Thaçi si Pacolli, i zë rrugën Trumpit për t’ia dhënë dorën

DITA Online

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një foto bashkë me Donald Trump, të cilit shihet teksa ia ka zënë rrugën për t’ia dhënë dorën në pallatin Elysse të Parisit, raporton gazeta Exspress. Një veprim të njëjtë e kishte bërë edhe Pacolli kur në zyrat e OKB-së në New York i kishte dalë përpara Presidentit të SHBA-së për ta takuar në korridor ndërsa përcjellësit e Ministrit të Jashtëm i kishin bërtitur “epja dorën, epja dorën”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka publikuar një foto me Donald Trump të cilën e ka realizuar në Pallatin Presidencial në Paris të Francës. Thaçi ka thënë se ishte takim me Trumpin, i cili përkrahë një marrëveshje evnetuale me Serbinë.

Mirëpo, në foto, Trump shihet teksa tenton të ecë, ndërsa, Thaçi duke ia dhënë dorën.

Në Paris takova presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan”, ka shkruar Thaçi, në facebook.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte per te qeshur dhe qare njekohesisht si nga fakti qe Thaci perpiqet ta shese si takim dhe nga fakti tjeter me i rendesishem dhe i dhimbshem qe ne duart e kujt ka ngelur politika e Kosoves. Dhe me e bukura, lajmit qe kishte shperndare Thaci ne fb shume njerez i benin komplimente çka tregon se aktualisht ka mjaft njerez qe hane sapunin per djath dhe besojne verberisht perrallave te Thacit dhe Pacollit qe u diskreditua publikisht para pak kohe qe iu ngjit nje diplomati si m… pas kepuce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *