Sociologu Besnik Pula, profesor në Virginia Tech në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, veçmas idenë e fundit të presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit.
Pula ka thënë se Thaçi po punon në minimin e ndikimit gjerman në Evropë.
“Interesant është se si Thaçi në gjeopolitikën aktuale po punon në minimin e ndikimit gjerman në Evropë. Berlini ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk ka anëtarësim të Serbisë në BE pa zgjidhjen e problemit me Kosovën. Me një fjalë njohjen e Kosovës si të pavarur. Kjo domethënë një gjë – se në këtë pikëpamje, faktori kohë punon në favor të Kosovës, përderisa Gjermania ka mbajtur këtë qëndrim dhe përderisa Serbia do gjithsesi të bëhet pjesë e BE-së”, ka komentuar Pula.
“Por jo – Thaçi, në synim për faktorizimin e vetes me çdo kusht e me çfarëdo çmimi, për bërjen e një ‘marrëveshjeje historike’ me partnerin e tij serb, fut në lojë territoret e Kosovës. Kërkesë kjo e kahershme e Beogradit. Serbia në këtë anashkalon Berlinin, duke marrë mbështetjen e faktorëve pro-serbë në Washington, arrivistëve ambiciozë në Vjenë si kryeministri i saj i ri Kurz, dhe sigurisht bekimin e Moskës (e cila do të jetë përfituesi më i madh i legjitimimit të konceptit të ‘korrigjimit të kufijve’ në Evropë). Tani edhe pasi Berlini përsëritë kundërshtinë e vet – njëherë nga kancelarja Merkel në Shkup dhe pastaj nga ambasadori gjerman në Beograd – që e bën edhe Vuçiqin të tregohet më i matur në qasjen e tij, është pikërisht Thaçi ai që insiston në domosdoshmërinë e ndryshimit të kufijve”, ka shtuar më tej Pula, që ka shtruar edhe një pyetje në fund.
“Vërtetë, për llogari të kujt punon ky njeri?”.
n.s. / dita

Mos se na shkrite gazit, Thaci eshte nje kone e bindur e asaj qe po i shkon pas ne foto. Dominimin gjerman dhe Gjermanine e ka minuar fort pikerisht plaka ne foto duke e mbushur me klandestine. Tani po kerkon te minoje krejt Europen duke kerkuar qe ato klandestinet qe ftoi me Mikpritjen e saj, ti shperndaje ne vende tjera. Kaq minim me te madh nuk ka pare Europa kurre nga askush.
Zonja e nderuar Merkel èshtè nè tè njèjtin pozicion nè lidhje me qèndrimin ndaj serbisè. Ky qèndrim i sajè èshtè nè njè linjè me politikèn amerikane nga Clinton deri tek Obama. Sot kemi njè zbutje tè politikès amerikane ndaj serbisè qè u bè e mundur nga administrata Trump e cila kèrkon njè linjè tjetèr, qè sa mè larg i largohet asajè tè para tijè, aq mè tepèr i bashkohet asajè Russe. Njè biznesmen i ngritur nè politikè bèn tè mundur qè atè ( politikèn ) ta vendosè nè shèrbim tè biznesit. Disa kohè mè parè njè ish min i Milosheviçit, sot i punève tè jashtme ka ndèrmjetèsuar rreth njè miliardè e gjysèm dollarè pèr administratèn Trump. Dihet qè paratè i shkojnè mirè affaristève…..Kèshtu qè pèr turpin e amerikanève me vyrtyte e moral, Trump bèn bissness me lirinè dhe pavarsinè e Kosovès. Njè gjè tè tillè Merkel nuk mund ta bènte kurrè. Trump dhe politika e tijè janè njè gjè e pèrkohèshme, kèshtu qè Thaqi nuk duhet tè ndjekè verbèrisht politikèn e tijè e tè bèjè pazar me fatet e shqipètarève !
Shqipetaret duhet te rrine me dy kembe ne toke qe te mos rrezohen dhe me patjeter njera kembe duhet te jete me Gjermanine dhe kemba tjeter me Ameriken.
Vetem ne kete menyre shqiptaret do te jene ne gjendje te perballojne ererat e ftohta te lindjes duke filluar nga e afermja deri tek lindja e larget.
Nese nje dore apo qofte edhe nje gisht mund ta veme diku tjeter per te konsoliduar pozicionin kryesor do jete mire nese jo prape ne kembe jemi.
Vetem te dehurit nuk rrine ne kembe mbi dy kembe, uroj qe politika shqiptare te mos dehet nga asnje lloj loje politike me pije ekzotike per te miren e shqiptarise.
Nese Gjermania gaboi kure besoi se trojet shqiptare u qiten ne pazar per srsye “arritjes se paqes ne Europe ” kurse paqja ne Europe nuk ndodhi por, ndodhi e kunderta , ndodhen dy luftra botrore dhe dy luftra te pergjakeshme ballkanike ku ne shqiptaret pesuam ne njerez dhe teritore, psoi populli shqiptar si ssnji popull tjeter ne Europe ngase u coptua ne 6 parcela etj. etj. Dhe tani , tani Gjermanija dhe Bundestagut gjerman nuk duan ta perserisin te njejtin gabim ngase pase ” paqes ne Europe ” Gjermanija si fuqi e Madhe europiane e kohes u tradhetuan sepse , u krijua nji krijese artificiale , satelite e Rusise ,
mbreterija srbo – kroato – sllovene dhe, pase saje nji monster krijese antishqiptare , Jugoslavija komuniste. Sot , pase gjithe asaje qe ndodhi duket sheshit se vetem forma ky ndryshuar por , jo edhe qellimi e qellimi serbo – rus eshte aty ku Millosheviqi e la me lufte , Vuciqi do ta vazhdoje
” me paqe ” pra , paqja permendet edhe kesaje here .edhe jesaje here manipulimet me paqe dhe me paqe fshihet qellimet ekspansioniste serbo – ruse ne Ballkan
Keshtu , psh. pikrishte sot ne Pekin te Kines presidenti Vuciq iu ankua homologut te tij Putin se ka shume probleme me shqiptaret ( nuk e saktesoi se problematik jane shqiptaret kontinental te Kosoves, Maqedonise dhe Lugines se Presheves apo ata shqiptar mesedhetar te Shqiperise , Malit re Zi ose Greqise )
Mirpo , asnji fjale presidenti serb Vuciq nuk i tha Putinit se ideja e krijimit te Serbise se Madhe ka vdekur me debimin e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe jashte Kosoves nga aleanca Veriatllantike e NATO -s , asnji fjale Vuciq nuk i tha Putinit se pikrishte Kosova eshte nji hallke shume e rendesishme drejte krijimit te Serbise se Madhe te pakten edhe nese ne kete moment behet nji korigjim ” i vockel ” i kufirit mese Serbise e Kosove i cili ndryshim do te ishte garanci qe ne nji te ardhme jo te larget , solldateska serbe me ndihmen e asaje ruse dhe Putinit do te filloje lehtesishte marrshimin e saje drejte bregdetit Adriatik shqiptar dhe qytetit te Durresit e cila do ti siguroje Serbise dalje ne Detin Adriatik kurse Rusise lidhjen e deterave Balltik me ate Adriatik dhe Detin Egje
Keto dhe shume manovrime te tjera i di Gjermanija sepse , dikur ishte nji nder Fuqite e Medhe te Europes andaj, nji JOOO te MADHE iu la ne kompetence Bundestagut gjerman ( u votua me 2/3 e votave te deputeteve ) dhe jo Kancelares Angela Merkel
E dyta , keto manovrime primitive te dy presidenteve Vuciq dhe Thaci jene ne lidhje shume te ngushte me veprimin qe do te ndodhe me Gjykaten Speciale ne Hage per krime lufte ne kosove gjate periudhes kohore
1998-2000 per te cilen fillimishte u tha se do te gjykoje vetem ata shqiptare te Kosoves por , si duket kjo nuk edhte e vertete sepse , sipas sjelljes se dy presidenteve ( te cilet jane kapur dore per dore ) Gjykate ne Hage do te gjykoje edhe te tjere pra , edhe serb te cilet gjate te njejtes periudhe kohore kishin kryer krime monstruoze kunder civileve shqiptar dhe nder te cilet bene pjese ( ndoshta ) edhe presidenti serb Vuciq dhe ,Bundestagu Gjerman edhe pere keto veprime militare serbe ka fakte dhe eshte arsyeja tjeter qe Gjermanija kundershton ndryshimin e kufijeve . Arsye tjeter gjermane mund te jete shume e forte ngase , Gjermania pranoi ti gjykoje nazistet dhe nazizmin e Luftes se II-te botrore kurse Serbija refuzon ti dergoje para drejtesise ata qe kryen krime dhe ata qe dhane urdhera per kryerjen e ketyre krimeve dhe kete Angela Merkel dhe Bundestagu gjerman e konsiderojne standard te dyfishte andaj dhe eshte konseukvenre dhe e vendosur ne qendrimin parimor gjerman :
” Pa arrijten e nji marreveshje ligjerishte te qendruedhme mese Kosoves dhe Serbise , s ka BE per asnjerin nga jeto sy shtete sikur qe ,
s ka ndryshim kufijsh mese Serbise dhe Kosoves ” dhe PIKE
Ne ne kosove Thacin dhe elaboririmin e tije lidhur me ndryshim kufijsh mese Kosoves dhe Serbise i kemi degjuar pa numer here dhe populli i Kosoves ka marre qendrim
Uroje qe vllazrit tone ne Shqiperi do te kene rast ti degjojne te njejtat elaboririme te Thacit perballe moderatorit te respektuar shqiptar Sokol Balla kete te ejte me 20.09.’18 ne ora 21.00 dhe te bindet per parimin e palekundur gjerman ..
Çfarë do të tentojë Thaçi ta bind Trumpin dhe kush janë tri shtetet që po lobojnë për takimin?
Pse me kaqe urgjence dhe mu tani presidenti Thaci provon ta takoje Donald Trumoh e tjera , tregon detajet Profesori ndërkombëtar
Nga : PETRIT RUDI
Donald Trump dhe Hashim Thaçi / Foto ilustrim “Bota sot”
Gjatë ditës së sotme, këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj konfirmoi se Presidenti do të udhëtojë për në SHBA, ku sipas mediave ai do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Arifaj ka thënë se vetëm në fundjavë kur presidenti të arrijë në SHBA do të bëhet publike agjenda e takimeve të Thaçit.
Por sa ka gjasa të realizohet një takim i tillë, cila është arsyeja që Thaçi pikërisht tani dëshiron takim presidentin Trump, dhe çfarë do të tentojë Thaçi ta bind Trumpin?
Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot”, ka biseduar me profesorin ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.
Bytyçi ka thënë Hashim Thaçi dhe Alrksandër Vuçiq, në koordinim me Edi Ramën, po i aranzhojnë veprimet politike diplomatike në funksion të objektivit serbo-rus për ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e shtetit të saj.
“Nuk është tashmë sekret të thuash se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, në koordinim me Edi Ramën, po i aranzhojnë veprimet politike, diplomatike dhe ato që lidhen e marrëdhëniet me publikun gjithnjë në funksion të objektivit serbo-rus për ndarjen e Kosovës dhe zhbërjen e shtetit të saj. Gjithnjë është një eveniment i jashtëzakonshëm që një kryetar shteti i Kosovës të pritet në Shtëpinë e Bardhë. Dhe zoti Thaçi do të gjendet javën e ardhshme në vizitë te presidenti amerikan, Donald Trump. Por për herë të parë në historinë e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon një kryetar shteti I Kosovës te presidenti amerikan me agjendë serbo-ruse!”, ka thënë Bytyçi.
Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi
Më tej sipas tij, ky fakt dhe kjo ngjarje si asnjëherë tjetër ndodh me ndihmën e armiqve të Kosovës dhe të kombit shqiptar.
“Udhëtimi i Hashim Thaçit në Uashington është sponsorizuar dhe mundësuar nga qarqet serbo-ruse, nga lobimet amerikane të këtyre qarqeve. Është i njohur fakti se në SHBA lobet gjë lobingjet kanë rol shpesh herë përcaktues. Tashmë në krah të Hashim Thaçit janë grupuar të gjitha lobet serbe, ruse e të tjera, të cilat janë kundër shtetit të Kosovës, kundër ekzistencës së dy shteteve shqiptare në Ballkan, kundër idesë se Rusia duhet dëbuar larg Ballkanit, me qëllim që të këtij një rajon të qetë e një Evropë stabile”, shprehet ai,
Sipas profesorit, Thaçi me politikanët tjerë shqiptarë i kanë izoluar lobistët për Kosovën në SHBA.
“Shikoni si kanë evoluar ngjarjet: Hashim Thaçi është bërë aleat i emrave të njohur në Amerikë, të cilët bënin thirrje për mosnjohjen dhe mospranimin e shtetit të Kosovës dhe përdor gjithë arsenalin e vet agresiv kundër atyre që ishin në krah të Georg W. Bush për shpalljen pavarësisë së vendit. Ndërkohë për trukun e kundërt, sipas të cilit skeptikët e atëhershëm qenkan ata që sot kundërshtojnë idenë e presidentit të Serbisë e të Kosovës për ndryshimin e kufijve midis dy vendeve. Paradokse të çuditshme. Prof. Skënder Karaçica, president i Shoqatës së biznesmenëve dhe intelektualëve shqiptarë në SHBA, më shkruante para dhjetë ditësh e më thoshte se Thaçi e politikanë të tjerë në Prishtinë i kanë izoluar lobistët për Kosovën, duke lënë hapësirë për rigjallërimin e lobeve serbe, ruse e greke në administratën amerikane e në Kongresin Amerikan. Duke e vlerësuar këtë shqetësim të tij në dritën e ngjarjeve që po ndodhin, me duhet të konstatoj se një veprim i tillë është i qëllimshëm, përveçse i dëmshëm dhe i rrezikshëm për fatet e Kosovës. Liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë gjithmonë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë përmes derës së miqve tanë. Kësaj here Hashim Thaçi hyn atje përmes miqve të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë! Unë do ta besoja dhe e besoj se bota mund të përmbyset por se do të shkonte fati i shqiptarëve në këtë pikë kthese, këtë kurrë nuk e kisha menduar!”, thekson profesor Bytyçi.
Sipas profesorit ndërkombëtar, Thaçi po bën veprime të njëjta dhe në koordinimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Shikoni çfarë ndodhi të shtunën e të dielën. Ditën e shtunë shkroi Aleksandër Vuçiq një editorial në median serbe. Ndërsa të dielën editorialin e presidentit serbe pasoi editoriali i presidentit të Kosovës, zotit Thaçi. Nga një analizë e stilit dhe tekstit të shkruar, më rezulton se editoriali i zotit Thaçi është shkruar në zyrën e zotit Rama në Tiranë, ndoshta prej shefit të tij të shtypit, Endri Fuga. Se editoriali i presidentit Thaçi ishte shkruar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë e dëshmonin nja dy fjali, të cilat ishin identike me ato të reklamës për taksën në Rrugën e Kombit. Por ajo që më bëri përshtypje ishte kopjimi i veprimit në unison me presidentin e Serbisë. Dhe mbi të gjitha shpërndarja e të njëjtave ideve, të njëjtave mashtrimeve, të njëjtave të ashtuquajtur argument për t’i dhënë “legjitimitet” idesë së çmendur të ndryshimit të kufijve midis dy vendeve”, deklaron Bytyçi për “Bota sot”.
Sipas tij, Thaçi dhe Vuçiq në politikën ballkanike i kanë njësuar veprimet e tyre në shërbim të së keqes për Kosovën.
“Ndërkohë, nëse shohim raportet e Beogradit dhe të Prishtinës me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera kundërshtuese të kësaj ideje, atëherë kuptojmë se sjellja e dy presidentëve, presidentit kukull të Kosovës dhe presidentit imponues të Serbisë, është gjithashtu e njëjtë. Në gjeopolitikën ballkanike të dy këta i kanë njësuar qëndrimet e tyre dhe ë e keqja në funksion të cenimit të integritetit territorial të Kosovës”.
Bytyçi, për fund thotë se Thaçi po përdoret nga Beogradi dhe Moska si mashë.
“Këmbëngulja e tij për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës ka efekte shumëfish më të mëdha sesa këmbëngulja e Vuçiq dhe Putin. Thaçin e kanë marrë peng në Beograd dhe do ta postojnë në fundjavë për në Uashington, me qëllim që t’i thotë presidentit Trup” “Kosova është ë gatshme të sakrifikojë territore, madje territoret më të pasura të saj, vetëm që të pajtohemi e Serbinë”! Kjo i duhet pengmarrësit president të Serbisë. Ai mund të shkonte vetë te Trump e t’ia thoshte se “Unë dua territor në Kosovë, në këmbim të njohjes!. Por është më mirë që ta dërgosh atje viktimën që të lutet për dhunuesin!”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi