Thaçi nuk u ndahet selfie-ve

anazapta

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka bërë një selfi edhe me kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Kjo selfi, vjen nga klubi i Xhudos “Ippon” në Pejë, ku ka marrë pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, e cila është organizuar edhe në Kosovë.

“Që Kosova të ketë sa më shumë Kampiona! Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit për Paqe dhe Zhvillim”, shkruan Thaçi në rrjetin social facebook.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ishte ajo që kishte vendosur që 6 prilli të miratohej si “Dita Ndërkombëtare e Sportit” për hir të paqes dhe zhvillimit.

Rezoluta përkatëse u miratua në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me 26 Gusht të vitit 2013.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *