Thaçi president, Veseli kryeministër!

Saimir Lleshi

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli, po pretendojnë që pas zgjedhjeve të ardhshme t’i marrin dy pozitat e para shtetërore, atë të presidentit dhe kryeministrit.

Zgjedhja e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, do t’ia mundësojë Kadri Veselit që ta marrë drejtimin e partisë, e në të njëjtën kohë edhe kandidimin për kryeministër, shkruan “Zëri”.

Zgjedhja eventuale e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, do t’ia mundësojë zëvendësit të tij, Kadri Veseli, që ta marrë drejtimin e partisë, e njëkohësisht të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryeministrit, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet.

Analistët thonë se, edhe pse jo e deklaruar deri më tani, Thaçi e Veseli synojnë që t’i udhëheqin institucionet më të larta shtetërore, i pari Presidencën, i dyti Qeverinë. Megjithatë, sipas tyre, gjithçka do të shihet pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, meqë ka kundërshtime për figurën e Thaçit për postin e të parit të vendit.

Analisti Halil Matoshi thotë se edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe zëvendësi i tij në parti Kadri Veseli, synimet i kanë të qarta dhe legale, mirëpo është një vit kur të dyve po u komplikohen gjërat.

Matoshi ka thënë për “Zërin” se po të shkonin gjërat sipas planit të tyre strategjik, këtë vit Hashim Thaçi bëhet president kushtetues, por me legjitimitet të shpenzuar, e Kadri Veseli lider i ardhshëm i PDK-së, e kurdo që mbahen zgjedhjet edhe i nominuari i tyre për kryeministër.

Share This Article
1 Comment
  • Cudi e madhje se c’aftesi kane shqiptaret per te parafabrikuar presidenta dhe kryeministra.
    Bravo na qofte, ne shqiptaresve, jo si,p.sh. amerikane qe i kemi dhe miq, qe bejne e cfare nuk bejene me muaj te tera: fushata, paraqitje platformash, studimesh e projektesh te te gjitha llojeve, planifikimesh, debate, testime e votime brenda partise per seleksionimin e kandidadit me te mire e me popullor, ballafaqime te hapura midis kandidateve qe do te kongurojne e plote e plote te tjera, qe vene ne levizje per muaj te tera insticone e qindra miljona njere per t’i ndergjegjesuar e per se, per te vendosur nje presdent. Nuk “marrin shembull nga ne” qe e projektojme kandidati pa mbaruar akoma zgjedhjet politike te rradhes dhe pa kryer asnje S H P E N Z I M SEPSE NDYSHE DO TE “LODHNIM POPULLIN ME GJITHA ATO K O T E S I R A DEMOKRATIKE QE PERMENDEM ME LARTE”.

    Ta gezosh more Hashi Thaci presidencen dhe mos haro te ndryshosh Gjykate Kushtetuese. qe te anullosh vendimin e fundit te saj dhe te fusish te gjithe deputetet e opozites ne b u r g.
    Mbase ca ish bashke luftaet e tu do t’i denosh me burge shtepijak, por kutohet kater vjecare me siguri, se ata nuk kane ndryshar si ty dhe nuk e pranojne dot hegjemonin e nje shteti tjeter sic ke thene “zotrote bej efendi” per shume vjete me rradhe gjate luftes heroike e me jashtezakonisht shume sakrifica te popullit te KOSOVES per te cliruar KOSOVEN ME SE FUNDI NE BALLKANE E EVROPE nga sudimi i Serbise.
    “PO, PO, PO, PO ME TERITORIN E KOSOVES C’PATEN KETA POLITIKANET E KOSOVES” a thua te kene mbetur pa buke e uje si atehere kur luftuan per keto troje?!!

    Me respekt per lexuesin, vecanerisht per ate kosovar, V.Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *