“Mos iu bindni qeverisë për kufizimin e lëvizjes”, MB padit Thaçin

J L

Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që të ushtrojë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi.

“Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, ka deklaruar presidenti Thaçi ditën kur Qeveria Kurti ka marrë vendim për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë COVID-19, raporton KOHA.

Për këtë deklaratë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dorëzuar kallëzimin penal kundër presidentit në Kosovë.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveç se ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të ‘kontribuojë’ në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit”, thuhet në komunikatën e MPBAP-së.

Ky institucion ka prezantuar bazën ligjore, përmes së cilës Thaçi, sipas tyre, duhet të ndiqet penalisht.

“Presidenti ka kryer veprën penale ‘Thirrje për rezistencë’, të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo vepër penale e rrezikon Presidentin me dënimin deri në 5 vite burgim.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Sindromi shqiptar i dualizmit president-kryeminister dhe anasjelltas, po perhapet me shpejtesi edhe ne Kosove. Nese ndaj kesaj semundjeje nuk do t’i vihet fre, atehere precedenti do te jete si nje virus qe s’ka ilaç qe t’i beje balle. Dmokracia ne te dy shtetet tona eshte shume e brishte aspak imune dhe per kete edhe pasojat do jene te renda afatgjata. Ajo qe do te humbase ne kete rast eshte shendeti i demokracise dhe shteti i se drejtes, E pare kjo ne konseguencen per zbatimin me rigoroziet te Kushtetutesdhe ligjeve nga te gjithe dhe per te gjithe. Dhe kete ‘epidemi’ nuk ka ‘doktor’ dhe ‘ilaç’ qe e sheron, pervecse gjykatat.

  • Po ky eshte mentaliteti shqiptar qe kur e njohim historine e Shqiperise e deri sot! Ky mentalitet eshte! Ky eshte osmanlli mediokritet i kombit tone! Nuk duam shtet! Thrrisni perseri Saliun se ai do te hape prape firmat piramidale si me te pastrat ne bote!

  • Kohë të gjatë Hashim Thaqi goditet nga tre fronte i pari filloi nga Serbia i dytyi nga individ parti dhe grupacione shqiptare gjithandej dhe i treti nga çarqe të jashtme ku prinë Dik Marti jo se Thaqi është i mirë dhe i pa mēkate por në dy raste ka qenë njeriu kyq ku për Kos. u morën vendime historike dhe kur shef se si ai fajsohet që nga tradhtia .hajdutllaqet mashtrimet kontrabanda uzurpimet imoraliteti …kjo ska dyshim është fushatë dhe aferë Drajfusi ku në krye prijnë Kurti -Osmani thjesht nga friga politike që kanë ndaj tij

  • Kushtetuesja nuk dissutohet e as nuk kontest ohet nga asnje nivele,personalitetet e individ.Kushtetuesja I dha vertdiktin kushtettues Kr yetarit t e shtetit Hashim Thaci, andaj “padia” e Sveqles mbetet vetem nje “Haj medet more Mehmet,Me mire se Ajna shqipen nuk e flet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *