Presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar se Serbia nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën.
Sipas tij, ky shtet po vazhdon ‘të paraqesë drama’ në lidhje me atë se çfarë kishte ndodhur para dy dekadash.
“Duke e parë sjelljen e Serbisë në Kroaci, në raport me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe sjelljen e saj me Kosovën. Duke u paraqitur si viktimë dhe duke aktruar role se gjoja se ka qenë viktimë e gjithë asaj katrahure të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, nuk mendoj se Serbia do të ndryshojë qasjen në raport me të kaluarën në Kosovë”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.
“Ata e dinë se çka kanë kryer në Kosovë, çfarë dhune kane ushtruar ndaj popullatës shqiptare. Është kryer prej shtetit ne mënyrë te organizuar dhe te orkestruar”.
Thaçi theksoi se në seancën e OKB-së ishte hera e parë ku Serbia dhe Kosova, janë ballafaquar aq drejtpërdrejtë për këto çështje.
“Nuk kam çka me shtu më tepër asaj që kam theksuar në OKB. E kam potencuar shpesh në ambiente të ndryshme, në takime të ndryshme dhe kam theksuar qartë krimet qe i ka kryer Serbia në Kosovë. S’jam i vetmi, kanë folur të gjithë liderët e Kosovës, organizata të ndryshme shoqëria civile etj. Përderisa Serbia nuk turpërohet të vazhdoje ta gënjejë botën për atë çka ka ndodhur në Kosovë, kur dihet botërisht kush ishte agresori, natyrisht ne nuk mund të lejojmë që të luhen drama të tilla por duhet guximshëm dhe me argumente të theksohen gjerat”.
“Shteti i Serbisë ka kryer vrasjen e rreth 13 mijë e 500 civilëve shqiptarë, ende nuk është akuzuar dhe dënuar askush në Serbi. Shteti i Serbisë ka kryer rreth 400 masakra, askush në Serbi nuk është thirrur nga organet e drejtësisë, nuk është akuzuar e lërë më të dënohet. Janë 20 mijë gra të dhunuara, askush në Serbi nuk është thirrur nga organet e drejtësisë, nuk është akuzuar e lëre më të dënohet. Mbi 1 milion qytetarë janë dëbuar”.
“Është heshtur ky gjenocid dhe spastrim etnik. Obligim i imi ka qenë edhe si luftëtar i UÇK-së edhe si përfaqësues i Kosovës ta them këtë të vërtetë në vendin e duhur, në kohën e duhur përballë Serbisë”.
Presidenti i vendit tha se nuk duan hakmarrje se do të nderohet e kaluar dhe në të njëjtën kohë duhet të punohet për të ardhmen. Sipas tij as Kosova e as Serbia nuk mund të vazhdojnë rrugëtimin evropian pa arritur marrëveshje mes vete.
v.l/ Dita
Serbia as ka qene e gatshme per njohjen e krimeve as ka per te qene ndonjehere. Kjo duhet kuptuar. Krimineli nuk pranon fajin pa ju vene koka ne gijotine dhe s’ka kush ta beje sepse ka vellane e madh, Putin, bashke me aleancen ortodokse-bizantine antishqiptare dhe Evropen kurve. Bisedimet e pafund te imponuara me serbet jane thjeshte gracke per shqiptaret. Rruga e Ramushit, ne kushtet e sotme eshte me efikase dhe me rezultat per kauzen shqiptare. Unifikimi I mendimeve do te coje ne veprimtari mbare shqiptare, vetem duke menjanuar agjenturen e hapur e te fshehur te serbit e grekut.
“Presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar se Serbia nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën.”
jo mër jo!
tashti e paske kapur këtë punë ti??
megjithëse nuk je i vetmi!!ka shumë hajvanë jo vetëm në shqipëri por dhe në kosovë që nuk i njohin jo vetëm sërbët por dhe krimet që kanë bërë në këto 150 vitet e fundit!!bile ke dhe nga ata që kanë harruar dhe krimet e fundit,ato të periudhës millosheviç!
bile,bile dhe nga ata që kanë harruar shokët e vrarë në luftë e të vdekur burgjeve!!
çja futa kot dhe unë!?
ti je një nga ata!
Serbija seshte e gateshme te perballet me te kaluaren ngase kunder Serbise tashe e 20 vite s ka asnji ngritje aktakuze per krime lufte , per krime kunder njerzimit dhe per gjenocid mbi popullin shqiptar te Kosoves edhepsr ju premtuat publikishte president Thaci se do te ngritni nji padi kuder Serbise per gjenocid dhe ate padi se ngritet kurre . Pse kete nuk e keni bere deri sot , e dini ju me se miri por , edhe ne populli e dijme se per keto 20 vite Serbja pikrishte per kete fakt te mosngritjes se asnji aktakuze kuder saje nga autoritetet respektive te Kosoves nga Presidenca dhe Qeverija se Kosoves Ajo avancoi shume drejte BE kurse Kosova mbeti ne vendnumro, biles bile Serbija dhe perfaqesuesit e saje politik tani ne gjitha takimet nderkombrare po sillen sikur te kishin qene viktima kurse ne shqiptaret e Kosoves qe mbrojtem shtepite tona nga hordhite kriminale serbe paskem qene agresor , president Thaci . Ju president Thaci se kishit as guximin me te vogel qe padronit tuaj Vuciq te ia theksoni ne mbledhjen e jashtezakonshme te KS te KB kete fakt por me frige te madhe ne palce theksuat vetem disa veprime ushtarako -policore serbe dhe kaqe . Mirpo , kure ju filluat ti numroni ato veprime te ushtrise dhe policise serbe ne Kosove , juve president Thaci , filloi te u dridhej letra ne dore
Tani ju presiden Thaci pasket ardhur ne nji zbulim sa epokal aq edhe hipokrit , se Serbija nuk qenka denuar dhe se Serbija s qenka e gateshme te perballet me te kaluaren , qe njiheri tregon edhe brengen e madhe tuaj qe keni per Serbine se Ajo s qenka e gateshme te perballet me te kaluaren por president Thaci ,pyetja qe sot parashtrohet ne kater anet e Kosoves eshte se a jeni ju i gateshem te perballeni me te kaluaren tuaj dhe , a mose eshte kjo edhe ceshtja kryesore qe ju sot , pase 20 vitesh po ia qani hallin Serbise se, Serbija s na qenka e gateshme te perballet me te kaluaren …president Thaci…?
Serbia nuk është e gatshme të përballet jo vetëm me të kaluarën e por edhe me të ardhmen.Kanë probleme…
Serbija s ka te ardhme .
Ne vitin 2016 , sipar te dhenave te entit republikan te Serbise , ne Beigradin e Ri u regjistruan 2460 femij me pak ne kl.e I -re fillore se dy vite me pare kurse , po ne vitin 2016 , negjithe teritorin e serbise u regjistruan 6980 nxenes fillestar me pake
Per vitin 2017 nuk u publikuan keto te dhena por, si duket , rjedhat demografike ne Serbi as per vitin 2018 nuk do te publikohen . Sido qe te jete ,trendi negativ demografik ne Serbi eshte trishtues andaj , ky popull po rrugeton drejte zhdukjes biologjike te tij , i nderuar Penqkuqi …!