Thaçi: Raportet me SHBA-në janë mjaft të rëndësishme për Kosovën

Bora Basholli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi të zhvilluar me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti, Randy Hutgren.

Sipas një njoftimi për media nga Zyra e presidentit, Thaçi e ka falënderuar delegacionin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me SHBA-në. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit me pro-amerikan në botë”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.

Në emër të delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren është shprehur i kënaqur me vizitën dhe takimet e mira që kanë pasur në Kosovë.

Gjatë vizitës në Kosovë kongresisti, Randy Hutgren, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe liderë të partive politike.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *