Thaçi sërish letër Kurtit: A do të mandatohesh për krijimin e Qeverisë?

J L

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar përsëri letër kreut të LVV-së, Albin Kurti, për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse LVV-ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thotë ai në letër, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër, siç përmendet në pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Edhe keto jane te infektuar nga virusi i politikes shqiptare te pjerdh.
    Nuk merret per shembull as pozita shqiptare me legenin EDI RAMA dhe as opozita shqiptare me mashtruesin LUL BASHA.
    Prandaj jemi ku jemi si vendi me i i varfer, me i mjeruar, me i shkaterruar ne Ballkan dhe ne Evrope pa asnje personalitet.
    Ku as QEN emergjencash nuk kemi??!!

  • I bani kontroll urgjent Albina Kurti tek gjinekologu mos asht shterpe.
    Nese del shterpan.Kaloni urgjent ne zgjedhje te parakoheshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *