Thaçi president, ose zgjedhje të parakohsme

Dita

Hashim Thaçi nëse nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës në raundin e parë ose të dytë të votimeve në Kuvend, përkatësisht me 80 vota, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Bëhet e ditur se kjo është kërkesa më e fundit e zyrtarëve të PDK-së drejtuar partnerit të koalicionit qeverisës (LDK), të cilëve u ka bërë të qartë se nuk pranojnë që lideri i partisë më të madhe të zgjidhet president në raundin e tretë të votimeve, me 61 vota të deputetëve.

Drejtuesit e partisë më të madhe në vend ia kanë bërë të qartë këto kërkesa partnerit të koalicionit, pasi disa deputetë të LDK-së, përkatësisht 6-8 vetë, llogaritet se nuk do ta votojnë Thaçin president, pasi t’i skadojë mandati presidentes, Atifete Jahjaga.

Megjithatë, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se pavarësisht deklarimit të disa deputetëve të LDK-së kundër zgjedhjes së Thaçit për president, më shumë u beson fjalëve të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që kjo parti do ta mbështesë Hashim Thaçin për president të Republikës. /Zëri/

Share This Article
2 Comments
  • Bota po ben gjykate speciale per ta futut ne burg kete hajn dhe cub, ky kerkon akoma te behey president. Ne Shqiperine e kesaj ane i thone “Nuk te qasin ne fshat, kerkon per grua vajzen e priftit”…

  • NE MOMENTIN QE VDES “HAKA” KA MARRE FUND NJERIU.

    GJITHSEJCILI DUHET TE MARRE HAKEN PER ATO QE KA BERE,

    SI GJATE LUFTES, POR ME KRYESOJA PAS LUFTES, QE E KANE RRJEPUR KOSOVEN PER SE GJALLI, NEN EMRIN E LUFTES, QE KY KRIMINEL E KA KALUAR NEPER RESORTE TURISTIKE.

    KOSOVA NUK ESHTE E LIDHUR ME ASNJE EMER NE VECANTI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *