Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar serbët e Kosovës që nëse dalin nga institucionet e Kosovës, e sidomos nga Policia, ata nuk do të mund të kthehen më në vendet e punës.
Thaçi thotë se nesër kalon afati kur Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të nxis serbët të japin dorëheqje nga çdo pozitë që mbajnë në institucionet e Kosovës.
“Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë.
Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet”, bën të ditur Thaçi.
v.l/ Dita

Nuk funksionon ajo llogjike me Serbet o cun. Sa me shume i sfidon, aq me teper i forcon.
EMER MBRETI KE ZGJERDHUR
PA PERSONA,LITET JE QE SHPREH SERVILIZEM KARSHI ME TE FORTIT.
Po ca ti besh, kur keto fjale i thote nje vegel si Thaci. A e kupton cfare po thote ky vegla.. Ky ne menyre indirekte po faktorizon ndarjen e Kosoves se veriut, sepse pa Serbet ne administraten Kosovare nuk do te kete nje shtet funksional Kosovar ku te perfshihen te gjitha entitetet etnike.
Me pak fjale eshte me mire qe Serbet te shikojne punen e tyre. Po kjo vjen me nje fature nga pas, o Shefqet. Mos u merzit se do ja degjosh krismen se shpejti.
Krejt normale nuk pranohen do te zevendesohen jo si ktu rrumpalleikin i hekun vijne prape biles marrin edhe demshperblim