Thaçi: Rama, këmbëngulës për punë të mira. Berisha u konsumua

anazapta

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, në një intervistë për të përditshmen kosovare, “Zëri”, shprehet se optimist për qeverisjen e re në Shqipëri, duke thënë se kryeministri Edi Rama do të jetë më aktiv ndaj kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.

Në intervistën e gjatë, ku Thaçi ka folur rreth pozitës së shqiptarëve të Maqedonisë, Marrëveshjes së Ohrit, por edhe marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës. Ndërsa në fund, lidhur me rotacionin politik në Shqipëri dhe opinionin për kryeministrin e ri, Thaçi shprehet: Shumë këmbëngulës për të bërë punë të mira në Shqipëri, por nuk e di nëse do të ketë sukses. Ndryshe është kur i trajton gjërat prej opozitës. Kam shpresa se do të arrijë t’i trajtojë disa gjëra me shpejtësi. Kam shpresa se do të jetë më aktiv në shpjegimin e drejtë të kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë. E njoh mirë, e kam mik të afërt, i njoh potencialet e tij politike dhe intelektuale”.

Thaçi e shpjegon humbjen e Berishës në zgjedhje me konsumimin gjatë dy mandateve. Nuk do të ishte falënderuese të flas për gabimet e tij. Gjithmonë do të ndalem te një aspekt jetik. Më tepër mendoj se është një moment konsumimi objektiv politik se sa një çështje tjetër subjektive”, shprehet ai.

Share This Article
4 Comments
  • Shih shih si e dredhin sa kish pushtetin Saliu u shkunden te takonin kete muhexhajdin Islamik,tani thone qe Ortodokset jane te drejte!

    • @ beni

      Së pari, o fundamentalist ortodoks, që je më injorant se vetë injoranca, shkruhet “muxhahedin” dhe jo “muhexhajdin”.

      Së dyti, o pjellë e denjë e Anus-tasit, Menduh Thaçi është një shqiptar i nderuar, siç janë të gjithë shqiptarët e ndershëm, pavarësisht nga përkatësia fetare. Ti nuk je i panderuar sepse je ortodoks, por sepse je nga ata krimbat që përçojnë në forum idetë e Anus-tasit, të cilat mishërojnë më së miri të gjithë helmin antishqiptar që rrjedh si lumë nga Athina, gjirizet e Malit Atos dhe Patrikana e Stambollit,

      Së treti, mor i paaftë të perceptosh ato edhe ato që shkruhen këtu në gazete e forum, lidhur me politikën shqiptare dhe atë rajonale në përgjithësi, Menduh Thaçi nuk ka qenë sahanlëpirës i Berishës, por nga hera ka qenë mik i Ramës. Për fat të keq edhe ai, pavarësisht vlerave intelektuale dhe njerëzore që ka, nuk mund t’i shpëtonte sëmundjes shqiptare të të shikuarit të kundërshtarit si armik. Armiku i tij politik në Ish-RJ të Maqedonisë është miku i Berishës, Ali Ahmeti dhe, sipas formulës që kaq shumë na ka karakterizuar këto vite, “miku i armikut tim është armiku im”, ai s’mund të jetë mik i babait tënd shpirtëror Sali Berisha, ndaj edhe s’i bie ta ketë dredhur siç ti shprehesh, duke vjellë gjithë vrerin e maskarait ndaj një personi që në gjykimin tënd është për t’u anatemuar vetëm sepse s’është ortodoks!

      Së katërti, o kokrra e gomarit që në zemrën e mendjen tënde simpatitë dhe antipatitë ndaj njerëzve marrin jetë duke u nisur nga përkatësia e tyre fetare, Edi Rama është vërtet i biri i kolonjarit Kristaq Rama dhe i vlonjates Antoneta Koleka, por nuk ndihet aspak ortodoks. E ëma e skulptorit është nga një familje katolike shkodrane me gjak të përzier shqiptaro-austriak dhe nipin e saj, me të cilin ka pasur një lidhje të veçantë, e ka pagëzuar me një prift katolik (më duket me emrin shqiptar Pjetër, ndonëse në fakt s’jam shumë i sigurt për emrin), duke e frymëzuar me doktrinën katolike. Prandaj nuk po thotë që ortodoksët janë të drejtë, por po thotë që shqiptarët janë të drejtë (edhe ata shqipatrë ortodoksë patriotë, më krye At NIKOLLA MARKUN).

      Së pesti, … nuk po zgjatem, sepse materia gri tejet e pakët që mbush kavitetin tënd cefalik (Aq pak, sa për të mundur vetëm që të adhurosh armikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve Anus-tas Janulla Kryepisi i Qishës Joautoqefale nga Athina) nuk e përpunon dot informacionin kur jepet me shumicë.

  • Ben idioti shqiptaret nuk jane debila si ty e soi jot oriental me kryq apo gjysem hene , Thaçi eshte politikan shqiptar , flet e mendon shqip pamvaresisht besimit te tij vetjak fetar respekton Ramen duke e njohur personalisht kur ti nuk i ke pare surratin drejt per se gjalli , mos fut kancerin greko-turk nder shqiptare ne qoftese vertet ke emrin e bukur e kuptimplote ARBEN .

  • Jo vetem u konsumua, por dhe ka reshqit komplet ,e ka nevoj te kurohet ne ndonje psikiatri sa me pare te jete e mundur,pasi eshte rrezik i madh per kombin dhe familjen !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *