijtë aktualë – duke përdorur si një nxitje pranimin potencial në BE dhe NATO. Në fakt, Serbia filloi negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2014 – por unioni nuk do ta lejojë atë të bashkohet, ndërsa çështja e Kosovës mbetet ende e pazgjidhur.
Ndërsa ka pasur disa përparime në bisedimet e Serbisë dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, ato kanë qenë përgjithësisht të ngadalta. Në takimin e vetëm të zhvilluar muajin e kaluar, presidentët e Serbisë dhe Kosovës dukeshin më larg se kurrë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha javën e kaluar se bisedimet po arrinin në pikën e tyre më të vështirë, dhe se shanset për arritjen e një marrëveshjeje ishin “minimale”.
Zërat rreth ndarjes së Kosovës janë shtuar, teksa negociatat duket se kanë arritur në një udhë pa krye, çka sugjeron që jo vetëm ndarja në tavolinë, por të paktën disa palë të përfshira e shohin atë si një mënyrë për të kapërcyer ngërçin aktual. Tani për tani, vetëm Serbia ka shprehur publikisht një qëndrim në favor të këtij opsioni.
Presidenti serb, sugjeroi javën e kaluar se ndarja përgjatë vijave etnike, mund të jetë një zgjidhje. Ndërkohë, presidenti i Kosovës ka qenë publikisht më i paqartë në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj idesë, duke thënë se “s’do të ketë ndarje”, edhe pse mediatlokale vazhdojnë të raportojnë se Kosova do të ushtrojë presion për rishikimin e kufijve.
Përsa i përket SHBA-së dhe Rusisë, ato nuk kanë marrë qëndrime të forta. Mediat kosovare pretendojnë se në një intervistë të datës 21 korrik në KTV, ambasadori i SHBA në Kosovë e mbështeti idenë e ndarjes. Por ai e ka hedhur poshtë këtë lloj interpretimi të komenteve të tij, edhe pse nuk e ka përjashtuar ndarjen si një opsion, nëse Kosova do ta ndërmerrte këtë rrugë.
As Rusia nuk e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi – megjithëse ka mohuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë në Helsinki më SHBA-në. Moska theksoi se një zgjidhje do të duhej të vendoset midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se të dyja palët duhet të respektojnë çfarëdolloj marrëveshjeje që ato arrijnë, në kuadër të proçesit të negociatave të ndërmjetësuara nga BE.
Interesi kryesor i Rusisë nuk është ruajtja e paprekshmërinë territoriale të Serbisë, por më tepër pasja e marrëdhënieve të ngushta me Serbinë. Nëse Serbia mendon se njohja e pavarësisë së Kosovës, me ose pa ndarjen e saj, është në interesin e saj, Rusia ka gjasa të pajtohet me këtë qasje.
Ajo nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë marrëdhëniet e saj me Serbinë, ashtu si Bashkimi Sovjetik që humbi dikur Jugosllavinë. Problemi për Rusinë, është se një marrëveshje Serbi-Kosovë, mund ta sjellë Serbinë më afër Perëndimit, por kjo mund të jetë tanimë e pashmangshme.
Serbia ka natyrisht, ka një rrugë të gjatë përpara, dhe sipas fjalëve të Ministrisë së Jashtme ruse, shumë gjëra mund të ndryshojnë “në një rajon aq të komplikuar sa Ballkani”. Megjithatë, interesat e palëve të përfshira duket se përputhen. Serbia sheh një mundësi për t’u angazhuar si me SHBA-në, ashtu edhe Rusinë. Kosova e sheh si një mundësi për njohje.
Shtetet e Bashkuara dhe BE, mendojnë se mund të jenë në gjendje të sjellin në Perëndim më shumë vende të Ballkanit. Dhe Rusia ka pak interes të krijojë pengesa, nëse Beogradi dëshiron të ecë përpara. Rusia ka ende një ndikim të konsiderueshëm mbi Serbinë, dhe mund të përpiqet ta përdorë atë për të nxjerrë lëshime nga Perëndimi në çështjet që lidhen me Ukrainën ose sanksionet e perëndimit, por nuk ka gjasa të sabotojë një marrëveshje nëse arrihet një e tillë.
Ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të botës është një lojë më zjarrin, por zgjidhja e njërës prej mosmarrëveshjeve më të mëdha kufitare në kontinentin europian mund t’ia vlejë marrjen parasysh të këtij rreziku. Nëse gjërat marrin për keq, cilido vend i përfshirë mund të dëshironte ta kishte lënë zjarin të qetë.
fery
shumë i bukur kjo ana lizë e JACOB L.SHAPIRO
por më duket se e ke mbivendosur dy herë!!
Flm anticensure 256….. egzakte .Tani e pashe se paska gabuar , e paskam shtype butonin dy here pa dashje
Pake rendesi ka kjo , kryesorja eshte se te paska pelqyer analiza edhe ty sikur me pekqeu mua dhe do tu pelqej edhe lexueseve tjere nese do ta lexojne