Thaçi reagon pas takimit të Hahn: Dialogu dhe stabiliteti kusht!

Dita

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi pas takimit që komisioneri Johanes Hahn në Prishtinë me drejtues politik atje, duke theksuar se mirëpret takime të tilla për t’i dhënë fund ngërçit politik.

Thaçi thekson se dialogu politik dhe stabiliteti i institucioneve janë kushte të domosdoshme për Kosovën.

E mirëpres dhe përshëndes takimin e përbashkët të liderëve të partive politike parlamentare të mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dua të ritheksoj se dialogu ndërpartiak është qenësor për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për stabilitetin politik në vend.

Ndërkaq, funksionimi demokratik i institucioneve dhe stabiliteti politik janë kushte të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe për jetësimin e vizionit tonë euroatlantik”, thotë Thaçi.

Share This Article
1 Comment
  • Hashim Milloshi… ty duhet vjer ne konop per krimet qe i ke bere se bashku me serbet… stabilitet nuk ka ne Ballkan deri sa ti fal e copton kosoven

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *